Skandali i raportuar nga KALLXO- Suspendohet gjyqtarja Naime Krasniqi
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 25 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 26 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 27 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 28 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 29 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 30 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 31 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 32 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 33 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 34 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 35 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 36 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Në një mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që të suspendoj gjyqtaren e Departamentit të Përgjithshëm, Naime Krasniqi- Jashanica.
Përveç suspendimit, ndaj Gjyqtares Krasniqi- Jashanica do të themelohet edhe një panel hetimor dhe do të hetohen e trajtohen të gjitha veprimet e saj të cilat i kishte ndërmarrë gjatë një seance për një rast të dhunë në familje në prill të vitit 2024.
Njoftimin KGJK e publikoi gjatë ditës së sotme duke thënë se “Këshilli pas shqyrtimit dhe analizimit të rastit disiplinor ka themeluar panelin hetimor dhe me votim unanim ka vendosur për suspendimin e subjektit të hetimit deri në një vendim tjetër të Këshillit”.
Deri te themelimi i këtij paneli hetimor e edhe suspendimi i gjyqtares, erdhi pas një hulumtimi të cilin e publikoi më 06.09.2025 e në të cilin shfaqej incizimi i siguruar nga KALLXO.com që tregon gjyqtaren Naime Krasniqi- Jashanica dhe prokuroren Edina Jupolli duke biseduar me të akuzuarin për dhunë në familje, ndërsa viktimës, që është një nënë e një vajze 4-vjeçare, planifikohet t’i mohohet e drejta e fjalës në gjykatë.
KALLXO.com ka kontaktuar me gjytaren Krasniqi, por e njëjta nuk deshi të komentojë vendimin e KGJK-së.
“O çka, çka, a po me leni rahat”- tha gjyqtarja Krasniqi- Jashanica.
Hulumtimi i KALLXO.com
“Mirë që nuk të kam çu në paraburgim”, “Gjyqtare mos e lejo me çelë gojën”, “Trurin ma ka shpëla”, këto janë vetëm disa nga fjalitë të cilat janë dëgjuar në një audio-incizim të cilin ka arritur KALLXO.com ta sigurojë në lidhje me një diskutim mes një prokuroreje, një gjyqtareje në Prishtinë dhe një të akuzuari për dhunë në familje, ndaj të cilit rëndojnë akuzat se rrahu e kërcënoi me vrasje gruan e tij.
I gjithë diskutimi ndodh brenda një hapësire, konkretisht zyrës së gjyqtares në Prishtinë, Naime Krasniqi- Jashanica. Ajo lejon që brenda të diskutohet epilogu i një rasti të dhunës në familje, lejon ofendimet që bëhen ndaj viktimës e madje edhe rekomandimet që prokurorja Edina Jupolli i jep të akuzuarit për dhunë në familje.
Prokurorja Edina Jupolli e cila nga muaji korrik 2025 ka dalë në pension, bashkë me gjyqtaren Naime Krasniqi-Jashanica janë incizuar deri sa po diskutonin për një rast të dhunës në familje, viktima ishte një grua nënë e një vajze 4-vjeçare, e cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dyshohet se u rrah e u kërcënua me vrasje nga i dyshuari Arton Tullari.
Autori i incizimit është vetë i akuzuari Arton Tullari, i cili deri sa ishte duke u kthyer nga Gjermania ishte hasur nga policia e që më pas ishte dërguar në gjykatë për shkak të aktakuzës që ishte ngritur ndaj tij nga Edina Jupolli, prokurore në atë kohë.
Por për të mbajtur shqyrtimin fillestar për rastin e dhunës në familje e cila paraprakisht ishte përcaktuar me datë 10.04.2024, gjyqtarja Naime Krasniqi-Jashanica fton edhe viktimën pak para orës 15:00.
E nga incizimi nis edhe të vërehet sjellja tendencioze ndaj viktimës nga ana e gjyqtares, e tutje edhe komunikimi pasues në këtë diskutim që po bëhej në zyrën e gjyqtares Krasniqi- Jashanica në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
E në vend që prokurorja e cila kishte ngritur aktakuzën për të dyshuarin për dhunë në familje të sillej në mënyrë profesionale, ajo vendos të qëndroj në zyrën e gjyqtares dhe të nis një bisedë me të pandehurin e saj e që nuk munguan as këshillat, as nënçmimi ndaj viktimës dhe as ofendimet.
Gjyqtarja Naime Krasniqi: A po don me ardhë në seancë a s`po don? Ani ora është 15 minuta në 3 (15:00). Ku je ti? Po leje ata hajde vet, s`më vyn kurrgjë mua ajo.
Arton Tullari, i akuzuar: Nëse don me avokate, e marrë edhe unë avokatin tem.
Gjyqtarja Naime Krasniqi: A…?
Arton Tullari, i akuzuar,: Nëse don me avokate me ardh e marrë edhe unë temin.
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Kadal more, kadal more o ti, kadal more?
Arton Tullari, i akuzuar,: E kontaktoj edhe unë, unë kam mendu se veç…
Prokurorja Edina Jupolli: Po, a ki pare? Paske pare me gjujt a? S`ke në seancë, ke thanë jam i pafajshëm, u kry ma, seanca… (nuk dëgjohet mirë) jam i pafajshëm…
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Po de, hiç nuk ke nevojë me prit avokatin të lutem, hajde të lutem, a e din zyren tem ku e kam? Po, hajde, hajde merre një taksi ose hajde. Hajde, hajde, tung, tung…
Prokurorja Edina Jupolli: Gjyqtare, gjyqtare edhe mos e lejo me çel gojën.
Arton Tullari, i akuzuar,: O pasha një allah mua ma ka prish kryt kjo 5-6 vjet, ty ta prishi 5-6 minuta.
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Po valla po.
Pra ky komunikim është u bërë mes gjyqtares dhe viktimës në telefon e present në zyrë është i akuzuari për dhunë në familje. Prokurorja kërkon nga gjyqtarja që të mos ta lejojë viktimën e dhunës në familje të flas në seancë e i akuzuari përulë viktimën duke u shprehur se do të mbesin deri vonë në rast se nis viktima të flas për dhunën që dyshohet se iu shkaktua asaj nga i akuzuari.
Komunikimi vazhdon edhe më tutje.
Arton Tullari: Po pasha një allah dhe veç qëllimin e ka nuk e di çka ka ky njeri, nuk e di edhe unë prej Gjermanisë çka po i bëj. Nuk e di çka po i bëj qe katër muaj nuk kam qenë këtu.
E qysh me ja pranu pasha Allahun rrenat e saj, hajt qysh?
Prokurorja Edina Jupolli: Veç këqyre…
Arton Tullari, i akuzuar: Veç këqyre, mjeku këqyre konstatimi mjekësor po thotë sipas raportit mjekësor, sipas ekspertit të mejkësisë ligjore nuk janë konstatuar dëmtime të dukshme të jashtme trupore.
Gjyqtarja Naime Krasniqi nuk dëgjohet mirë.
Prokurorja Edina Jupolli: Qata duhet me qenë ndonjë gërvishtje, ndoshta ka skuqje.
Arton Tullari, i akuzuar: Nuk janë konstatuar, e rrenat që i ka thanë po më dhemb veshi ato unë, po më dhemb kryt…. Edhe 48 orë i kam mbajtë burg falë juve prokurore, faleminderit, po sen vallahi nuk kam bo veç.
Prokurorja Edina Jupolli: Po njeri duhet ajo çka me bo unë? Ajo….
Arton Tullari, i akuzuar: Pa e vërtetu mos me më çu në burg.
Prokurorja Edina Jupolli: Jo me deklaratë…
Arton Tullari, i akuzuar: Dy ditë më ke mbajtë në burg pa të bo kurrgjë, as asaj, as ty.
Prokurorja Edina Jupolli: Gjyqtare kur të vjen ajo, mos gabo me lanë me folë.
Arton Tullari, i akuzuar: Ai nëse e lë me folë ke me mbet këtu me flejtë.
Prokurorja Edina Jupolli: Kjo seancë është, është seancë s’ka m`u deklaru ajo hiç, se si i pafajshëm kurrkush nuk deklarohet as prokurori, as ajo s`ka të drejtë m`u deklaru, veç me nejt.
Arton Tullari, i akuzuar: Ajo paska shkru tri faqe s`di çka ka me folë ma? ( I referohet intervistimit)
Prokurorja Edina Jupolli: A po e sheh, te unë ka qenë, trurin ma ka shpërla, trunin.
Arton Tullari, i akuzuar: Edhe unë nuk e di përnime, pasha Zotin e kisha pranu, po pasha qet diell që po nxen nuk e kam prekë me dorë. S`di qysh me i thanë…
Prokurorja Edina Jupolli: Shkon aty punon…
Arton Tullari, i akuzuar: Unë nuk e di çka po i bëj, prej unë gjithë në Gjermani jetoj s’di tash, s`di çka ka me mua, unë nuk po kuptoj vallahi, me çdo kusht veç m`u mundu me më shti në burg, s`di pse pa i bë kurrgjë hiç, përnime. Janë ardhë mjekët atë ditë…
Prokurorja Edina Jupolli: Ruaju mos u lajmëro vet… Derisa je këtu mos e lajmëro në telefon se ka me thanë po më shqetëson edhe mundet me të paraqitë…
Situata rëndohet edhe më shumë kur në zyrë nis të diskutojë edhe një person i cili pretendohet që është zyrtari i gjyqtares. Ai përmend shumën sa mund të dënohet i pandehur duke përmendur një gjobë 200 euro.
Arton Tullari, i akuzuar: E a tha që pe merr avokaten a?
Prokurorja Edina Jupolli: Avokatja kurrgjë s`është, veç ka me nejt.
Arton Tullari, i akuzuar: Po jo bre se veç po më vjen inati pse e kam unë avokatin.
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Jo more avokatin tënd ta thirra, jo avokatin e asajna, le të bën çka të dojë ajo.
Prokurorja Edina Jupolli: Gjyqtare mos e le me folë.
Arton Tullari, i akuzuar: Ja nëse e lo me folë, kena me nejtë këtu gjatë.
Prokurorja Edina Jupolli: S`ka këtu, bisedon me gjyqtaren.
Arton Tullari, i akuzuar, drejtuar prokurores: A e ke bërë ti këtë aktakuzë a?
Prokurorja Edina Jupolli: Po.
Arton Tullari, i akuzuar: E pse ma bojshe? (Qesh) T`u e ditë që vallahi send s`kam…
Prokurorja Edina Jupolli: Hajde tash bëni çka të duash, çka të vjen në zemër fol.
Arton Tullari, i akuzuar: E kur ka ardhë, a ka ardhë tash një ditë.
Prokurorja nuk dëgjohet mirë. Ka qenë më 03.08.2023.
Arton Tullari, i akuzuar: Më 3 gusht, po atëherë. Po atëherë tani që…
Bisedon gjyqtarja Naime Krasniqi me një zyrtar tjetër për disa lëndë.
Arton Tullari, i akuzuar: E çka tha avokatja e saj, ka tentu me marrë fëmijën a çka tha allahile?
I panjohur: Ja kësi sende jo.
Arton Tullari, i akuzuar: Absolut pasha Allahun zero, sen hiç, veç në QPS i kam thirrë bile në telefon as atje nuk kam shku.
Bisedohet në lidhje me një shërbim, kafe apo cigare dhe Artoni i drejtohet qitma edhe mua një se nuk bëhet send.
Zyrtari: Duhet me kanë i kënaqur që ka me t`u kry landa sot mos bëj zhurmë.
Prokurorja: Po ma mirë me t`u kry landa sot edhe neve me…
Arton Tullari, i akuzuar: Çfarë vendimi mundet me ardhë në bazë të kësaj?
Prokurorja: Hera e parë po thotë, kurrë nuk ka qenë në gjykatë.
Arton Tullari, i akuzuar: Kurrë në jetë 28 vjet në polici, erdhën më shtinën në kerr policia.
Zyrtari: Me gjobë i merr 200 euro gjobë, hjeket kjo dhe ecim tutje.
Arton Tullari, i akuzuar: Çka?
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Çka je ka folë more?
Zyrtari: Unë për shembull kaq e kisha lanë dhe hajt.
Dikush dëgjohet duke thënë po a?
Arton Tullari, i akuzuar: O mos më dënoni se nuk kam faj kurrgjë.
Zyrtari: Jo bash hiç nuk shkon ashtu.
Arton Tullari, i akuzuar: O vallahi zero kam faj, atë duhet me dënu…
Prokurorja: Po ti e din sa bindshëm fol tash, ka me kajt (i referohet viktimës).
Arton Tullari, i akuzuar: Si në seriale…
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Alo… hajde…
Zyrtari: Po shpejt erdh a?
Arton Tullari, i akuzuar: Po këtu menjëherë e ka shtëpinë, 5 minuta, te A. M. edhe ajo edhe unë te A. T.. 200 metra i kem larg shpijat.
Gjyqtarja Naime Krasniqi: E çfarë shpije ka ajo?
Arton Tullari, i akuzuar: Një banesë e ka, në banesë të babës vet rrin, 8 anëtarë në banesë 70 metra, unë s`di qysh e lejon shteti aty me majtë fëmijën?
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Sa kritik more ti djalë…
Arton Tullari, i akuzuar: Jo nuk ka hapësirë me jetu 7 vetë, një familje në 70 m2. S`ma merr mendja ama aty në kësi në lëndë të shkurorëzimit tani ato shqyrtohen.
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Bisedon me zyrtarin…
Arton Tullari, i akuzuar, drejtuar prokurores: A e ke bërë ti këtë aktakuzë a?
Prokurorja Edina Jupolli: Po.
Arton Tullari, i akuzuar: E pse ma bojshe? (Qesh) T`u e ditë që vallahi send s`kam…
Prokurorja Edina Jupolli: Hajde tash bëni çka të duash, çka të vjen në zemër fol.
Arton Tullari, i akuzuar: E kur ka ardhë, a ka ardhë tash një ditë.
Prokurorja nuk dëgjohet mirë. Ka qenë më 03.08.2023.
Arton Tullari, i akuzuar: Më 3 gusht, po atëherë. Po atëherë tani që…
Bisedon gjyqtarja Naime Krasniqi me një zyrtar tjetër për disa lëndë.
Arton Tullari, i akuzuar: E çka tha avokatja e saj, ka tentu me marrë fëminë a çka tha allahile?
I panjohur: Ja kësi sende jo.
Arton Tullari, i akuzuar: Absolut pasha allahun zero, sen hiç, veç në QPS i kam thirrë bile në telefon as atje nuk kam shku.
Bisedohet në lidhje me një shërbim, kafe apo cigare dhe Artoni i drejtohet qitma edhe mua një se nuk bëhet send.
Zyrtari: Duhet me kanë i kënaqur që ka me t`u kry landa sot mos bëj zhurmë.
Prokurorja: Po ma mirë me t`u kry landa sot edhe neve me…
Arton Tullari, i akuzuar: Çfarë vendimi mundet me ardhë në bazë të kësaj?
Prokurorja: Hera e parë po thotë, kurrë nuk ka qenë në gjykatë.
Arton Tullari, i akuzuar: Kurrë në jetë 28 vjet në polici, erdhën më shtinën në kerr policia.
Zyrtari: Me gjobë i merr 200 euro gjobë, hjeket kjo dhe ecim tutje.
Arton Tullari, i akuzuar: Çka?
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Çka je ka folë more?
Zyrtari: Unë për shembull kaq e kisha lanë dhe hajt.
Dikush dëgjohet duke thënë po a?
Arton Tullari, i akuzuar: O mos më dënoni se nuk kam faj kurrgjë.
Zyrtari: Jo bash hiç nuk shkon ashtu.
Arton Tullari, i akuzuar: O vallahi zero kam faj, atë duhet me dënu…
Prokurorja: Po ti e din sa bindshëm fol tash, ka me kajt (i referohet viktimës).
Arton Tullari, i akuzuar: Si në seriale…
Gjyqtarja Naime Krasniqi: Alo… hajde…
Zyrtari: Po shpejt erdh a?
Arton Tullari, i akuzuar: Po këtu menjëherë e ka shtëpinë, 5 minuta, te A. M. edhe ajo edhe unë te A. T.. 200 metra i kem larg shpijat.
Gjyqtarja Naime Krasniqi: E çfarë shpije ka ajo?
Arton Tullari, i akuzuar: Një banesë e ka, në banesë të babës vet rrin, 8 anëtarë në banesë 70 metra, unë s`di qysh e lejon shteti aty me majtë fëmijën?
Në këtë material kemi dëgjuar ofendime të skajshme për viktimën nga prokuroja që ishte e thirrur ta mbronte. Kemi dëgjuar edhe sjelljen e gjyqtares Krasniqi dhe zyrtarit të saj i cili flet për dënimet dhe çka e pret të pandehurin. Pothuajse në secilën fjali në këtë situatë ka sjellje jo-profesionale dhe plan për ta dëmtuar rrjedhën e procesit.
Në një moment madje dëgjohet edhe kur prokurorja Edina Jupolli i përgjigjet të akuzuarit “48 orë, mirë që nuk të kam çu në paraburgim, ajo pati qejf, më tha pse nuk e ke çu në burg, a e di për ata e kam marrë në pyetje, trurin ma ka trullavë krejt”.
Në lidhje me këtë audio-incizim, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me autorin e audio-incizimit, Arton Tullari. Ai e pranoi se incizoi prokuroren e gjyqtaren dhe se do ta publikonte në media nëse dënohej.
Adelina Ahmeti, gazetare: Në rast se ju e kishit vërtetu këtë që ju po pretendoni ku keni pas me dërgu këtë audio-incizim kujt me ja dëshmu?
Arton Tullari, i akuzuar: A unë nëse isha dënu në këtë rast, unë e kisha publiku në media qet incizim dhe aty shihet qartë që unë flas me prokuroren dhe e pyes i tham qysh më ke dërgu në burg pa asnjë provë veç me deklarata të saj kinse unë e kam dhunu fizkisht kështu.
Adelina Ahmeti, gazetare: E kam dëgju…
Arton Tullari, i akuzuar: Ky ka qenë qëllimi jem sepse e kam pa që po më bëhen padrejtësi të vazhdueshme, nuk kam ditë çka me bo e kom nxjerr telefonin e kom lëshu voiceover e kom shti në xhep dhe u inciziu gjithcka.
Tutje është kontaktuar edhe gjyqtarja Naime Krasniqi- Jashanica por që nuk ka pranuar të arsyetojë veprimet e saj.
“Përshëndetje është rast penal që nuk e gjykoj unë pasi jam në pushime nuk mund të ju ofroj sqarimet e kërkuara!”- ka thënë shkurt përmes një mesazhi gjyqtarja Kransiqi-Jashanica.
Në lidhje me këtë rast është kontaktuar edhe prokurorja Edina Jupolli, e cilat tash është në pension dhe është lajmëruar nga jashtë vendit.
Prokurorja Jupolli ka thënë që ekipi i KALLXO.com ta kontaktojë javën tjetër për të na sqaruar situatën.
Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka marrë një përgjigje edhe nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
“Fillimisht ju njoftojmë, për hir të korrektësisë, se prokurorja e apostrofuar në e-mailin tuaj nga muaji Korrik i këtij viti ka arritur moshën e pensionimit, për çka edhe e njëjta nuk vijon të ushtroj funksionin e Prokurorit të Shtetit. Mirëpo, Kryeprokurori i kësaj prokurorie ju siguron se, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve në kompetencë të tij, në fund do të ndërmerret edhe vendimi meritor, duke respektuar në plotni dispozitat ligjore në fuqi”- thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Edhe kryetarja e Gjykatës së Prishtinës, Albina Shabani-Rama, ka thënë se rastin do ta trajtojnë pasi KALLXO.com ndau edhe audio-incizimin me të.
Çka thotë aktakuza për Arton Tullarin?
Sipas dosjes së Prokurorisë, Arton Tullari pretendohet se me datë 28.07.2023, rreth orës 22:00, në shtëpinë e përbashkët me ish-bashkëshorten e tij, për shkak të një mosmarrëveshje i pandehuri në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës.
Në dhomën e fjetjes në sy të vajzës së tyre 4-vjeçare në atë kohë dyshohet se u ushtrua dhunë fizike dhe psikike nga i akuzuari ndaj viktimës.
“Ti je lopë, ti je psikopat, ta q* nënën qysh koka bo çika as 20 kilogram”, “nëse e merr çikën ko me të vra ka me u bo gjaku deri në gjunjë, nuk guxon me marrë çikën”- këto janë disa prej kërcënimeve e ofendimeve që prokurorja Edina Jupolli i kishte vendosur në aktakuzën që kishte ngritur ndaj Arton Tullarit. E të njëjtit më pas në diskutimin që ishte incizuar e kishte rekomanduar që gjatë kohës sa është në Kosovë të mos e kontaktojë në mënyrë që viktima mos ta raportoj për shqetësim.