Regjistrimi i popullsisë në Kosovë
Si ndryshoi numri i popullësisë në qytetet më të mëdha të Kosovës në krahasim me vitin 2011?
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas të dhënave të publikuara në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë, prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.
Në 29 komuna pati zvogëlim të popullsisë, derisa në 9 komuna rritje të popullsisë.
Në Prishtinë dhe Ferizaj numri i banorëve është rritur në krahasim me vitin 2011 ndërsa në pesë komunat e tjera Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë.
Në vijim gjeni shifra krahasuese të numrit të popullësisë në qytetet më të mëdha në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Prishtinë
Regjistrimi i 2011: 198,897 banorë
Regjistrimi preliminar 2024: 227,154 banorë
Gjilan
Regjistrimi i 2011: 90,178 banorë
Regjistrimi preliminar 2024: 82,901 banorë
Ferizaj
Regjistrimi i 2011: 108,610 banorë
Regjistrimi preliminar 2024: 109,345 banorë
Prizren
Regjistrimi i 2011: 177,781 banorë
Regjistrimi preliminar 2024: 147,428 banorë
Mitrovicë e Jugut
Regjistrimi i 2011: 71,909 banorë
Regjistrimi preliminar 2024: 64,680 banorë
Pejë
Regjistrimi i 2011: 96,450 banorë
Regjistrimi preliminar 2024: 82,661banorë
Gjakovë
Regjistrimi i 2011: 94,556 banorë
Regjistrimi preliminar 2024: 78,824 banorë
https://kallxo.com/lajm/publikohen-te-dhenat-preliminare-kosova-me-1586-659-banore/