Foto: KALLXO.com Ilustrim
Sulmoi të miturin me mjet të mprehtë, arrestohet një person në Prishtinë
15.10.2025 - 10:09
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një të mitur me një mjet të mprehtë në Prishtinë.
Sipas Policisë, personi i arrestuar më 13.10.2025 dyshohet se e ka sulmuar të miturin pas një mosmarrëveshje.
Organet e rendit bëjnë të ditur se i mituri është dërguar në QKUK për trajtim.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.