Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Shqiptarët renditen pas gjeorgjianëve për kthimet e detyruara nga vendet europiane në 2024

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

Shqiptarët renditen pas gjeorgjianëve për kthimet e detyruara nga vendet europiane në 2024

Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend të tretë gjatë viti 2024.

Sipas të dhënave të Agjencisë europiane për statistikat, Eurostat dhe Agjencisë së Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, 8202 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u deturan nga autoritetet policore të lënë një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024.

Në vitin 2023, 17425 shtetas shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga BE-ja, dhe 7870 prej tyre u kthyen efektivisht. Në vitin 2021, FRONTEX raportoi se 5398 migrantë shqiptarë të paligjshëm janë kthyer me forcë, duke shënuar një rritje krahasur me vitin paraardhës 2020 ku ishin kthyer 4801 shtetas shqiptarë.

Ritmet e larta të emigrimit të shqiptarëve vijojnë të prodhojnë tregues të lartë të kthimeve të detyruara dhe refuzimit të qëndrimit nga vendet e Bashkimit Europian.

Shtetasit shqiptarë me urdhra largimi edhe gjatë vitit 2024 janë zbuluar se jetonin në mënyrë të paligjshme në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian prej dhjetorit të vitit 2010 por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Europian ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës SHENGEN apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike.

Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Europian aktivitetet e personave nga Shqipëria, janë të lidhura kryesisht me punësimin në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë apo me kryerjen e veprave penale ku mund të përfshihen vizitorët afatshkurtër.

Në vitin 2024, organizata europiane e ruajtjes së kufijve FRONTEX tha përmes një raporti se ndihmoi shtetet anëtare të Bashkimit Europian në kthimin e 56,262 individëve me qëndrim jo të rregullt në këto vende , duke shënuar një rritje prej 43% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas FRONTEX-it gjeorgjianët, shqiptarët, turqit, kolumbianët dhe moldavët përbënin pesë kombësitë kryesore me kthimet më të larta të detyruara apo vullnetare nga vendet europiane gjatë vitit 2024.

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim të parregullt dhe dënime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri gjatë vitit 2024 në 25 operacione riatdhesimi të realizuara përmes transportit ajror./VoA


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”