Prokuroria gjurmon ndërtuesit & Dokumentimi i vjedhjeve të energjisë
21.10.2025 - 19:02
Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet reportazhi ekskluziv nga operacioni i Prokurorisë Themelore të Pejës në gjurmimin e bizneseve që nuk i respektojnë rregullat e sigurisë në punë.
Në emision po shfaqen pamje ekskluzive nga monitorimet me dron dhe detaje nga kontrollet dhe procesi i grumbullimit të provave.
Ndërsa në pjesën e dytë transmetohet reportazhi për dokumentimin e vjedhjeve të energjisë.
Në një transmetim ekskluziv, “Kallxo Përnime” sjell operacionet e KEDS-it në gjurmimin e vjedhjeve të energjisë elektrike në rajonin e Pejës dhe të Mitrovicës.
Pamje ekskluzive nga momentet kur ekipet speciale gjurmojnë informacionet inteligjente për bizneset që dyshohen për vjedhje të energjisë.
www.kallxo.com