Foto: Mark Brnovich/Facebook
Trump: I biri i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se Mark Brnovich do të jetë ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Serbi.
“Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës. Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë Amerikën të parën. Urime Mark” – ka shkruar Trump në platformën “X” më 28.03.2025.
Brnovich do të zëvendësojë ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Hill ishte emëruar ambasador në Beograd më 15.10.2021, në kohën e presidentit amerikan Joe Biden.
I am pleased to announce that Mark Brnovich will be our next United States Ambassador to Serbia. Mark is a proud Veteran of the Army National Guard, and previously served as Attorney General for the Great State of Arizona. As the son of refugees who fled communism, Mark will be a…
— Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) March 28, 2025