Ilustrim: Naser Fejza
Zubin Potok, vdes një 56-vjeçar si pasojë e shpërthimit të një granate dore
26.11.2025 - 21:57
Një qytetar 56-vjeçar me iniciale M.P. ka vdekur si pasojë e shpërthimit të një granate dore.
Rasti tragjik ka ndodhur sot, më 26.11.2025, në fshatin Popovicë të Zubin Potokut.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut.
“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftu se ne fshatin Popovicë të Zubin Potokut është një person i vdekur. Deri te vdekja pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të Policisë ka ardhë si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës e që dyshohet për vetëvrasje”- potencoi Fejza.
Sipas tij, rasti po hetohet dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.