Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Vëllezërit Zeka tani e 15 vjet në Gjykatë për ndarjen e patundshmërisë 5 hektarëshe

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Vëllezërit Zeka tani e 15 vjet në Gjykatë për ndarjen e patundshmërisë 5 hektarëshe

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi përgatitor i seancës për ndarjen e hises prej 5 hektarësh, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Tre vëllezërit Zeka janë duke u përballur me procese gjyqësore, që nga viti 2009. Dy vëllezërit, Gani e Beqir Zeka, pretendonin se vëllai i tyre, Rexhep Zeka nuk po u jep hise në pronën të cilën – siç pretendojnë ata me padi drejtuar Gjykatës – e kanë blerë së bashku të tre vëllezërit. Pretendimi i tyre kundërshtohet nga Rexhep Zeka, i cili pretendon se ai i vetëm ka hise në atë pronë, të cilën edhe e ka në shfrytëzim.

Lënda për “vërtetimin e pronësisë së pronës” ka nisur në vitin 2009, kur dy vëllezërit Gani e Beqir Zeka e kanë paditur vëllain e tyre, Rexhep Zeka. Kjo lëndë ka kaluar deri në Gjykatën Supreme, e cila ka vendosur që çështja të kthehet në rivendosje në Shkallën e Dytë. Ndërsa, Gjykata e Shkallës së Dytë, e cila njëherë kishte vendosur për lëndë pas kthimit nga Supremja, ka vendosur që ta kthejë në rivendosje edhe një herë në Shkallën e Parë.

Seanca përgatitore, e paraparë të mbahet më 23.12.2024, në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Dega në Lipjan është shtyrë më 27.01.2025. Gjyqtari i ri i këtij rasti, Avdirrahman Gashi ka njoftuar palët në Gjykatore se mosmbajtja e seancës është për shkak se avokati, Lutfi Tahiri, i cili në këtë rast përfaqëson Rexhep Zekën, nuk ndodhet në Kosovë dhe ka kërkuar leje nga Gjykata që seanca të shtyhet.

Përveç këtij procesi gjyqësor për pretendimet për hise, vëllezërit e kanë pasur edhe një proces tjetër të ndarjes fizike të pronës, i cili është pezulluar deri në përfundim të këtij procesi gjyqësor.

Vëllezërit Gani e Beqir Zeka pretendojnë se vëllai i tyre, Rexhepi po e shfrytëzon edhe hisen e tyre të pronës dhe nuk po i lejon ata të futen në të. Ata janë ankuar në KALLXO.com edhe për vonesat e vendimeve gjyqësore, duke i kaluar të gjitha Shkallët e Gjyqësorit dhe duke u kthyer përsëri nga fillimi – procedura këto të nisura, që nga viti 2009.

KALLXO.com disa herë ka kërkuar ta marrë edhe versionin e Rexhep Zekës, por avokati i tij, Lutfi Tahiri ka thënë se as ai e as klienti i tij nuk duan të deklarohen lidhur me këto pretendime, sepse janë duke pritur që çështja të zgjidhet në Gjykatë.

Historiku i kësaj prone

Padia e parë për “vërtetim pronësie” është dorëzuar në Gjykatën Komunale në Lipjan, në marsin e vitit 2009. Beqir e Gani Zeka e kanë paditur vëllain e tyre, Rexhepin për “vërtetim të bashkëpronësisë” – secili më 1/3 e pronës dhe ndërtesave të ndërtuara aty.

Më 10 shkurt të vitit 2011, Gjykata e kishte aprovuar padinë e paditësve, Beqir Zeka e Gani Zeka kundër të paditurit, Rexhep Zeka – duke konfirmuar se paditësit janë bashkëpronarë, secili me 1/3.

Kundër këtij Vendimi ishte ankuar avokati i Rexhep Zekës dhe më 30 maj 2013, Gjykata e Apelit e aprovon Ankesën si të bazuar – duke e anuluar Aktgjykimin e Shkallës së Parë dhe rastin e kthen në Rigjykim.

Në vitin 2016,  Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Lipjan e konsideron të tërhequr padinë, pasi avokati i Beqir e Gani Zekës nuk e kishte rregulluar padinë, në afat prej 3 ditësh – sipas Aktvendimit të Gjykatës.

Po atë vit, Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega në Lipjan ka lejuar ngritjen e Kundërpadisë nga i padituri, Rexhep Zeka, ku dhe ka vazhduar procedurën për “vërtetimin e pronësisë” – sipas Kundërpadisë së Rexhep Zekës.

Katër vjet me vonë, Gjykata e Lipjanit e ka aprovuar pjesërisht Kundërpadinë e kundërpaditësit, Rexhep Zeka dhe ka vërtetuar se kundërpaditësi, Rexhep Zeka është bashkëpronar i pjesës ideale, i 1/3-tës së objektit hotelier, i cili gjendet në atë parcelë. Por, ka refuzuar të vërtetojë se Rexhep Zeka është pronar i 2/3-tës së objektit hotelier.

Në qershorin e vitit 2020, Rexhep Zeka, nëpërmjet avokatit të tij, dorëzon Ankesë kundër Vendimit të Gjykatës.

Edhe Gjykata e Shkallës së Dytë e vërteton Aktgjykimin e Shkallës së Parë.

Avokatët e Rexhep Zekës dorëzojnë revizion në Gjykatën Supreme dhe kjo e fundit në vitin 2023 e aprovon revizionin dhe çështjen e kthen në rivendosje, në Gjykatën e Shkallës së Dytë. Edhe, Gjykata e Shkallës së Dytë e kthen në rivendosje në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Seanca e radhës, e cila është caktuar më 27.01.2025, do të nisë edhe një herë procesin gjyqësor nga fillimi për t’i dhënë epilog se kujt i takon prona dhe objektet e ndërtuara në të.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”