Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 29.11.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete të rajonit të Prishtinës do të ketë ndërprerje të rrymës.
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/10)kV Prishtina 6 do të ndërprehet:
TS.10/04kV Qendra Kardiale e Kosovës (kodi: 19100040076) nga ora 10:00 deri 16:00
TS.10/04kV Enti Higjienik (kodi: 19100040075) nga ora 10:00 deri 16:00
TS.10/04kV MAP-Insituti i Forenzikës Psikiatrike (kodi: 19100040096) nga ora 10:00 deri 16:00
Vendet: Qendra Kardiale e Kosovës, Enti Higjienik, MAP-Insituti i Forenzikës Psikiatrike.
Arsyeja: Vendosja e kthinave me ndërpresë ne stabilimentin e Entit Higjienik.
2.
Nga NS 35/10[kV] Fushë Kosova II do të ndërprehet:
NS 10/0.4[kV] TS Ashkalitë II (kodi: 15100007085) nga ora 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: Lagjja te Ashkalitë II.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri- vendosja e shtyllave dhe instalimi i kabllos ABC.