Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Shkollat e Kosovës të pasigurta: mungon plani i emergjencës, trajnimet dhe personeli për siguri

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Shkollat e Kosovës të pasigurta: mungon plani i emergjencës, trajnimet dhe personeli për siguri

Në shumë shkolla të Kosovës mungojnë planet e emergjencës, zyrtarët e trajnuar për siguri dhe kushtet elementare për mbrojtje nga zjarri e rreziqe të tjera.

Kjo temë u trajtua në emisionin “Kallxo Përnime” nga Saranda Keqekolla, avokate, Vehbi Mujku, ish-drejtor në Qendrën për Punë Sociale, Kreshnik Gashi, kryeredaktor i KALLXO.com dhe Labinot Leposhtica, koordinator i Zyrës Ligjore të BIRN-it.

Panelistët vlerësuan se mungesa e standardeve bazike po e rrezikon përditë sigurinë e fëmijëve në shkolla.

Siguria në shkolla, sipas tyre, po neglizhohet nga pushteti lokal.

“Pse nuk është prioritet i qeverisjes lokale siguria në shkolla?”

Kandidatët gjatë fushatave zgjedhore të ftuar në “Debat Përnime” kanë folur vetëm për investime infrastrukturore e jo për sigurinë e fëmijëve.

Sipas Kreshnik Gashit, përgjegjësia për sigurinë në shkolla u takon komunave e jo Ministrisë së Arsimit.

“Shkollat në Kosovë janë me plot gojën të pasigurta. Janë të pasigurta edhe në aspektin e asaj çka e kërkon baza e parë ligjore, e cila është siguria ndaj zjarrit dhe siguria ndaj emergjencave” – tha ai.

Gashi theksoi se në Kosovë mund të hapet një shkollë me 2 mijë nxënës pa pasur as person përgjegjës për sigurinë nga zjarri, as plan të evakuimit.

“Ti nuk mundesh me hapë market pa certifikatë sigurie, por mundesh me hapë shkollë me 2,000 fëmijë pa pasur plan emergjence. Kjo është absurde”- shtoi ai.

Në debat Vebi Mujku, ish-drejtor i Qendrës për Punë Sociale, tha se në Kosovë nuk ekziston as protokoll i reagimit në rast emergjencash, përfshirë edhe tërmetet.

“Ne kemi mendu që të bëjmë një doracak reagimi, por mungon përkrahja nga kryetarët e komunave dhe vetë Ministria. Në shkolla tona mungojnë shenjat për dalje emergjente, udhëzimet dhe ushtrimet për reagim”-  tha Mujku.

Ai shtoi se pasiguria në shkolla nuk kufizohet vetëm në aspektin fizik, por përfshin edhe rritjen e dhunës, përdorimin e armëve të ftohta dhe drogës.

“Janë gjetur raste ku në një shkollë janë kapur deri në 20 thika. Kjo tregon mungesën e kontrollit dhe të sigurisë. Prindërit sot i dërgojnë fëmijët në shkollë me frikë” – tha Mujku, duke shtuar se edhe Policia e komunitetit është mungesë për shkak të angazhimit në veri të vendit.

Megjithatë, Kreshnik Gashi tha se përfshirja e Policisë nuk është zgjidhja e duhur.

“Nuk është problem policor. Ne nuk kemi në organogramin e shkollës, një person përgjegjës për sigurinë, një person që monitoron korridoret, konfliktet apo rastet e bullizimit. Punëtori teknik nuk e ka këtë përgjegjësi”- sqaroi ai.

Sipas tij, komunat duhet të caktojnë persona të trajnuar për siguri, të cilët do të ishin përgjegjës për ndihmën e parë, për evakuime dhe për menaxhimin e situatave të rrezikshme.

Gashi shtoi se në shkollat tona nuk kanë asnjë person të certifikuar për dhënien e ndihmës së parë. “Nëse i ndodh diçka një nxënësi, nuk ka kush me reagu profesionalisht”.

Ai theksoi se duhet të ketë trajnime të detyrueshme, teste të sigurisë dhe plane vjetore evakuimi.

Gashi përmendi se në organizatat si KALLXO.com, Inspektorati i Punës kërkon trajnim të detyrueshëm për siguri e ndihmë të parë, ndërsa në shkolla, ku janë me mijëra fëmijë, mungon një praktikë e tillë.

Ndërsa Labinot Leposhtica tha se niveli qendror ka kompetenca të kufizuara për të ndërhyrë në punët e komunave.

“Komunat janë si shtet brenda shtetit. Qeveria mund të japë udhëzime strategjike, por zbatimi mbetet në diskrecionin e kryetarëve. Edhe nëse ata nuk i zbatojnë obligimet ligjore, nuk ka mekanizëm ndëshkues efektiv” – tha Leposhtica.

Sipas tij, dokumentet strategjike për parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit ofrojnë udhëzime për nivelin lokal, por mungon zbatimi praktik dhe bashkëpunimi mes institucioneve.

Kreshnik Gashi kërkoi që Inspektorati i Punës të nisë menjëherë kontrollin në shkolla, njësoj siç e bën me bizneset apo mediat.

“Nuk duhet me u hapë shkollë pa standardet minimale të sigurisë. Inspektorati duhet me shku e me i mbyllë shkollat që nuk i përmbushin këto kritere, sepse po rrezikohen jetë njerëzish” – tha ai.

Gashi rikujtoi se në gjithë fushatat e debatet me kandidatët për kryetarë komunash, askush nuk e ka përmendur sigurinë në shkolla.

“Kandidatët janë marrë me kanalizim, me qentë endacakë, me fusha futbolli. Por askush nuk ka folur për sigurinë e fëmijëve në shkolla” –  tha ai.

Ndërsa, Vebi Mujku kujtoi se edhe institucionet e tjera publike si Qendrat për Punë Sociale janë të palicencuara, duke treguar se “ligjet në Kosovë zbatohen ndryshe për sektorin publik dhe privat”.

“Nëse një organizatë joqeveritare nuk plotëson standardet, i mbyllet menjëherë. Por Qendrat për Punë Sociale dhe shkollat mund të funksionojnë pa licencë e pa kushte minimale” – tha ai.

Panelistët theksuan se pa ndryshim të qasjes institucionale, fëmijët e Kosovës do të vazhdojnë të mësojnë në objekte të pasigurta, pa standarde dhe pa mekanizma mbrojtës.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”