Ilustrim
Vdes në QKUK 23-vjeçari që u lëndua pasi ra në kontakt me rrymën në Gjilan
Të martën, më 19.08.2025, rreth orës 07:05, në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare (QKUK) ka vdekur 23-vjeçari që kishte pësuar lëndime pasi kishte rënë në kontakt me rrymën gjatë punës në një kompani private në Gjilan më 18.08.2025.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Kallxo.com bëri të ditur se viktima përkundër ndihmës nuk ka arritur të mbijetojë.
“Ju njoftojmë se sot më datë 19.08.2025 në 07:05 nga Emergjenca e QKUK-së Prishtinë jemi njoftuar se personi i lënduar (dl.2002) edhe përkundër ndihmës së dhënë nga ana e mjekëve ka ndërruar jetë. Ai dje ishte lënduar pasi aksidentalisht kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike gjersa ishte duke punuar në një ndermarrje private në Gjilan”- bëri të ditur Hashani.
Tutje, ai theksoi se pronari i kompanisë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Ai është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ”Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës “- theksoi më tej ai.
Hashani më tej potencoi se hetimet rreth rastit janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.
https://kallxo.com/lajm/gjilan-dyshohet-se-ra-ne-kontakt-me-rrymen-punetori-dergohet-ne-gjendje-te-rende-ne-qkuk/