Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Sveçla: Pajisjet ushtarake dhe municioni u gjetën në pronën e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Xhelal Sveçla, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Foto: KALLXO.com

Sveçla: Pajisjet ushtarake dhe municioni u gjetën në pronën e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Gjatë një aksioni të zhvilluar në Zveçan, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur uniforma kamuflazhi, karikatorë me fishekë dhe radiolidhje, të cilat dyshohet se lidhen me rastin Banjska.

Pak kohë më vonë, më 18.09.2025, ministri në detyrë i Punëve të Brendeshme, Xhelal Sveçla, tha se municioni dhe pajisjet ushtarake, janë gjetur në pronën e Nemanja Radivojeviq, i njohur si “Gandi”. Sipas Sveçlës, Radivojeviq është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës më 24.09.2023 në Banjskë, ngjarje gjatë së cilës humbi jetën, rreshteri policor Afrim Bunjaku. Emri i tij është pjesë e aktakuzës kundër 45 personave në rastin “Banjska”, e cila është ngritur nga Prokuroria Speciale më 11.09.2024.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar rëndësinë e këtij sekuestrimi.

“Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës” – shkroi Sveçla në Facebook më 18.09.2025.

Ai gjithashtu theksoi rrezikun që mbetet për vendin për shkak të mosdorëzimit të personave të dyshuar nga Serbia.

“Por, për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste që të cenojnë Kosovën” – shkroi mes tjerash Sveçla.

Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elashani, gjatë ditës konfirmoi se mjetet e gjetura kanë qenë në një rimorkio.

Sipas tij, Policia konsideron se rimorkio është pronë e një personi që dyshohet për përfshirje në rastin e sulmit në Banjskë dhe është në kërkim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Aty nuk ka banues, mirëpo konsiderojmë që e dijmë të dyshimtin dhe tash vazhdojmë me procedura të tjera” – tha tutje Elshani.

Në dhjetor të vitit 2024, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media kishte thënë se Millan Radoiçiq caktoi dy persona për të kryer sulme në veri. Sipas tij, njëri ndër ta ishte edhe Nemanja Radivojeviq, i njohur me noftën “Gandi”.

“Ata janë Nemanja Radivojeviq, i njohur me nofkën ‘Gandi’ dhe tjetri Vlladimir Radivojeviq, me nofkën ‘Mami’”- kishte deklaruar Kurti më 24.12.2024, rreth dy muaj pas ngritjes së aktakuzës për rastin “Banjska”.

Sulmi terrorist në Banjskë

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë më 24.09.2023, kur afër Manastirit në Banjskë të Zveçanit, së bashku me disa policë të tjerë kishin intervenuar pas një informate se në një urë ishin vendosur barrikada.

Një mjet shperthyes, që dyshohet se ishte me telekomandë, i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Aty ishte plagosur edhe polici, Alban Rashiti, teksa kishte pasur shkëmbim zjarri me një grup që sulmoi Policinë e Kosovës.

Pamjet e marra nga droni, të cilat u publikuan më 26.09.2023, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, shfaqën një grup të terroristëve të armatosur e uniformuar, jashtë objektit të bujtinës së Manasatirit të Banjskës, të cilët mbanin maska e kapela ushtarake. Po ashtu, Policia e Kosovës kishte njoftuar se në njërën prej veturave të grupit terrorist, që është konfiskuar në Banjskë të Zveçanit, janë gjetur edhe dokumente të Millan Radoiçiqit.

Në mesin e terroristëve ishte edhe Millan Radoiçiq, i cili më 29.09.2023, përmes një letre të cilën e ka lexuar avokati i tij, Goran Petronijeviq, e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24.09.2023 në Banjskë të Zveçanit. Madje në po të njëjtën letër ai tha se jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe.

“Unë personalisht kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për të mbrojtur popullin tonë nga okupatori. Unë kam marrë vendim të bëj këtë akt të them se Kosova është vendi im, shtëpia ime, pjesë përbërëse e shtetit tim, Republikës së Serbisë, po merret me dhunë ndërsa populli serb dëbohet me qëllim përfundimtar që Kosova të pastrohet tërësisht nga populli serb” – thuhet në letrën e Radoiçiq.

Millan Radoiçiq është arrestuar më 03.10.2023 në Beograd dhe ishte ndaluar për 48 orë. Radoiçiq u intervistua nga Prokuroria në Serbi dhe është lënë i lirë që të hetohet në liri ndërsa vazhdon të jetojë atje.

Më 06.12.2023, INTERPOOL kishte lëshuar fletarrestim për Millan Radoiçiq. Përveç, Millan Radoiçiqit, lista e personave të cilët kanë një fletarrest nga INTERPOOL, përbëhet edhe nga 19 persona të tjerë të cilët dyshohen për sulmin terrorist në Banjskë.

Sulmin terrorist në Banjskë e dënuan akterë të shumtë ndërkombëtarë e vendorë.

Çka thotë aktakuza e Prokurorisë për rastin “Bajnska” ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku 

Ndaj 45 personave – në krye të të cilëve qëndron ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq – është ngritur aktakuzë më 11.09.2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas aktakuzës, mbi 45 të akuzuarit rëndojnë veprat penale për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje e parasë.

Kjo pasi të njëjtit akuzohen se më 24.09.2023 kanë kryer sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit duke lënë të vrarë zyrtarin policor, Afrim Bunjaku.

Dosja e Prokurorisë që ka siguruar KALLXO.com tregon me iniciale se cilët janë 45 të akuzuarit, e se cili ishte qëllimi i tyre.

“Duke vepruar sipas përgatitjeve dhe planit të mirë organizuar paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Serbisë” – thuhet në këtë dosje.

Prokuroria ka thënë se si rezultat i dhunës së përdorur ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policor dhe popullatës civile.

Në grupin kriminal të strukturuar të udhëhequr nga Radoiçiq janë këta të akuzuar.

Milan Radoiqiq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesha Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Gjordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Urosh Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuckoviç, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviç, Marko Arsiç, Zharko Cvetkoviç, Krsto Damjanoviç, Stefan Milosavljeviç, Marko Saviç, Aleksandar Jevremoviç, Radosh Gvozdiç, Ivan Miliç, Gojko Zubaç, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Milosh Milenkoviq, Gjorgje Baloviq, Danijel Gjukiç, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Milosh Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq, Vladan Iliq, Radule steviq dhe personi juridik, “Rad D.O.O.”.

Ndërsa, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, po ashtu të akuzuar për terrorizëm janë në paraburgim që nga shtatori i 2023.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka njoftuar më 11.09.2024 se kanë ngritur aktakuzë për 45 persona për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Naim Abazi, prokurori i Speciales që udhëhoqi hetimet e sulmit terrorist të 24.09.2023 tregoi në detaje se si u hetua i gjithë ky rast.

Abazi në një konferencë për media tha se ndaj 45 të akuzuarve rëndojnë veprat penale për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje e parasë.

Prokurori tha se hetimet për Banjskën kanë qenë më komplekset që ka pasur kjo prokurori ndonjëherë dhe në hetim janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatim të ligjit.

Sipas Abazit deri më tani janë realizuar afër 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur.

“Janë analizuar rreth 120 pajisje elektronike dhe rreth 1 mijë e 266 armë dhe pajisje të tjera dhe kemi siguruar me qindra dokumente që përmbajnë prova kritike për këtë çështje” – tha prokurori.

Tutje ai shtoi se gjatë hetimeve kanë hasur në disa sfida të rëndësishme duke përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar dhe vështirësitë në gjurmimin e fondeve dhe shpëlarjes së parave dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të përfshira në aktivitet kriminale nga ana e të akuzuarve.

“Kanë pasur role të ndryshe brenda këtij grupi kriminal duke filluar nga organizimi, drejtimi i aktiviteteve terroriste deri tek financimi dhe shpëlarja e parave” – theksoi tutje prokurori.

Në konferencë Abazi njoftoi se ndër të akuzuarit kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit Millan Radoiçiq, i cili u tha se ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale.

Seancat gjyqësore për rastin “Banjska”

Seanca e fundit gjyqësore për rastin “Banjska”, ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, u mbajt më 24.07.2025. Ajo ishte me dyer të mbyllura për publikun dhe mediat.

Kjo pasi më 24.07.2025 është paraparë që të dëgjohet një dëshmitar i nacionalitetit serb, lidhur me ndodhinë e datës 23 dhe 24.09.2023 ku kishte mbetur i vrarë rreshteri policor, Afrim Bujnaku.

“Kjo seancë e dëgjimit të dëshmitarit, të jetë e mbyllur për publikun për arsye se dëshmia e këtij dëshmitari është e ndjeshme për të cilën përfshihen informata për çështje të sigurisë kombëtare të strukturave paralele të organizuara veprimtarinë e tyre ilegale në veri të vendit dhe përfshinë personazhe që janë të përfshira në ngjarjen e rëndë të armatosur në fshatin Banjskë e që ka pasur pasoja serioze. Meqenëse dëshmia e këtij dëshmitari lidhet kryesisht me rekrutimin, organizimin, pagesat dhe kontaktet mes strukturave të dyshuara ilegale përfshirë edhe elementet që mund të dërgojnë në idendifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari krimnale për më tepër ekziston edhe rrezik real për sigurinë personale të dëshmitarit dhe familjes së tij, në rast se kjo dëshmi do të jepet në prani të publikut dhe mediave”- ishte kërkesa e Prokurorit Special, Naim Abazi.

Tre të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 2023, Dushan Maksimoviq, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq, në Shqyrtimin kryesor më 17.04.2025 nuk e pranuan fajësinë, lidhur me veprat penale që u vihen në barrë.

Në këtë rast ishin dëgjuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kishin intervenuar në orët e para të mëngjesit të 24.09.2023, kur edhe kishte filluar sulmi terrorist nga grupi i cili udhëhiqej nga Milan Radojçiq.

Raportimet në lidhje me sulmin në Banjska i gjeni në këtë LINK.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”