Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
I akuzuari për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi nuk e pranon fajësinë: Jam absolutisht i pafajshëm

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Profesori i pezulluar i UP-së, Xhevat Krasniqi i ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Krasniqi akuzohet për ngacmim seksual. | Foto: KALLXO.com/01.07.2025

I akuzuari për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi nuk e pranon fajësinë: Jam absolutisht i pafajshëm

Profesori i pezulluar, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj disa studentëve të Universitetit të Prishtinës, nuk e ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar gjyqësor që nisi sot më 01.07.2025 në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Jam absolutisht i pafajshëm”- tha i akuzuari Xhevat Krasniqi, në pyetjen e gjyqtarit Bujar Ahmeti, nëse  e pranon fajësinë.

Xhevat Krasniqi është ulur në bankën e të akuzuarve, sot më 01.07.2025 në Gjykatën e Prishtinës për tu përballuar më akuzat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të cilat rëndojnë ndaj tij.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit, Xhevat Krasniqi tha se nuk e pranon fajësinë për akuzën e ngacmimit seksual.

Gjyqtari i çështjes, Bujar Ahmeti e njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se në afat brenda 30 ditësh kanë të drejtë për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hedhje të Aktakuzës.

KALLXO.com kishte raportuar më 11.04.2025 se ndaj Xhevat Krasniqit, Prokuroria e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë lidhur me denoncimet e studenteve për ngacmim seksual.

Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.

Sipas Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet seksuale nga Krasniqi pretendohet se kanë ndodhur nga janari i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2023, në objektin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joetike-verbale të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër.

Prokuroria ka vënë në pah edhe pozitën që i akuzuari ka pasur si Profesor universitar – duke pasur pozitën e autoritetit mbi të dëmtuarat.

Prokuroria në aktakuzën e saj ka listuar katër të dëmtuara.

Xhevat Krasniqi u pezullua nga puna për gjashtë muaj, më 23.04.2024, nga ish-rektori i UP-së Qerim Qerimi. Pasi kaluan gjashtë muaj rektori i ri i UP-së Arben Hajrullahu mori vendim, më 23.10.2024, që t’ia vazhdojë pezullimin Krasniqit deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria.

Ish-rektorit të UP-së Qerim Qerimi pezullimin e përkohshëm nga puna të profesorit Krasniqi, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit, ia kishte rekomanduar ish-Këshillit të Etikës të UP-së.

Këshilli i Etikës së UP-së që vendosi për rastin e Krasniqit përbëhej nga katër anëtarë burra: Iset Morina (Kryetar), Skënder Muji, Arben Hajdari dhe Rrezeart Galica. UP nga nëntori i vitit 2024 ka Këshill të ri të Etikës, në krye me Flamur Hysenin dhe anëtarët: Rajmonda Nallbani-Komoni, Qëndrim Gashi, Safet Merovci dhe Furtuna Sheremeti.

Vendimi për pezullimin e profesorit Krasniqi nuk u publikua nga Universiteti i Prishtinës, por vetëm u publikua një komunikatë që e përfolte Vendimin dhe bazën e tij në Rekomandimin e Këshillit të Etikës së UP-së.

Pas më shumë se një javë që u pezullua nga puna Krasniqi, ish-Këshilli i Etikës i UP-së doli me Vendim për këtë rast, të marrë në mbledhjen e datës 02.05.2024.

Marrja e Vendimit të ish-Këshillit të Etikës të UP-së që të pezullohet përkohësisht nga puna Krasniqi, derisa të përfundojnë hetimet nga Prokuroria u konsiderua “dështim” nga aktivistë e njohës të fushës së Drejtësisë, pasi ia pamundësoi studenteve të cilat e kanë raportuar rastin të ankohen ndaj këtij Vendimi.

Më 07.04.2024, Kallxo Përnime transmetoi rrëfimet e studenteve dhe studentëve të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në lidhje me ngacmimet seksuale që pretendohet t’i ketë bërë profesori Krasniqi.

Përveç këtyre tri studenteve, në Kallxo Përnime, më 07.04.2024, rrëfyen edhe 3 djem, të cilët kishin qenë dëshmitarë të këtyre ngacmimeve seksuale, që u ishin bërë vajzave nga viti 2022.

Pesë ditë pas transmetimit të emisionit Kallxo Përnime për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës, Prokuroria kishte autorizuar organet e rendit që të nisin hetimet.

Denoncimin me shkrim studentet e Fakultetit të Mjekësisë e kishin dorëzuar zyrtarisht, më 27.02.2024, në Fakultet.

Pas denoncimit të studenteve, i gjithë menaxhmenti i Mjekësisë, Dekan e Prodekan, ishin mbledhur më 04.03.2024, me ç’rast e kishin ftuar edhe profesorin Krasniqi për t’ia kumtuar me gojë denoncimin e studenteve ndaj tij dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me të.

Pas këtij takimi ish-dekania e Fakultetit të Mjekësisë Suzana Manxhuka-Kërliu e kishte përcjellë denoncimin e studenteve me shkresë zyrtare në Këshillin e Etikës së UP, që kishte qenë në atë kohë.

Më 23.04.2024, aktivistet e Lëvizjes Feministe Studentore bllokuan me ngjitës derën e Zyrës së profesorit Krasniqi në Fakultetin e Edukimit.

Letra me mbishkrimet “Skenë krimi! Mos kalo!”, “Xhevat Krasniqi, nuk ke vend në UP” ishin shkruar në derë të zyrës së profesorit Krasniqi dhe në hyrje të zyrës.

Ky aksion ishte vazhdim i protestës së aktivistëve të cilët kërkonin me ngulm përjashtimin e Krasniqit nga Universiteti i Prishtinës, që kur u bë publik lajmi për denoncimin e studenteve.

Në mbledhjen e ish-Këshillit të Etikës së UP-së, më 22.04.2024, Krasniqi kishte dëshmuar para anëtarëve të këtij Këshilli, mirëpo ndaj tij nuk ishte marrë ndonjë Vendim.

Kjo revoltoi aktivistët që më pas bllokuan hyrjen e Administratës Qendrore të UP-së, duke mos lejuar daljen nga objekti të anëtarëve të Këshillit dhe profesorit Krasniqi.

Pas disa orësh bllokadë nga aktivistët, Policia e Kosovës kishte larguar nga salla e Administratës profesorin Xhevat Krasniqi dhe dy anëtarët e tjerë të ish-Këshillit të Etikës, Arben Hajdarin dhe Skënder Mujin.

Pas disa minutave ata intervenuan sërish duke i larguar nga salla edhe ish-kryetarin e Këshillit të Etikës Iset Morinën dhe ish-anëtarin tjetër Rrezeart Galica, të cilët kishin mbetur brenda sallës e së cilëve studentët u thanë se “i ka harruar Policia brenda sallës”.

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”