Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Organizatat që merren me çështjen e të pagjeturve nuk marrin përkrahje nga shteti

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Organizatat që merren me çështjen e të pagjeturve nuk marrin përkrahje nga shteti

Dhjetëra organizata që merren me çështjen e personave të pagjetur në pothuajse gjitha komunat e Kosovës, nuk po gëzojnë përkrahje nga shteti, qoftë nga niveli lokal apo ai qendror.

Përderisa këto organizata krejt punën e tyre e bazojnë në baza vullnetare, disave prej tyre shteti nuk u ka siguruar as hapësira të punës, e as ndonjë subvencionim.

Organizatat shërbejnë si “urë lidhëse” ndërmjet familjarëve që vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e tyre dhe institucioneve vendore e ndërkombëtare, të cilët vazhdojnë të punojnë për zbardhjen e fatit të personave që konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Haki Kasumi nga Prishtina në vitin 2001 themeloi “Shoqatën për Hulumtimin e Fatit të Personave të Pagjetur”, që për qëllim ka avokimin për çështjen e të pagjeturve.

Ai punon në një zyre që ia kishte dhënë Komuna e Prishtinës në shfrytëzim në vitin 2016, në objektin e  Bashkësisë Lokale në lagjen e njohur në Prishtinë si “te Xhamia e Llapit”.

“Komuna, e falënderoj, me vonesë bukur të madhe, diku një pjesë të ekzistencës së shoqatës time kam pas strehim. Herën e parë e kam pasë te Bashkësia Lokale e Lagjes së Muhaxherëve, mirëpo ai objekt ka qenë i vjetër, u rrënu dhe diku 4-5 vjet kam mbetUR me material dhe zyre në shtëpinë time. Pastaj, kam insistuar dhe kam kërkuar prej Komunës në kohën kur ishte kryetar Shpend Ahmeti, kam gjetur mirëkuptim dhe ata ma kanë dhënë prej vitit 2016, sidomos pas daljes time në pension, unë kisha nevojë për një lokal të tillë dhe jam mundu shumë me e arsyetu këtë ofertë që ma ka dhënë Komuna dhe jam falënderues për këtë”

A paguani qira për hapësirën që shfrytëzoni?

“Jo, jo. Komuna mu ma ka lëshu falas, ngase është shoqatë humanitare jo fitimprurëse”.

Kasumi thot se gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë, shoqata e tij kishte marrë subvencionim dy ose tre vite.

“Diku nja dy apo tre vite në kohën e Shpend Ahmetit kam marrë subvencion në vlerë diku rreth 500 euro, shpenzime të zyrës. Materiale tjera nuk kam kërkuar, por as nuk më kanë dhënë ata. Subvencione me materiale kështu zyrtare na ka ndihmuar shumë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, më tepër se të gjitha mekanizmat e Qeverisë tonë. Dhe unë shpesh e kam thënë me keqardhje, se nuk është mirë me kritiku vetveten dhe shtëpinë tënde. Më tepër na kanë mbështetë dhe na kanë ndihmuar organizatat ndërkombëtare dhe të tjerë, se sa Qeveria jonë” – tregon Kasumi.

Në vitin 2003, Latif Mehmeti nga Podujeva kishte themeluar organizatën të cilën kishte vendosur ta quante “Përkorë”, që sipas tij, është një fjalë shqipe që e ka kuptimin e një njeriu të përmbajtur.

Mehmeti tregon se ai dhe organizata e tij nuk kanë asnjë përkrahje financiare apo logjistike, nga Komuna e Podujevës apo nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, përkrahje kishte marrë vite më parë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, të cilët e kishin ndihmuar me kompjuterë, tavolina dhe karriga të punës.

“Përkrahje nuk kemi as prej Komunës e as prej Qeverisë. Me një përkrahje logjistike vazhdimisht na ka e dhënë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, duke filluar nga kompjuterët, tavolinat, karriget na kanë furnizuar vazhdimisht”.

A keni zyre?

“Po, e kemi një zyre në objektin e vjetër të Komunës së Podujevës”.

A i plotëson kushtet dhe kërkesat që i keni ju si shoqatë për me funksionu në kushtet normale?

“Si objekt, si zyre, nuk i plotëson, është shumë e vogël. Por më mirë të kemi me këtë se sa mos të kemi zyre fare”.

Dokumentet e këto ku i mban?

“Po dokumentet me të tregu të drejtën disa i mbajmë në zyre, por shumicën nuk i mbaj në zyre. Objekti është shumë i vjetër, ka mundësi që dikush mundet me hy me vjedhë e me i shkatërru, kështu që e kam gjetë një vend më të sigurtë, më rezervë jashtë objektit të zyrës”.

Mehmeti për 25 vite ka mbledhur diku rreth 7 mijë e 500 faqe dokumente të ndryshme si deklarata nga familjarët, raporte të mjekësisë ligjore, raporte të Tribunalit të Hagës, të cilat synon që t’i përmbledhë në dy libra.

Ai thotë se për çdo person të vrarë apo të zhdukur para dhe gjatë luftës në rajonin e Podujevës, ka krijuar një dosje të veçantë elektronike dhe fizike.

“Kërkesa ime në Komunë këtu, është me formu një grup një komision në nivel të komunës, me e pasë një fond të vetin me punu në këtë drejtim. Komuna jonë i ka 78 fshatra, duhet me i vizitu krejt fshatrat. Shumë familjarë kur i pyes thotë “Jo, familjarin tim unë nuk e kam gjetë, e ka gjetë dikush tjetër, ai na ka thonë këqyr qiky”. Shkon zingjirë kjo punë deri të vjen tek një e vërtetë. Pa punu pak… dorën në zemër, kemi punu shumë pak. Pse kemi punu shumë pak? Në Kosovë ende pas 25 vitesh nuk e ka dikush një regjistër definitiv sa janë vrarë. Ku ke me shku ma andej! Dikush thotë 12 mijë, dikush 13 mijë dikush anej, nuk ka regjistër” – ka treguar Mehmeti.

Agron Limani është një tjetër qytetar që kishte themeluar një organizatë që merret çështjen e të pagjeturve.

Organizata quhet “26 marsi 1999” dhe ishte themeluar në vitin 2001.

Në një përgjigje me shkrim për BIRN, Limani tregon se aktualisht nuk merr asnjë përkrahje nga shteti, ndërsa më herët gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, kishte marrë një përkrahje.

“Nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kemi pasur përkrahje në formë të trajnimeve, punëtorive psiko-sociale dhe herë pas here, pajisje për zyrë. Në fillim, për disa vite, kam pasur një zyrë falas. Më pas, pronari kërkoi pagesën e qirasë dhe, për shkak të pamundësisë financiare, u detyrova ta lë atë hapësirë. Për të pasur një aktivitet të vazhdueshëm, është thelbësore të kemi një adresë të qëndrueshme ku njerëzit mund të drejtohen. Pra, një zyrë, sado modeste, e pajisur me gjërat bazike si laptop, printer, material shpenzues etj., është e domosdoshme për funksionimin e shoqatës” – ka thënë Limani.

“Për të funksionuar realisht, jo vetëm për të ekzistuar në letër,  shoqata ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme materiale. Personalisht, asnjëherë nuk i kam kursyer të ardhurat familjare, edhe pse tejet modeste, për të mbështetur aktivitetet për personat e zhdukur. Një mbështetje e qëndrueshme financiare do të ishte jetike për funksionimin efikas të shoqatës”.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e BIRN se sa është buxheti vjetori i këtij Komisioni dhe se a është konsideruar ndonjëherë mundësia për përkrahjen financiare për organizatat që merren me të zhdukurit.

Me 11 identifikimet që janë kryer së fundmi në muajin mars, aktualisht sipas Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, në Kosovë janë edhe 1,577 persona të cilët konsiderohen të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit