Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kompania dyshohet se mashtroi me Vërtetimin për tatimet në tenderin e hapur nga Trepça - OSHP e futi në "listë të zezë"

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Trepça, Foto: KALLXO.com

Kompania dyshohet se mashtroi me Vërtetimin për tatimet në tenderin e hapur nga Trepça - OSHP e futi në "listë të zezë"

Kompania e cila doli fituese e tenderit në aktivitetin e prokurimit për furnizim me gëlqere të hidratizuara, për Ndërmarrjen Publike Trepça Sh.A., falsifikoi dëshminë që vërteton nëse një biznes i ka borxh shtetit. Edhe pse e rekomandoi për Kontratë, Trepça Sh.A. e anuloi dhënien e Kontratës më pas edhe tërë aktivitetin e prokurimit. Ky pretendim u vërtetua muaj më vonë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP). Me Vendimin e datës 17.03.2025, OSHP Kompaninë SB Construction Sh.P.K. e vendosi në “listën e zezë” – duke diskualifikuar nga pjesëmarrja në prokurim publik për tre muaj (prej 17.03.2025 deri më 16.06.2025).

Ndërmarrja Publike Trepça Sh.A., më 04.03.2024, hapi tender për t’u furnizuar me gëlqere të hidratizuar CA (OH) O2 për nevoja të saj. Për të realizuar këtë furnizim, kjo Ndërmarrje Publike kishte parashikuar mjete për nënshkrim të Kontratës deri në 127,300 euro.

Procedura e hapur ishte lloji i procedurës së përdorur në këtë aktivitet tenderues dhe kriter për dhënie të Kontratës ishte përcaktuar çmimi më i ulët.

Nga dy tenderët që u pranuan në këtë aktivitet të prokurimit, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ishte i Kompanisë SB Construction Sh.P.K., me çmim 126,840.00 euro.

Nëpërmjet njoftimit për dhënie të Kontratës të publikuar në sistemin E-prokurimi (më 24.04.2024) bëhet e ditur se Kompania në fjalë ishte rekomanduar për dhënie të Kontratës.

Ndonëse pritej që ky tender të finalizohej me nëshkrim të Kontratës ndodhi e kundërta.

Autoriteti Kontraktues Trepça Sh.A., më 28.05.2024, i drejtohet me Kërkesë për diskualifikim të kësaj Kompanie nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

AK Trepça Sh.A. pretendon se OE SB Construction Sh.P.K., pjesëmarrës në aktivitet të prokurimit, ka mashtruar/falsifikuar vërtetimin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Në arsyetimin e AK Trepça Sh.A. thuhet se pas përfundimit të vlerësimit të ofertave i është kërkuar OE SB Construction Sh.P.K. të sjellë Vërtetimin e ATK-së dhe të Gjykatës Komerciale.

“Sipas AK-së, OE SB Construction Sh.P.K. i ka sjellë dëshmitë e kërkuara dhe te pjesa e Vërtetimit, ku shënohet nga ATK-ja arsyeja e lëshimit të dëshmisë, është shënuar Aplikim për Kredi, e që në fakt do të duhet të ishte Aplikim për tender dhe ne si AK e kemi udhëzuar që duhet të sjellë Vërtetimin tatimor me arsye të lëshimit – Aplikim për tender.” – thuhet në Vendimin e OSHP-së.

Tutje përmendet që Operatori Ekonomik e ka sjellë Vërtetimin tatimor me arsyen e lëshimit: Aplikim për tender, mirëpo është vërejtur që Vërtetimi tatimor mban numrin e njëjtë serik.

Mbi bazën e sqarimit, AK kërkoi nga OSHP marrjen e masave sipas Nenit 99.2 të Ligjit për Prokurimin Publik, ku sipas AK-së Operatori Ekonomik e ka modifikuar Vërtetimin e ATK-së.

Kompania mohon se e falsifikoi dokumentin

Lidhur me pretendimet e ngritura të AK Trepça Sh.A., në Kërkesën e datës 28.05.2024, OSHP e njoftoi OE SB Construction Sh.P.K. që t’i japë faktet dhe argumentet.

Në përgjigjen e OE SB Construction Sh.P.K. për OSHP-në thuhet se nuk kanë mashtruar e falsifikuar asnjë dokument dhe kërkohet që Kërkesa e AK-së të refuzohet.

“Në sqarimin e tij të datës 05.06.2024, sa i përket Vërtetimit të ATK-së, ka deklaruar se gabimisht kemi zgjedhuar/klikuar si arsye Aplikimi për kredi të cilën e kemi dorëzuar pranë AK-së dhe pas kalimit të afateve ligjore për Ankesa AK-ja na ka ftuar për nënshkrimin e Kontratës, ku i jemi përgjigjur dhe e kemi nënshrkuar Kontratën dhe kemi pritur që të nënshkruajë ZKA-ja, pasi që Kontrata është me vlerë të madhe dhe pasi kemi qenë në pritje nga AK-ja që të na dërgojë Kontratën e nënshkruar AK-ja ka publikuar Vendimin për anulimin e kësaj procedure të prokurimit, me arsyetimin se janë dhënë çmime të ndryshme për dy pozicione të njëjta, por me lokacione të ndryshëm.” – thuhet në sqarimin e Kompanisë për OSHP-në.

Më tej, Kompania sqaron se ka dorëzuar një Vërtetim të datës 13.05.2024, me numër tjetër serik, të cilin nuk e kundërshton AK-ja. Dhe në fund të sqarimit Kompania kërkon që të refuzohet Kërkesa e AK-së, ku sipas tyre nuk kanë bërë falsifikim të dëshmive.

OSHP konstaton se Kompania mashtroi

Paneli shqyrtues i OSHP-së, në mes të tjerash, konstaton se Operatori Ekonomik mashtroi me dëshmitë e ofruara.

“Paneli shqyrtues, bazuar në shkresat e kësaj lënde dhe provat e administruara, ka konstatuar se qëndrojnë pohimet e AK-së, sikurse janë përshkruar ato në Kërkesën e datës 28.05.2024, sepse Operatori Ekonomik SB Construction Sh.P.K ka vepruar në kundërshtim me Nenin 99.2 të LPP-së, për faktin se nga administrimi i provave rezulton se OE SB Construction Sh.P.K ka mashtruar me dëshmitë e dorëzuara, sepse dy Vërtetime tatimore me të njëjtin numër serik nuk mund të lëshohen dhe këtë e vëteton fakti.” – vazhdon tutje Vendimi i OSHP-së i datës 17.03.2025.

Në marrje të Vendimit OSHP i referohet bazës ligjore, saktësisht Paragrafit 2 të Nenit 99 të Ligjit të LPP-së, për obligimet që ka ky organ në marrjen e masave ndaj Operatorëve Ekonomik, nëse AK ka ofruar prova të mjaftueshme, të shqyrtojë dhe të diskualifikojë Operatorin Ekonomik nga pjesëmarrja  në prokurim publik për një periudhë deri njëvjeçare.

Për rastin konkret, OSHP thotë se AK Trepça Sh.A. ka dorëzuar prova të mjaftueshme se OE SB Construction Sh.P.K. ka tentuar të mashtrojë Autoritetin Kontraktues në këtë aktivitet të prokurimit te Vërtetim tatimor – Arsyeja e lëshimit.

Paneli shqyrtues aprovon Kërkesën AK-së si të bazuar dhe vendos që OE SB Constuction Sh.P.K. të vendoset në listën e zezë në kohëzgjatje prej 3 muajve, nga 17.03.2025 deri më 16.06.2025.

Burimi: Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP)


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit