Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Trump thotë se e ka seriozisht kur e dëshiron Kanadanë si shtet të 51-të të SHBA-së

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Donald J. Trump / Facebook

Trump thotë se e ka seriozisht kur e dëshiron Kanadanë si shtet të 51-të të SHBA-së

Presidenti Donald Trump ka thënë se e ka përnjëmend kur shpreh dëshirën që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së. Këtë deklaratë e ka dhënë në një intervistë që u transmetua të dielën, më 09.02.2025, para ndeshjes së Super Bowlit të NFL-së – raporton Agjencia amerikane e lajmeve AP.

“Po, është.” – i ka deklaruar Trump Bret Baierit të kanalit Fox News, kur u pyet nëse diskutimi i tij për aneksimin e Kanadasë është “një gjë e vërtetë”, siç paralajmëroi së fundmi kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Unë mendoj se do të ishte shumë më mirë që Kanadaja të ishte shteti i 51-të, sepse ne humbim 200 miliardë dollarë në vit me Kanadanë. Dhe, unë nuk do ta lejojë këtë të ndodhë.” – ka paralajmëruar Shefi i Shtëpisë së Bardhë. “Pse po paguajmë 200 miliardë dollarë në vit, në thelb një subvencion për Kanadanë?”

Shtetet e Bashkuara nuk po subvencionojnë Kanadanë. SHBA-ja blen produkte nga vendi i pasur me burime natyrore – duke përfshirë mallra si nafta. Ndërsa, hendeku tregtar në mallra është rritur në vitet e fundit në 72 miliardë dollarë në vitin 2023, deficiti tregon se SHBA-ja importon nga Kanadaja kryesisht produkte të energjisë.

Trump ka sugjeruar vazhdimisht se Kanadaja do të ishte më mirë nëse do të pranonte të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së – një perspektivë që është thellësisht e papëlqyeshme në mesin e kanadezëve.

Trudeau ka deklaruar të premten gjatë një seance me dyer të mbyllura me liderët e biznesit dhe të punëtorëve se biseda e Trumpit që ta bëjë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së ishte “një gjë e vërtetë” dhe e lidhur me dëshirën për qasje në burimet natyrore të vendit.

“Z. Trump e ka parasysh se mënyra më e lehtë që ta bëjë këtë është thithja e vendit tonë dhe kjo është një gjë reale. Në bisedat e mia me të në…” – tha Trudeau, sipas CBC-së, transmetuesi publik kanadez. “Ata janë shumë të vetëdijshëm për burimet tona, për çfarë kemi dhe duan fort të jenë në gjendje të përfitojnë nga ato.”

Duke folur me gazetarët në bordin e “Air Force One” të dielën – sipas kohës lokale amerikane – teksa udhëtonte për ndeshjen e Super Bowl në New Orleans, Trump vazhdoi të kërcënonte një vend që prej kohësh ka qenë një nga aleatët më të afërt të SHBA-së. Ai pretendoi se Kanadaja nuk funksionon si vend pa tregtinë me SHBA-në dhe paralajmëroi se anëtarja themeluese e NATO-s nuk mund të varet më nga SHBA-ja për mbrojtjen ushtarake.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”