Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Transferi i vëllait të Sekretarit të MKRS-së / Nga mësues i muzikës në Podujevë në Bibliotekën Kombëtare

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Transferi i vëllait të Sekretarit të MKRS-së / Nga mësues i muzikës në Podujevë në Bibliotekën Kombëtare

Pas 19 vitesh në pozitën e mësimdhënësit të muzikës, Fikret Bislimi u transferua në Bibliotekë Kombëtare gjatë kohës sa vëllai i tij është në pozitën e Sekretarit në Ministri të Kulturës.

Fikret Bislimi, vëllai i Bislim Bislimit, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, e ka lënë punën e mësimdhënësit të muzikës në Podujevë dhe nga data 07.05.2025 është duke punuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (BKK) “Pjetër Bogdani”. 

Fikret Bislimi u transferua në mënyrë të përhershme në Bibliotekë Kombëtare tash e pesë muaj në pozitën e zyrtarit të lartë për biblioteka në Departamentin për Zhvillimin dhe Përpunimin e Koleksioneve – Divizioni i Koleksioneve të Veçanta.

KALLXO.com ka hulumtuar se më parë nuk kishte pasur asnjë zyrtar të punësuar a transferuar në pozitën që po punon ish-mësimdhënësi Bislimi. E as nuk është paraqitur ndonjë kërkesë tjetër për transferim.

Ai e ka mohuar se vëllai i tij ka ndikuar në transferimin në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe për të nuk ka konflikt të interesit, por i plotëson kriteret për pozitën e zyrtarit të lartë për biblioteka.

“Më është sqaruar, ai [Bislim Bislimi] nuk ka kompetenca të menaxhimit të atij institucioni dhe nuk ka mekanizma të kontrollit mbi menaxhimin e procedurave të burimeve njerëzore apo të tjera në BKK”- ka deklaruar Fikret Bislimi për KALLXO.com, më 20.10.2025.

Kurse vëllai i tij, Bislim Bislimi, sekretar në MKRS, ka deklaruar se “në mënyrë absolute nuk kam ndikuar dhe as kam pasur mundësi të ndikoja që z. Fikret Bislimi t’i pranohet kërkesa për transferim”.

Edhe pse thotë se organet e Bibliotekës nuk i përgjigjen atij, por në paragrafin 1 të nenit 17 të Ligjit Nr. 04/L-097 për bibliotekat thuhet “Organizimi dhe funksionimi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është nën autoritetin e Ministrisë përkatëse për Kulturë”.

Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Kulturës që sipas paragrafit 1.8 të nenit 10 të Ligjit për biblioteka një nga detyrat e këtij organi është t’i raportojë e përgjigjet për punën ministrit.

“Kjo çështje është shqyrtuar nga organet përgjegjëse të Bibliotekës, të cilat, nuk më përgjigjen mua dhe unë besoj se vlerësimi i kërkesës për transferim që lejohet me ligjet e aplikueshme, është bërë në tërësi duke u bazuar në disponueshmërinë e lirë të pozitës, nevojën e institucionit respektiv për burime njerëzore dhe kritereve që janë përmbushur nga ana e palës që ka bërë kërkesë”- ka thënë Bislim Bislimi, më 10.10.2025.

KALLXO.com ka marrë një përgjigje nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) nëse paraqet konflikt të mundhsëm interesi transferimi i Fikret Bislimit në një institucion që ndërlidhet me Ministrinë ku punon vëllai i tij.

“Agjencia vepron në përputhje me Nenin 22, pika 6 e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, ku thuhet se procedura administrative e APK-së për rastet e konfliktit të interesit është konfidenciale. Po ashtu, ju njoftojmë se Agjencia i bën të njohura vetëm rezultatet përfundimtare të procedurës së zhvilluar”- kanë thënë nga APK, më 17.10.2025.

Të pyetur të dy, nëse e kishin vënë në dijeni njëri-tjetrin për kërkesën për transferim, vëllezërit Bislimi nuk u përgjigjen direkt.

Sekretari Bislim Bislimi thotë “Ngritja e kërkesës nga ai ka qenë vullnet personal i tij ndërsa dijenia ime për kërkesën e tij ka qenë në parim, jo specifike”.

E Fikret Bislimi është përgjigjur se “Bislim Bislimi ka qenë në dijeni që unë kam interesim për të punuar në institucionet e artit dhe të kulturës dhe ai ka instituar që në asnjë institucion ku ai është përgjegjës për menaxhim të burimeve njerëzore apo të procedurave tjera, unë nuk mund të përfshihem për shkak të mundësisë së lindjes së situatës së konfliktit të interesit dhe unë e kam respektuar në tërësi këtë gjendje”.

I pyetur nga KALLXO.com më datë 22.10.2025 se nga kush e kuptoi se pozita në Bibliotekë Kombëtare është e lirë, pasi për këtë pozitë BKK nuk kiste shpallur konkurs, Fikret Bislimi nuk është përgjigjur. Këtë informacion madje as Biblioteka nuk e ka, sepse thonë se “nuk e kanë vlerësuar me rëndësi’.

KALLXO.com ka siguruar marrëveshjen për transferim të përhershëm të Fikret Bislimit të lidhur në mes Bibliotekës Kombëtare dhe Komunës së Podujevës, më 28.04.2025.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Blerina Rogova- Gaxha, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, kurse ka një autorizim të datës 30.04.2025 nga Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës, që marrëveshjen ta nënshkruajë Avni Fetahu, drejtori i Arsimit. Pra, Bulliqi kishte dhënë autorizimin dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Marrëveshjes i ka paraprirë kërkesa e datës 11.04.2025 e Fikret Bislimit për transferim në Bibliotekë Kombëtare, që ishte aprovuar pas shtatë ditësh nga drejtoresha Rogova- Gaxha, e cila edhe e ka nënshkruar kontratën e tij të punës.

Ish-mësimdhënësi i muzikës ka deklaruar se kërkesën për transferim apo ndryshim të vendit të punës e kishte paraqitur me qëllimin për zhvillim të karrierës profesionale pas vitesh të tëra pune në sistemin e arsimit.

Kurse, informacionin se ka të drejtë të transferohet, ai tha se e ka marrë nga ndryshimet dhe plotësimet që janë bërë në kornizën ligjore të re të miratuar përmes Ligjit për Zyrtarët Publik që ka hyrë në fuqi në vitin 2023 dhe Ligjin për Art dhe Kulturë që ka hyrë në fuqi në vitin 2024.

Sipas Fikret Bislimit, ai ka më shumë se 4 vite që ka synuar transferimin në institucionet e shërbimit publik të artit dhe të kulturës dhe ka kërkuar për strukturën organizative të institucioneve, në mesin e tyre edhe për atë të Bibliotekës Kombëtare, në të cilën ka parë se ka departament dhe divizion përgjegjës për muzikale.

“Kjo ka bërë që unë të marrë informacion si palë e interesuar nëse pozita është e lirë apo jo dhe më pas kam drejtuar kërkesë me shkrim në institucionin e BKK dhe e njëjta është vlerësuar se i shërben objektivit të BKK për të plotësuar kapacitetet organizative dhe profesionale sipas strukturës që aktualisht është në zbatim në atë institucion”- ka shtuar Fikret Bislimi. 

Ai pretendon se ka diplomë universitare në Fakultetin e Arteve, Dega e Muzikës, në Universitetin e Prishtinës, dhe se ka më shumë se 19 vite përvojë pune profesionale.

Në pozitën e mësimdhënësit, në prill 2025, Fikret Bislimi ka pasur pagën bruto 600 euro e 30 cent, kurse pagën neto 539 euro 54 cent.

Sipas Bibliotekës Kombëtare, zyrtari Fikret Bislimi ka koeficientin e pagës 6.5, që sipas vlerës së koeficientit këtë vit i bie që tani paga e tij është 715 euro.

Sipas Bibliotekës Kombëtare, ata janë bazuar në Ligjin Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik dhe Rregulloren Nr.02/2024 për Transferimin e Nëpunësve Civilë, dhe kanë konstatuar se Fikret Bislimi posedon kualifikimin e kërkuar të arsimimit përkatës dhe viteve të mjaftueshme të përvojës për pozitën e zyrtarit të lartë, të ngarkuar me mbulimin e koleksioneve të veçanta muzikore.

“Vlerësimi i përgatitjes profesionale, i përvojës dhe i dokumentacionit përcjellës të nëpunësit është bërë nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë [i Divizionit të Koleksioneve të Veçanta], në koordinim me udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit [drejtoreshën e Bibliotekës], duke respektuar parimin e pëlqimit të palëve të përfshira në proces”- thanë nga Biblioteka Kombëtare.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës nuk e ka shpallur konkursin për pozitën e zyrtarit të lartë për biblioteka, pasi thonë se për transferime ligji nuk parashikon konkurs.

KALLXO.com është interesuar ta kuptojë nëse kishin bërë ndonjë analizë për nevojën e plotësimit të kësaj pozite, por nga Biblioteka Kombëtare nuk kanë ndarë një të tillë.

“Analiza për personel shtesë, bëhet duke u bazuar në vendet e lira që janë në institucion pra vakancat në listën e miratuar të pozitave edhe me buxhet edhe me strukturë dhe plani i personelit i BKK-së, parasheh plotësimin e pozitave të lira kurdo që institucioni e konsideron të nevojshme se duhet të plotësohen pozitat”- thuhet në përgjigjen e tyre, më 22.10.2025.

E pse nuk e kishin plotësuar pozitën e zyrtarit të lartë për biblioteka më parë, ata janë arsyetuar se “rrjedha e një planifikimi të caktuar, nuk realizohet për një javë ose muaj sepse ai është proces i vazhdueshëm brenda një viti të caktuar dhe varësisht kur vlerësohet se paraqitet nevoja për plotësimin e pozitave të caktuara, ato ose shpallen për rekrutim ose plotësohen nëse ka interesim nga institucioni për transferim apo ka një kërkesë që vlerësohet si e pajtueshme me kërkesat ligjore për pozitën”.

Ata kanë aplikuar paragrafin 5, të nenit 65 të Ligjit Nr.08/L-197, në të cilin thuhet: Transferimi i nëpunëses/it civil në një institucion tjetër të shërbimit civil, bëhet në pajtim me pëlqimin e nëpunëses/it dhe me marrëveshje në mes të institucioneve.

Si dhe paragrafin 1, neni 86 që përcakton se dispozitat e nenit 65 të këtij ligji zbatohen edhe për nëpunësen/i e shërbimit publik me rastin e transferimit të përkohshëm, të përhershëm apo me rastin e transferimit në rast të mbylljes apo ristrukturimit të institucionit.

“Nëpunësja/i civil mund të transferohet për interes të institucionit në mënyrë të përhershme në vend tjetër të punës për ushtrimin e funksioneve të njëjta ose të ndryshme, në të njëjtën kategori të shërbimit civil. Për rastet kur nëpunësja/i civil është e nivelit drejtues të ulët, mesëm apo të lartë, transferimi sipas këtij neni bëhet për periudhën e mbetur të mandatit për të cilin është emëruar”. – thuhet në paragrafin 1, neni 65, të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Nga Komuna e Podujevës e kanë konfirmuar se Fikret Bislimi kishte punuar mësimdhënës nga 01.09.2005 deri më 31.08.2011 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Enver Maloku” në Podujevë.

Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në Podujevë, ka treguar se Fikret Bislimi kishte punuar mësimdhënës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh, me kontratë të punës që daton më 01.09.2011, me plotësim orësh në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘’ Emin Duraku” në Bajçinë.

“Po para se të transferohet në SHFMU “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh ka punuar edhe në SHFMU “Enver Maloku” Podujevë”- është përgjigjur me shkrim Fetahu, më 02.10.2025.

Sipas Fetahut, Fikret Bislimi kishte lajmëruar në muajin prill 2025 largimin nga puna e mësimdhënësit me arsyetimin se po kalon në Bibliotekën Kombëtare.

Për transferimin e Fikret Bislimit në Bibliotekën Kombëtare, Ministria e Punëve të Brendshme i ka thënë KALLXO.com se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk parasheh obligimin për njoftim të Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP) për transferimet e nëpunësve të shërbimit publik, por transferimi regjistrohet në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) të DMZP-së.

Kurse, Hajrulla Çeku, ministri në detyrë i Kulturës nuk i është përgjigjur pyetjeve të KALLXO.com nga data 11.10.2025 për transferimin e vëllait të sekretarit Bislim Bislimi në Bibliotekë Kombëtare të Kosovës.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”