Rikonstruktimi i vendit të ngjarjes për vrasjen në Vushtrri- Foto: Gjykata e Mitrovicës
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri më 2023, rikonstruktohet vendi i ngjarjes
Gjykata e Mitrovicës ka bërë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi në tetor të vitit 2023 në Vushtrri.
Sipas aktakuzës, i pandehuri J.S., më 29.10.2023, rreth orës 15:50, në qytetin e Vushtrrisë, në udhëkryqin ku kryqëzohen rrugët “Mehmet Konjuhi”, “Rifat Galica” dhe “Zahir Pajaziti”, me qëllim të privimit nga jeta të personit tjetër, me përdorimin e armës së zjarrit të tipit “A47”, ka privuar nga jeta tani të ndjerët F.A. dhe L.M.
Me këtë rast, i pandehuri akuzohet për kryerjen e veprave penale – vrasje e rëndë, dhe – armëmbajtje pa leje.
Sipas komunikatës, këqyrja në vendin e ngjarjes më 04.11.2025 u bë në prezencë të Prokurorisë së Mitrovicës, mbrojtësve të të pandehurve, përfaqësuesve të viktimave dhe zyrtarëve hetimorë si: Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), Njësia e Forenzikës si dhe ekspertë nga lemitë përkatëse si Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK) dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF).
Ndryshe, më 30.10.2025, pesë persona ishin arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për përfshirje në rastin ku mbeti i vrarë një person në Vushtrri dhe dy të tjerë u plagosën.
Policia kishte konfirmuar se fillimisht kishin arrestuar dy persona, J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, ndërsa gjatë hetimeve kanë identifikuar edhe tre persona të tjerë.
Drejtoria Rajonale në Mitrovicë kishin konfiskuar një armë si provë materiale e cila ishte armë e gjatë.
https://kallxo.com/lajm/pese-te-arrestuar-per-vrasjen-ne-vushtrri/