Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Thaçi për babanë e tij: Vdekja e tij më ka ndryshuar shumë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Hashim Thaçi - Foto: Denis Sllovinja | KALLXO.com

Thaçi për babanë e tij: Vdekja e tij më ka ndryshuar shumë


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 25 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 26 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 27 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 28 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 29 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

23:54 – Thaçi flet për rastin e Banjskës, ndërsa zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit thot se do të dërgonte në njohje reciproke

Marrëveshja e Uashingtonit e shtatorit të vitit 2020 mes Kosovës e Serbisë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mendon se do duhej rikthyer për zbatim. Ai tha se “është marrëveshje e mirë ekonomike për të dy vendet”.

Këto deklarime Thaçi i ka dhënë në emisionin “Rubikon” në kushte të veçanta, pasi intervista me të është realizuar nën mbikëqyrjen e autoriteteve të Gjykatës Speciale në Hagë, ku është duke qëndruar në paraburgim.

“Zbatimi i saj herët a vonë do të dërgonte pashmangshëm në njohjen reciproke” – citohet të ketë thënë Thaçi, sipas emisionit “Rubikon”, për marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin arritur në shtator të vitit 2020 një marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të asaj kohe (dhe presidentit aktual) të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ndër të tjera, nga kjo marrëveshje Kosova siguroi njohjen nga Izraeli, ndërsa për një vit stopoi lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja.

Sipas Thaçit, Uashingtoni dhe Brukseli nëse vazhdojnë të punojnë së bashku në raport me Kosovën në katër vitet e ardhshme, duket se mund të jenë më të padurueshme me zyrtarët në Prishtinë. 

“Do të jetë e drejtë apo jo, kjo çasje, është e diskutueshme. Për fat të keq, çmimin mund ta paguajnë qytetarët e saj. Nëse Uashingtoni vazhdon qëndrimin vetëm me mbështetje të Bashkimit Europian me rol udhëheqës, kjo do të nënkuptonte që vitet e ardhshme do të kalojnë duke u marrë me sanimin e pasojave të pesë viteve të kaluara – vështirë për të bërë diçka për të ardhmen.” – ka thënë ai.

Tutje, Thaçi konsideron se kjo gjendje mund të jetë edhe më me pasoja. “Vendi mund të kalojë në një fazë të padurueshme, të ziejë në vorbullën e ujit që nuk lëvizë”. 

“Humbja e kohës është çmim i madh për Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e domosdoshme. Ndërkombëtarët do duhej të ndreqnin gabimet që ndodhën në këtë proces, gjatë viteve të fundit. Ata me ose pa vetëdije, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale në vendet përkatëse, kjo jo që nuk solli përmirësimin mes këtyre dy shteteve dhe popujve, por futi përçarje edhe në politikën dhe brenda shoqërive të të dy vendeve. Ky proces mund të ketë sukses veç kur do të ketë agjendë dhe merr kuptim të qartë perëndimor” – citohet të ketë thënë Thaçi.

Mosanëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, për Thaçin paraqet alarm se ku gjendet Kosova së trajtuari, edhe pse tha se shumica e vendeve të këtij Këshilli e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ka folur edhe për sulmin në Banjskë, që ndodhi më 23 dhe 24 shtator 2023, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Si dhe për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, më 29.11.2024.

Thaçi ka thënë se duhet reflektuar se pse pas sulmit në Banjskë Kosova u qortua në rrafshin diplomatik dhe medial, kurse kritikat dhe presioni ndaj Beogradit ishin tepër “elegante”.

“Edhe pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepencit, përsëri, fare lehtësisht në mediat ndërkombëtare dhe qendrat vendosëse ngriten dilemën, a ishte akt sabotazhi nga Serbia apo veprim elektoral lokal. Askush nuk mund t’i fusë në lajthitje mekanizmat ndërkombëtarë, ata e kontrollojnë edhe tokën, edhe qiellin e Kosovës” – ka shtuar Thaçi.

Ai ka kritikuar se si ka ndodhur tolerimi i largimit të sulmuesve në Banjskë qetësisht në pikë të ditës. Sipas tij, vetëm hetimi i thellë në këtë rast mund ta zbardhë atë.

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën gjyqësore të mbajtur më 16.07.2025 ka marrë vendim për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes për hedhjen poshtë të disa pikave të akuzave në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Gjatë seancës së sotme gjyqësore Trupi Gjykues II rrëzoi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes për hedhjen poshtë të akuzave në bazë të rregullës 130 të Rregullores.” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Aktakuza

Aktakuza aktuale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023. Sipas Aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit – duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara prokurori Xhek Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni, se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë Aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.

Sipas Prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.

Pjesë e Aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Prokurorisë ato janë kryer në: Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në Aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në Kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima tjera, të cilat ishin dërguar në Kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në Aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushnik ishte arrestuar një person nga pjesëtarët e UÇK-së, ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje 10 net rresht, ndërsa në fund ishte vrarë.

Aktakuza pretendon tutje se pas një ofensive serbe forcat e UÇK-së në Llapushnik kishin arrestuar afërsisht 30 persona dhe se disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë, ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.

Aty përshkruhet edhe për 6 vrasje të kryera në Drenoc. Sipas Prokurorisë 6 burra ishin arrestuar, rrahur e vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë kurrë më.

Pjesë e Aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civilëve serbë në Malishevë. Sipas Aktakuzës, në korrik të vitit 1998, një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë, në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civilë ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së, e më pas ishin qëlluar e vrarë.

Në këtë Aktakuzë Prokuroria e Specializuar nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe Qendrën e Paraburgimit në Kleçkë.

Në këtë lokacion – sipas Prokurorit të Specializuar – gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Sipas Aktakuzës një person tjetër kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec. Ata, sipas Aktakuzës, ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre, ndërsa nuk ishin parë kurrë më.

Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e sipërmendura – sipas Prokurorit të Specializuar – është përgjegjësia komanduese.

Më 06.12.2024, Gjykata Speciale ka njoftuar për një Aktakuzë të re kundër Hashim Thaçit.

Për Aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Sipas Aktakuzës Thaçi, si dhe Hajredin Kuqi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Demaku akuzohen për “ndikim në dëshmitarë”.

22:57 – Thaçi për themelimin e Gjykatës Speciale: U përballëm me situatën “hip se të vrava, zbrit se të vrava”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pyetur në emisionin “Rubikon” nëse do t’i kërkonte përsëri Parlamentit të Kosovës themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë siç kishte bërë më 2015.

Në intervistën e zhvilluar në kushte të veçanta, pasi është mbikëqyrur nga autoritetet e Gjykatës Speciale në Hagë, meqë ai ndodhet në paraburgim në këtë Gjykatë, Thaçi ka dashur ta depersonalizojë këtë çështje.

Sipas ish-presidentit Thaçi, procesi i themelimit të kësaj Gjykate nuk ishte disponim apo vullnet individi, por përgjegjësi ose jopërgjegjësi shtetërore dhe kombëtare përballë vetes së tyre dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas tij, në këtë rast janë përballur me situatën “hip se të vrava, zbrit se të vrava”, por pse u gjenden në këtë situatë Thaçi ka thënë se “sot nuk mund të flas”.

“Ka dallim epokal të rrethanave ndërkombëtare të vitit 2015 dhe zhvillimeve botërore sot më 2025, duke përfshirë edhe qëndrimin e SHBA-ve, BE-së dhe OKB-së në raport edhe me Kosovën. Kosova ishte përballë dy sfidave, të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Europian, ose Kosovës do t’i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por që do të përkrahej edhe nga SHBA dhe BE.” – citohet të ketë thënë Thaçi sipas emisionit “Rubikon”.

Megjithatë, Thaçi ka vlerësuar se Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme.

“Me garancë nga partnerët amerikanë dhe europianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por nënvizoj, detyrimisht të respektohet. Sikur të ndodhte e kundërta, Kosova do të akuzohej nga shumëkush se pse ju dha kjo mundësi Rusisë e Kinës. Gjithashtu, një Gjykatë e tillë do të ishte në kuadër të Rezolutës 1244, kjo do të shënonte kthim prapa për Kosovën.” – ka shtuar Thaçi.

Pastaj, Thaçi është përgjigjur në pyetjen sikur të mund të kthehej koha prapa, a do të vepronte në të njëjtën mënyrë për themelimin e kësaj Gjykate.

Ai ka thënë se “sikur të bëja gjënë e kundërt, sot do të akuzohesha po prej të njëjtëve njerëz, se pse nuk u themelua Gjykata nga institucionet e Kosovës bashkë me perëndimorët”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën gjyqësore të mbajtur më 16.07.2025 ka marrë vendim për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes për hedhjen poshtë të disa pikave të akuzave në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Gjatë seancës së sotme gjyqësore Trupi Gjykues II rrëzoi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes për hedhjen poshtë të akuzave në bazë të rregullës 130 të Rregullores.” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Aktakuza

Aktakuza aktuale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023. Sipas Aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit – duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara prokurori Xhek Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni, se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë Aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.

Sipas Prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.

Pjesë e Aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Prokurorisë ato janë kryer në: Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në Aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në Kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima tjera, të cilat ishin dërguar në Kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në Aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushnik ishte arrestuar një person nga pjesëtarët e UÇK-së, ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje 10 net rresht, ndërsa në fund ishte vrarë.

Aktakuza pretendon tutje se pas një ofensive serbe forcat e UÇK-së në Llapushnik kishin arrestuar afërsisht 30 persona dhe se disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë, ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.

Aty përshkruhet edhe për 6 vrasje të kryera në Drenoc. Sipas Prokurorisë 6 burra ishin arrestuar, rrahur e vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë kurrë më.

Pjesë e Aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civilëve serbë në Malishevë. Sipas Aktakuzës, në korrik të vitit 1998, një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë, në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civilë ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së, e më pas ishin qëlluar e vrarë.

Në këtë Aktakuzë Prokuroria e Specializuar nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe Qendrën e Paraburgimit në Kleçkë.

Në këtë lokacion – sipas Prokurorit të Specializuar – gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Sipas Aktakuzës një person tjetër kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec. Ata, sipas Aktakuzës, ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre, ndërsa nuk ishin parë kurrë më.

Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e sipërmendura – sipas Prokurorit të Specializuar – është përgjegjësia komanduese.

Më 06.12.2024, Gjykata Speciale ka njoftuar për një Aktakuzë të re kundër Hashim Thaçit.

Për Aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Sipas Aktakuzës Thaçi, si dhe Hajredin Kuqi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Demaku akuzohen për “ndikim në dëshmitarë”.

21:46 – Thaçi për babanë e tij: Vdekja e tij më ka ndryshuar shumë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për emisionin “Rubikon”, ka folur për babanë e tij, Haxhi Thaçin, i cili vdiq këtë vit .

Intervista me Thaçin u tha se është realizuar nën mbikëqyrjen e autoriteteve të Gjykatës Speciale në Hagë, pasi ai ndodhet në paraburgim në këtë Gjykatë. Përgjigjet e Thaçit në këtë intervistë u lexuan, pasi ato ishin me shkrim.

Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, ka vdekur më 16.03.2025, ndërsa është varrosur pas dy ditësh. 

Thaçi pati mundësinë ta vizitonte varrin e tij në Burojë të Skenderajt, më 21.03.2025 dhe një ditë më pas është kthyer në Hagë.

Gjatë vitit 2024, Thaçi ka kujtuar se për dy orë është takuar me prindërit, pasi e kanë vizituar në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Në janar të këtij viti, Thaçi tha se kishte kuptuar nga familjarët se është rënduar gjendja shëndetësore e babait të tij.

Thaçi ka kujtuar takimin e tij të fundit me babanë, i cili kishte qenë i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai ka thënë se disa herë u pyet nga ai: “A je kthy me shokët?”, duke nënkuptuar të akuzuarit e tjerë që po gjykohen në Hagë, ndërsa Thaçi tha se u detyrua ta gënjente, duke i thënë: “Po”.

“Duhej t’i thosha: “Po”. U gëzua si fëmija. Derisa Lumja  e ushqente me supë, dëshironte të fliste e të fliste me mua me gjithë fuqinë e mbetur. “Shumë mirë që qenkan lëshu krejt shokët”, e përsëriti disa herë atë ditë” – ka thënë Thaçi.

Pastaj, kur është dashur të largohej, Thaçi i ka thënë babait të tij: “Po shkoj në Burojë, të pres atje për çaj”.

“M’u përgjigj: shumë mirë, shko se edhe unë vij me kësmet shpejt, nuk kam çka me nejtë këtu…” – i ka thënë babai atij.

Thaçi ka kujtuar edhe takimin paraprak me prindërit.

“I ruaj të freskëta me dhimbje dhe forcë gjestet e nënës dhe babait, duart e ngrohta të tyre, përqafimin e përmallshëm, gjatë kësaj vizite vërejta më shumë rrudha në ballin e tyre, por kujtesë dhe kthejlltësi mendore të mirë. Kur u përshëndetëm dinjitetshëm më thanë: “Rruga e mbarë dhe mirë u pafshim!”, me zemër të lënduar, pa lot në sy, por thellë mendueshëm… Po atë mbrëmje u ktheva në Hagë” – citohet të jetë përgjigjur Thaçi sipas emisionit “Rubikon”.

“Homazhet lamtumirëse dhe akademinë përkujtimore i përcolla në TV nga vetmia e qelisë. Flamuri kombëtar dhe shtetëror i shkonin për hijeshi mbi arkivol. Falenderime dhe respekte për të gjithë ata dhjetëra e mijëra njerëz që ndanë dhimbjen dhe solidaritetin me familjen. Unë nuk arrita ta prisja babën, as të vdekur, as të gjallë, në vendlindje. As një grusht dhe nuk arrita ta hedhja gjatë ceremonisë së varrimit. Rendi e donte të isha i pari, ta prisja në Burojë, siç i kisha premtuar; shkova i fundit. Sot i them: Babë edhe për këtë mungesë të paarsyeshme jam plotësisht i pafajshëm” – ka shtuar Thaçi sipas emisionit “Rubikon”.

Pasi kishte vizituar varrin e të atit, Thaçi ka shkuar dhe kishte takuar nënën e tij, e cila citohet në emisionin “Rubikon” t’i ketë thënë: “Lum baba yt për vete, e lum ti për babën!”.

“Vdekja e tij më ka ndryshuar shumë, është zbrazëti që nuk po e mbush assesi. Po jetoj me ndjesinë dhe pikëllimin e koha nuk po më zbut, po e ruan dhimbjen. Mendoj për ditët kur ishte gjallë, ndjej një ringjallje të tij në jetën time. Ai la një dritë, e cila nuk do të fiket kurrë në familjen tonë… Jam i vetëdijshëm që mërzia dhe burgu nuk shkojnë bashkë” – ka thënë Thaçi.

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën gjyqësore të mbajtur më 16.07.2025 ka marrë vendim për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes për hedhjen poshtë të disa pikave të akuzave në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Gjatë seancës së sotme gjyqësore Trupi Gjykues II rrëzoi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes për hedhjen poshtë të akuzave në bazë të rregullës 130 të Rregullores.” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Aktakuza

Aktakuza aktuale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023. Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit – duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara prokurori Xhek Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni, se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë Aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.

Sipas Prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.

Pjesë e Aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Prokurorisë ato janë kryer në: Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Në Aktakuzë thuhet se një person gjatë vitit 1998 ishte mbajtur në Kazermat e UÇK-së në Jabllanicë dhe ishte rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Aktakuza pretendon se fatin e njëjtë e kishin pasur edhe dy viktima tjera, të cilat ishin dërguar në Kazermën e UÇK-së në Jabllanicë.

Përpos vrasjeve në Jabllanicë në Aktakuzë pretendohet se në fshatin Llapushnik ishte arrestuar një person nga pjesëtarët e UÇK-së, ishte rrahur dhe ishte marrë në pyetje 10 net rresht, ndërsa në fund ishte vrarë.

Aktakuza pretendon tutje se pas një ofensive serbe forcat e UÇK-së në Llapushnik kishin arrestuar afërsisht 30 persona dhe se disa prej tyre më pas ishin lënë të lirë, ndërsa të tjerët ishin qëlluar dhe vrarë.

Aty përshkruhet edhe për 6 vrasje të kryera në Drenoc. Sipas Prokurorisë 6 burra ishin arrestuar, rrahur e vrarë dhe eshtrat e tyre nuk ishin parë kurrë më.

Pjesë e Aktakuzës janë edhe akuzat për vrasjen e 11 civilëve serbë në Malishevë. Sipas Aktakuzës, në korrik të vitit 1998, një grup prej 11 të arrestuarish serbë u transferuan në një dhomë, në bodrumin e një ndërtese në Malishevë. Aty përshkruhet se këta civilë ishin rrahur dhe shqelmuar nga anëtarët e UÇK-së, e më pas ishin qëlluar e vrarë.

Në këtë Aktakuzë Prokuroria e Specializuar nuk e ka lënë pa e përfshirë edhe Qendrën e Paraburgimit në Kleçkë.

Në këtë lokacion – sipas Prokurorit të Specializuar – gjashtë persona ishin dërguar dhe ishin rrahur për vdekje nga pjesëtarët e UÇK-së.

Sipas Aktakuzës një person tjetër kishte vdekur si rezultat i keqtrajtimit në Kukës. Në këtë keqtrajtim thuhet se kishte marrë pjesë edhe Sabit Geci.

Tre persona të tjerë ishin arrestuar në Rahovec. Ata, sipas Aktakuzës, ishin rrëmbyer nga ushtarët e UÇK-së në shtëpitë e tyre, ndërsa nuk ishin parë kurrë më.

Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e sipërmendura – sipas Prokurorit të Specializuar – është përgjegjësia komanduese.

Më 06.12.2024, Gjykata Speciale ka njoftuar për një Aktakuzë të re kundër Hashim Thaçit.

Për Aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Sipas Aktakuzës Thaçi, si dhe Hajredin Kuqi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Demaku akuzohen për “ndikim në dëshmitarë”.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”