Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Vdekja e pacientes, mbahet shqyrtimi fillestar ndaj mjekut, anesteziologut dhe dy infermiereve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: KALLXO.com

Vdekja e pacientes, mbahet shqyrtimi fillestar ndaj mjekut, anesteziologut dhe dy infermiereve

Në Gjykatën e Prishtinës më 10.06.2025 është mbajtur seanca e shqyritmit fillestar ndaj katër të akuzuarve: mjekut Qerim Kida, anesteziologut Dashmir Belallari dhe infermiereve Fortesë Gashi-Shala dhe Gentiana Feka-Avdija, të akuzuar për veprën penale – trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të pandehurit Qerim Kida, Dashmir Belallari, Fortesë Gashi-Shala, Gentiana Feka-Avdija më 15.05.2019 në Spitalin “Royal Medical”, në Preoc, kishin bërë trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor të tashmë të ndjerës R.V., në atë mënyrë që i pandehuri Qerim Kida pasi që kishte vendosur që aty për aty të bëjë një intervenim kirugjik në tani të ndjerën R.V. në gju, si dhe i pandehuri Dashmir Belallari në cilësinë e mjekut anesteziolog dhe të pandehurat Fortesë Gashi-Shala dhe Gentiana Feka-Avdija në cilësinë e infermiereve kishin filluar me përgatitjen preoperative të pacientes, të cilën e kishin lënë vetëm në dhomë, derisa kishte qenë duke marrë infuzion. Me tani të ndjerën kishte qenë vetëm vajza e saj.

Fillimisht u lexua aktakuza nga Prokuroria.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Dulina Hamiti, gjyqtari Ertan Sejfulla ua dha mundësinë të akuzuarve të deklarohen lidhur me veprën penale për të cilën ata po akuzohen nga Prokuroria.

”I pafajshëm” – tha i akuzuari Qerim Kida.

“Nuk e kuptoj mënyrën si është ndërtu aktakuza dhe ku është faji im” – tha i akuzuari Dashmir Belallari.

I njëjti tha se nuk mund deklarohet rreth fajësisë. “Nuk mundem me u deklaru” – tha Belallari.

Ndërsa dy të akuzuarat Fortesë Gashi-Shala dhe Gentiana Feka-Avdija thanë se ndihen të pafajshme.

Gjyqtari Ertan Sejfulla i njoftoi të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre se në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtimin ndaj provave të cekura në aktakuzë dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Kjo çështje penale është duke u trajtuar në Departamentin e Krimeve të Rënda, nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ertan Sejfulla.

Dosja e Prokurorisë

Sipas dosjes së Prokurorisë, të pandehurit Qerim Kida, Dashmir Belallari, Fortesë Gashi-Shala, Gentiana Feka-Avdija më 15.05.2019 në Spitalin “Royal Medical”, në Preoc, kishin bërë trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor të tashmë të ndjerës R.V., në atë mënyrë që i pandehuri Qerim Kida pasi që kishte vendosur që aty për aty të bëjë një intervenim kirugjik në tani të ndjerën R.V. në gju, si dhe i pandehuri Dashmir Belallari në cilësinë e mjekut anesteziolog dhe të pandehurat Fortesë Gashi-Shala dhe Gentiana Feka-Avdija në cilësinë e infermiereve kishin filluar me përgatitjen preoperative të pacientes, të cilën e kishin lënë vetëm në dhomë, derisa kishte qenë duke marrë infuzion. Me tani të ndjerën kishte qenë vetëm vajza e saj.

Tutje në aktakuzë thuhet se pacientes i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, me ç’rast kishte pasur reaksion në duar, kruarje, nxehtësi, vjellje, vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim të dhëmbëve.

Në aktakuzë pretendohet se pacientja ka vdekur si pasojë e një reaksioni anafilaktik.

“Për shkak të veprimeve të lartcekura të pandehurit Qerim Kida, Dashmir Belallari, Fortesë Gashi-Shala dhe Gentiana Feka-Avdija kishin kryer në bashkëkryerje veprën penale ‘trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’”– theksohet në aktakuzë.

 

(Shënim: Teksti është edituar në paragrafin e dytë, tek përshkrimi i dispozitivit të aktakuzës. Është larguar ky paragraf: ‘Të pandehurit akuzohen për një rast të vitit 2019 në spitalin “Royal Medical”, në të cilin një paciente ishte operuar në gju dhe më pas i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, e më pas kishte vdekur’. Dhe është zëvëndësuar me paragrafin si në vijim: ‘Sipas dosjes së Prokurorisë, të pandehurit Qerim Kida, Dashmir Belallari, Fortesë Gashi-Shala, Gentiana Feka-Avdija më 15.05.2019 në Spitalin “Royal Medical”, në Preoc, kishin bërë trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor të tashmë të ndjerës R.V., në atë mënyrë që i pandehuri Qerim Kida pasi që kishte vendosur që aty për aty të bëjë një intervenim kirugjik në tani të ndjerën R.V. në gju, si dhe i pandehuri Dashmir Belallari në cilësinë e mjekut anesteziolog dhe të pandehurat Fortesë Gashi-Shala dhe Gentiana Feka-Avdija në cilësinë e infermiereve kishin filluar me përgatitjen preoperative të pacientes, të cilën e kishin lënë vetëm në dhomë, derisa kishte qenë duke marrë infuzion. Me tani të ndjerën kishte qenë vetëm vajza e saj’. – KOHA E EDITIMIT: 11:26 – 11.06.2025).


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”