Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
OBSH: Fëmijët e adoleshentët e Europës po përballen me krizë në rritje të shëndetit mendor

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Burimi: Google

OBSH: Fëmijët e adoleshentët e Europës po përballen me krizë në rritje të shëndetit mendor

Një pjesë në rritje e fëmijëve dhe adoleshentëve kanë probleme shëndetësore mendore, por ekspertët botërorë të shëndetit paralajmërojnë se mungon mbështetja profesionale, ka raportuar të hënën (17.11.2025) televizioni Euronës.                                                                                        

Çështjet e shëndetit mendor janë krizë në rritje në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve të Europës, thuhet në një raport të ri.

Një në shtatë europianë nën moshën 20 vjeç ka një problem shëndetësor mendor, apo një rritje prej një të tretës në 15 vitet e fundit, thuhet në analizën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Vajzat preken në mënyrë disproporcionale, me një në katër vajza të moshës 15 deri në 19 vjeçe që raportojnë një problem shëndetësor mendor.

Shqetësimet lidhur me shëndetin mendor të të rinjve viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, me një raport të mëparshëm të këtij viti që përmendte izolimin social, pandeminë COVID-19, konfliktet e vazhdueshme gjeopolitike dhe paqëndrueshmërinë socioekonomike si shkaktarë të mundshëm të problemeve të shëndetit mendor.

Ky raport ka spikatur se adoleshentët në territorin danez të Ishujve Faroe, së bashku me Islandën dhe Danimarkën, renditeshin më lart për mirëqenien mendore, ndërsa ata në Ukrainë, Qipro dhe Poloni renditeshin në nivelet më të ulëta.

Në krejt rajonin, qasja në mbështetje profesionale të shëndetit mendor vazhdon të mbetet problem, theksoi raporti i OBSH-së. Rreth një e katërta e vendeve europiane nuk kanë shërbime të shëndetit mendor të bazuara në komunitet për të rinjtë, ndërsa një në pesë nuk kanë politika të dedikuara për shëndetin mendor.

“Ky raport është një thirrje zgjimi”- ka paralajmëruar Dr. Joao Breda, i cili punon për sigurinë e pacientit dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në OBSH.

“Çdo fëmijë dhe i ri ka të drejtën për mbështetje të shëndetit mendor dhe kujdes me cilësi të lartë”- ka shtuar ai në një deklaratë.

Raporti është i pari që mbledh gjithëpërfshirëshëm të dhëna mbi shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve në krejt rajonin europian të OBSH-së, i cili përfshin 53 vende në Europë dhe Azinë Qendrore.

Raporti thekson nevojën urgjente për kujdes të përshtatshëm personal, veçanërisht në kohën kur të rinjtë po mbështeten gjithnjë e më shumë në chatbot-et e inteligjencës artificiale (IA) si ChatGPT për mbështetje emocionale – ndonjëherë duke rezultuar me rezultate tragjike.

OBSH-ja u ka bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin hapa për përmirësimin e shëndetit mendor të të rinjve, duke përfshirë investimin në shërbimet e shëndetit mendor dhe ridizajnimin e programeve për përmbushjen e nevojave e fëmijëve dhe të rinjve në mënyrë sa më efektive.

“Duke vepruar tani, vendet mund të ndërtojnë sisteme elastike që ndihmojnë brezat e ardhshëm të lulëzojnë”- ka thënë Breda.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit