Foto: KALLXO.com
Zubin Potok, qytetari që vdiq nga granata e dorës dyshohet se kreu vetëvrasje
Qytetari 56-vjeçar me iniciale M.P., i cili vdiq si pasojë e shpërthimit të një granate dore, dyshohet se kreu vetëvrasje.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Prokuroria e Mitrovicës.
“Dyshimet e para për këtë rast janë që ka të bëjë me vetëvrasje. Trupi i pajetë i personit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duket u hetuar me Policinë e Kosovës” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Rasti tragjik kishte ndodhur më 26.11.2025 në fshatin Popovicë të Zubin Potokut.
“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftu se ne fshatin Popovicë të Zubin Potokut është një person i vdekur. Deri te vdekja pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të Policisë ka ardhë si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës e që dyshohet për vetëvrasje”- kishte thënë Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut.
https://kallxo.com/lajm/zubin-potok-vdes-nje-56-vjecar-si-pasoje-e-shperthimit-te-nje-granate-dore/