Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Zyrtarët amerikanë: Inteligjenca sugjeron se Izraeli po përgatitet të sulmojë uzinat atomike të Iranit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Flamujt e Iranit dhe të Izraelit, Ilustrim: Pixabay

Zyrtarët amerikanë: Inteligjenca sugjeron se Izraeli po përgatitet të sulmojë uzinat atomike të Iranit

SHBA-ja ka siguruar informacione të reja që sugjerojnë se Izraeli po bën përgatitje që  të sulmojë objektet bërthamore iraniane, edhe pse Administrata e presidentit Trump po kërkon Marrëveshje diplomatike me Teheranin – kanë theksuar për televizionin CNN shumë zyrtarë amerikanë të informuar me Raportet e fundit të Inteligjencës.

Një sulm i tillë do të ishte një shkëputje e paparalajmëruar me presidentin Trump – kanë deklaruar zyrtarët amerikanë. Gjithashtu mund të rrezikojë të shkaktojë konflikt më të gjerë rajonal në Lindjen e Mesme – diçka që SHBA-ja është përpjekur ta shmangë qëkur lufta në Gazë nxiti tensionet që filluan në vitin 2023.

Zyrtarët paralajmërojnë se nuk është e qartë nëse udhëheqësit izraelitë kanë marrë Vendim përfundimtar dhe se në fakt ka mosmarrëveshje të thella brenda Qeverisë amerikane në lidhje me gjasat që Izraeli të veprojë në fund të fundit. Nëse dhe si do të godasë Izraeli ka të ngjarë të varet nga qasja që Qeveria izraelite ka për negociatat e SHBA-së me Teheranin mbi Programin e tij bërthamor.

Por “mundësia e një sulmi izraelit ndaj një objekti bërthamor iranian është rritur ndjeshëm në muajt e fundit” – ka treguar një person tjetër i informuar me Inteligjencën amerikane për këtë çështje. “Dhe, perspektiva e një Marrëveshjeje SHBA-Iran, të negociuar nga Trump që nuk heq të gjithë uraniumin e Iranit, e bën më të mundshme mundësinë e një sulmi”.

Shqetësimet e shtuara vijnë jo vetëm nga mesazhet publike dhe private nga zyrtarë të lartë izraelitë se po shqyrtohet një veprim i tillë, por edhe nga komunikimet e përgjuara izraelite dhe vëzhgimet e lëvizjeve ushtarake izraelite që mund të sugjerojnë sulm në një të ardhme të afërt – kanë theksuar burime të shumta në rrjedha me Raportet e Inteligjencës.

Ndër përgatitjet ushtarake që SHBA-të kanë vëzhguar janë lëvizja e municioneve ajrore dhe përfundimi i manovrave ajrore – kanë treguar dy nga burimet.

Të njëjtët tregues mund të jenë gjithashtu thjesht përpjekje e Izraelit për ta rritur presionin ndaj Iranit që të heqë dorë nga parimet kryesore të Programit bërthamor, duke sinjalizuar pasojat nëse nuk e bën këtë; duke nënvizuar kompleksitetet gjithnjë në ndryshim që po kalon Shtëpia e Bardhë.

Televizioni CNN i ka kërkuar koment Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Zyrës së Kryeministrit izraelit, por nuk ka marrë përgjigje. Ambasada izraelite në Uashington nuk komentoi gjithashtu.

Trump ka kërcënuar publikisht me veprime ushtarake kundër Iranit, nëse dështojnë përpjekjet e Administratës për të negociuar Marrëveshje të re bërthamore për kufizimin, ose eliminimin e Programit bërthamor të Teheranit. Por, Trump vendosi gjithashtu një kufi për sa kohë SHBA-ja do të angazhohet në përpjekjet diplomatike.

Në një letër drejtuar udhëheqësit suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei në mesin e marsit Trump vendosi një afat prej 60 ditësh që këto përpjekje të kenë sukses – sipas një burimi të njohur me komunikimin. Kanë kaluar më shumë se 60 ditë që nga dërgimi i kësaj letre dhe 38 ditë që nga fillimi i raundit të parë të bisedimeve.

Përgatiti: Rexhep Maloku – KALLXO.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”