Fotografi i luftës në Kosovë, Wade Goddard, rrëfen lidhjen emocionale me refugjatët që fotografonte
“Është e çuditshme si jeta personale ndërhyn në jetën profesionale”- rrëfen fotografi Wade Goddard, i cili tregon se në janar të vitit 1999, mori një muaj pushim sepse gruaja e tij lindi vajzën e parë dhe pas kësaj ballafaqimi me fotografinë e refugjatëve, gjatë luftës në Kosovës, tashmë ishte ndryshe.
Ishte koha e Masakrës së Reçakut, ku sipas fotografit, ishte e vetmja pjesë e historisë së luftës së Kosovës të cilën nuk e ka asnjë fotografi nga ajo.
Dhe menjëherë pas pushimit, ai tha se u kthye në Kukës.
Pas lindjes së vajzës së tij, ai thoshte se e gjithë perspektiva si individ i kishte ndryshuar plotësisht.
“Duke parë këta njerëz të mjerë, të dëbuar nga shtëpitë e tyre, me familje të mëdha dhe pa asnjë siguri jo vetëm për të nesërmen, por edhe për gjysmë orën tjetër, se si do të kujdesen për fëmijët e tyre”- u shpreh fotografi në KALLXO Përnime.
Pasi siç thoshte ai tani më kishte lidhje shumë më emocionale me njerëzit që i fotografonte, me prindërit, me nënat që përpiqeshin të kujdeseshin për fëmijët e tyre.
Në këtë kaos, siç e quante ai tha se u gjend skaj rrugës, i vetmuar dhe filloi të qante.
“Menjëherë pas plaçkitjes në Bajram Curr, isha duke fotografuar…e kam madje edhe një fotografi më duket, ku shihen shumë duar që përpiqen të kapin bukën që po nxirrej nga pjesa e pasme e kamionit”- përfundoi Goddard.