Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Shef i shtabit të ushtrisë izraelite pro-pranimit të marrëveshjes për pengjet

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Shef i shtabit të ushtrisë izraelite pro-pranimit të marrëveshjes për pengjet

Shefi i shtabit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ka thënë se ka një “ujdi në tavolinë” për lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë, citon BBC të kenë raportuar mediat izraelite.

Gjenerallejtnant Eyal Zamir raportohet të ketë thënë se ushtria izraelite ka mundësuar kushtet për një ujdi, dhe se tani është në “duart e (Benjamin) Netanyahut”, kryeministrit izraelit, raporton “Channel 13 News”.

Kabinetit izraelit i sigurisë pritet të mblidhet të martën dhe ta diskutojë propozimin më të fundit të sjellë prej ndërmjetësve rajonalë, të cilin “Hamasi” e ka pranuar para një jave.

Këto zhvillime pasojnë demonstratat masive më herët gjatë muajit në Izrael me qindra mija persona të mbledhur në Tel-Aviv, duke bërë thirrje që t’i jepet fund luftës në Gazë dhe që të sigurohet një marrëveshje për lirimin e pengjeve që ende po mbahen nga “Hamasi”.

Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve ka thënë se Zamiri ka ngritur zërin për atë “çfarë shumica e izraelitëve po kërkojnë”, përfshirë një ujdi për lirimin e 50 pengjeve të mbetura, prej të cilave 20 raportohet se ende janë gjallë, dhe që t’i jepet fund luftës.

Grupi po planifikon një tjetër ditë me protestë masive të martën.

Me propozimin më të fundit prej ndërmjetësve nga Katari dhe Egjipti thuhet se është i bazuar në kornizën e propozuar nga emisari amerikan, Steve Ëitkoff, në qershor.

Sipas ujdisë eventuale, “Hamasi” do të lironte pengjet në dy runde gjatë një armëpushimi fillestar prej gjashtëdhjetë ditësh. Ndërkohë do të zhvilloheshin bisedime për armëpushim të përhershëm.

Kabineti i Netanyahut ka thënë më parë se do të pranonte vetëm një ujdi që parasheh lirimin e përnjëhershëm të të gjitha pengjeve izraelite.

Ndërkohë Izraeli ka vazhduar në fundjavë ta bombardojë nga ajri dhe toka Qytetin e Gazës para nisjes së ofensivës së re të planifikuar.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”