Policia britanike, ilustrimi: pixabay
Policia e Londrës do të përdorë dronët për reagim më të shpejtë emergjent
Policia e Londrës ka nisur përdorimin e dronëve ndaj thirrjeve për reagim emergjent, duke theksuar se fluturaket pa pilot mund të arrijnë më shpejt në vendin e krimit dhe se mund të sigurojnë pamje për policët që u përgjigjen thirrjeve duke ndihmuar identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve, ka raportuar të enjten (23.10.2025) Reuters.
Testi, i koduar si “Droni si reaguesi i parë”, është lansuar në lagjen e Londrës veriore, Islington. Policia Metropolitane ka bërë të ditur se planifikon ta zgjerojë këtë projekt me zona të tjera deri në fundvit.
Të vendosur në kuti në pullazin e ndërtesave policore, dronët mund të aktivizohen nga distanca që të arrijnë në vendin e incidenteve. Në momentin që ata do të ngrihen në qiell, do të mund të ofrojnë pamje në kohë reale në qendrën e kontrollit ose për policët rrugës drejt vendit të krimit.
Policia Metropolitane ka thënë se dronët do të mbështesin një mori nevojash policore, përfshirë kërkimin e personave të zhdukur, ndjekjen e të dyshuarve dhe mbledhjen e të dhënave nga vendi i ngjarjes.
Forca të tjera policore në mbarë vendin janë duke testuar gjithashtu përdorimin e dronëve. Dronët po testohen edhe për qëllime të tjera njashtu. Rregullatori britanik i aviacionit ka zgjedhur vjet gjashtë projekte për të testuar përdorimin e mjete ajrore pa pilot pr të inspektuar infrastrukturën.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com