Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Sulmi në Solingen të Gjermanisë- Kthesë e ashpër në politikën e azilit?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

Sulmi në Solingen të Gjermanisë- Kthesë e ashpër në politikën e azilit?

Pas sulmit në festimet e përvjetorit të qytetit në Solingen me tre të vdekur, politikanët nga CDU dhe FDP po kërkojnë të merren masa të menjëhershme në politikën e azilit. Kancelari Scholz shkon të hënën në Solingen.

Pas sulmit me thikë me tre të vdekur dhe tetë të plagosur në festimet e 650-vjetorit të qytetit Solingen të shtunën, kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) dhe kryeministri i landit Renani-Veriore, Vestfali, Hendrik Wüst. (CDU) përkujtojnë sot (26.08.) viktimat në qytetin e Solingenit. Ata zhvillojnë bisedime me kryebashkiakun Tim Kurzbach (SPD).

Të dielën në mbrëmje në televizionin, ZDF-së, Wüst kërkoi një vlerësim të ri të situatës nga Ministria e Jashtme në mënyrë që të jetë në gjendje të dëbojë më shpejt njerëzit në Siri. “Ka shumë pyetje. Ka gjithashtu shumë autoritete të përfshira. Kjo duhet të sqarohet dhe ne duhet të flasim qartë nëse diçka ka shkuar keq.”

Kritika për dështim të dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi

Pas sulmit me thikë në Solingen, politikanë të ndryshëm po bëjnë thirrje për njëkurs më të ashpër në politikën e azilit. Debati po zhvillohet në sfondin e dy zgjedhjeve të rëndësishme në lande në Tyringi dhe Saksoni të dielën. “Mjaft”, tha kreu i CDU-së Friedrich Merz në ARD, duke iu drejtuar Scholz-it dhe qeverisë së tij të koalicionit, të cilën ai e akuzoi indirekt për një “politikë naive të migracionit”.

Përveç kërkesës për dëbime në Siri dhe Afganistan, Merz rinovoi gjithashtu kërkesën për ndalimin e pranimit të refugjatëve nga këto vende. “Tani është arritur pika ku duhet të ndërmerren veprime dhe nuk duhet të jepen më fjalime rituale,” tha Merz. Kreu i CDU, kërkoi kontrolle të vazhdueshme dhe kthime që në kufi.

Deputeti i grupit parlamentar të FDP, Konstantin Kuhle u shpreh se ka dështim në nivelet federal dhe landi. Ai tha për gazetën “Rheinische Post” se kthimet kanë dështuar: “Pas Solingenit, nuk mund të lihet asnjë gur pa lëvizur mes qeverisë federale dhe atyre të landeve për këtë çështje”. Kushdo që nuk ka arsye arsye për mbrojtje duhet të largohet menjëherë nga Gjermania. Drejtuesja e partisë populiste të djathtë, AfD-së, Alice Weidel tha, se nevojitet është një “kthim i menjëhershëm i politikës së migracionit”.

Sulmuesi i dyshuar për vrasjet me thikë në Solingen duhej të deportohej në Bullgari vitin e kaluar. Autoritetet i konfirmuan raportimet përkatëse të disave, sipas agjencisë së lajmeve dpa. Kërkesa e sirianit për azil në Gjermani ishte refuzuar më parë. Personi kishte hyrë në Bashkimin Evropian nëpërmjet Bullgarisë – kështu që sipas rregullave të Dublinit ai do të duhej të aplikonte për azil atje. Pas refuzimit të azilit ai u fsheh në Gjermani, kështu që dëbimi nuk ishte më i vlefshëm dhe siriani u transferua në Solingen, shkroi gazeta “Welt”./DW


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”