Gjykata u cakton nga 30 ditë paraburgim të arrestuarve lidhur me plantacionin e marihuanës në Pejës
Nga 30 ditë paraburgim iu ka caktuar Gjykata Themelore në Pejë tre personave që u arrestuan të enjten, më 30.10.2025, lidhur me plantacionin e marihuanës në fshatin Sverkë të Pejës.
Numri i të arrestuarve ka shkuar mbi 10-të veta në Kosovë e Shqipëri që nga shtatori i vitit 2014, kur u zhvillua aksioni i shkatërrimit të plantacionit.
KALLXO.com merr vesh se Gjykata ka pranuar kërkesën Prokurorisë në Pejë për caktimin e paraburgimit për I.Bajrami, L.Hajrizaj dhe E.Hasani.
Prokuroria Themelore e Pejës së bashku me Policinë e Kosovës njoftuan të enjten më 30.10.2025 për arrestimin e tre personave për kultivimin e narkotikëve gjatë vitit 2024 në Sverkë të Pejës.
Arrestimi i tre të dyshuarve u krye në orët e hershme të mëngjesit.
Veprat që rëndojnë mbi ta janë: “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas njoftimit (më 30.10.2025), aksion për arrestim tre të dyshuarve është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar “Vera 2024”, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuanë në fshatin Sverkë të komunës së Pejës.
Tre personat e arrestuar u ndaluar për 48 orë, atyre u sekuestruar dy automjete, tre telefona mobil dhe para kesh.
Lidhur me këtë rast, më herët në shtetin e Shqipërisë ishin arrestuar edhe tetë persona të tjerë.
Sipas prokurorisë në Pejë droga që u sekuestrua më, 27.09.2024, në Sverkë në Pejë sipas numërimit të fundit arrin vlerën më shumë se 2 tonë.
“Janë 1 mijë e 35 kilogramë e 712 gram lëndë narkotike e sekuestruar dje (27.09.2024) dhe sot nga matjet ka rezultuar kjo sasi e sakte në vendin e ngjarjes ndërsa bimë të shkatërruara kanë qenë 2850 sosh. Pas matjeve të sakta që janë bërë sot, numri i të gjithë sasisë del që në total gjithsej narkotikë të sekuestruar në vendin e ngjarjes arrinë më shumë se 2 tonë”- tha një ditë më parë (30.10.2025) për Kallxo.com, prokurori i rastit Ersan Qavolli.
Tri parcela të gjera me lëndë narkotike të gatshme e të bimë të mbjella janë zbuluar në një fshat të Pejës më 27.09.2024, ndërsa ekipe të shumta të policisë kishin rrethuar vendin e ngjarjes pasi narkotiku do të sekuestrohej ndërsa bimët e mbjella do të shkatërroheshin.
Nga këto bimë në parcelën e tretë siguroheshin 133.95 kg narkotikë ndërsa në parcelën e parë edhe rreth 400 kg, me sasi të përgjithshme rreth 500 kg, të cilat ishin në shitje deri me datë 27.09.2024.
Më 27.09.2024, gjatë ekzekutimit të urdhrit të kontrollit janë hetuar nga Policia e Kosovës, të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur 2,850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
https://kallxo.com/lajm/gjetja-e-plantacioneve-te-kanabisit-ne-peje-ne-shtator-2024-arrestohen-edhe-tre-te-dyshuar/?fbclid=IwdGRjcANyBJNjbGNrA3IEkWV4dG4DYWVtAjExAAEeEObXOIZZrijKQnBrHEJocRvvUkGWvlMVCqEoR7cc6z6lOxsipVoUuVPX5QY_aem_GtrgQS-m0eov9ZNGuLuOLA
https://kallxo.com/lajm/detaje-nga-prokuroria-me-shume-se-2-tone-droge-u-sekuestrua-ne-rajonin-e-pejes/
https://kallxo.com/lajm/nje-ton-droge-e-sekuestruar-ne-peje-cka-thuhet-ne-dosjen-e-prokurorise-per-te-dyshuarin-nga-shqiperia/