Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Rusët e dëshpëruar i bashkohen luftës për para – pastaj e kuptojnë gabimin

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Rusët e dëshpëruar i bashkohen luftës për para – pastaj e kuptojnë gabimin

Lyosha ishte bërë pjesë e luftës me qëllim që të shlyente borxhet, por me të mbërritur në Ukrainë, i bullizuar nga oficerët dhe i trazuar nga vrasjet, ndau mendjen që të dezertonte nga fronti. Tani nuk po mund të kthehet në vendlindje, shkruan gazeta britanike, “The Times”.

 

Kur presidenti Vladimir Putin nisi tanket drejt Ukrainës, Lyosha doli në rrugë që të protestonte. Kur lideri opozitar, Alexei Navalny, do të vritej në një kamp burgjesh në Siberi, ai do të protestonte përsëri. Madje do të burgosej e dënohej me gjobë.

“Aty ishte momenti ku mori fund sakrifikimi i vetvetes”, ka thënë ai. Disa muaj më vonë, i rrasur në borxhe, ai u paraqit që të shkonte në luftë për hesapet e Kremlinit. “Fatkeqësisht më duheshin paratë”, ka thënë menaxheri tridhjetë vjeç i marketingut nga Krasnodari, në jug të Rusisë.

 

I rraskapitur

“U lodha me shpirt – moralisht, fizikisht, emocionalisht. Duhet t’i ktheja borxhet brenda një periudhe të shkurtër kohore”. A u paraqit para një viti që ta çonin në luftë me premtimin se nga shteti do të merrte një hise të mirë parash. Vetëm më vonë do ta merrte vesh se e kishte pasur gabim.

Deri në qershor, ai do të punonte në një pikë komanduese për forcën ruse të dronëve, që po mundohej të depërtonte në rajonin e Dnipropetrovskut në jug të Donbasit. “Për marrjen e Dnipropetrovskut, për marrjen e një rajoni të ri nuk kishte dialog. Kishte muhabet sesi të merrej rajoni i Donjeckut prej anash”, ka theksuar ai në një bisedë telefonike për “The Timesit”, duke treguar se tani ndodhej në një vend tjetër jashtë Rusisë. Ka refuzuar ta tregojë emrin e plotë për shkak të frikës së reprezaljeve ruse.

“Atmosfera në pikën komanduese gjithnjë ishte e tensionuar”. Oficerët do t’u flisnin eprorëve të tyre për përparime territoriale para se kjo të ndodhte në terren. “Ata do t’u raportonin eprorëve të tyre se kishin marrë kontrollin e fshatit edhe pse nuk kishin avancuar asnjë metër”, ka thënë ai.

Oficerët gjithnjë bërtisnin në telefon për shkak se atyre u kishin bërtitur oficerët e tyre më të lartë. “Në këtë atmosferë, është e lehtë për oficerët ta nxjerrin dufin diku tjetër. Është e lehtë që ushtarët të dërgohen në vijat e frontit. Në rastin më të mirë, do t’ia dilnin dy javë”, ka thënë ai.

 

Dezertimi

Në maj, pagat e ushtarëve të kontraktuar, shumë prej të cilëe tashmë po u jepnin ryshfet eprorëve të lartë për trajtim më të butë, u shkurtuan dhe dymbëdhjetë burra të grupit të tij u dërguan në fron. Në qershor e mori vesh se kë duhej ta paguante që të merrte pak pushim dhe më kurrë nuk u kthye. Organizata bamirëse “Kalimi Nëpërmjet Pyllit”, që ndihmon burrat rusë që dezertojnë ose i shmangen rekrutimit, e ndihmoi që t’ia mbathte nga fronti.

Në Donbas, ka thënë Lyosha, kishte mbijetuar sesi ta kalonte ditën gjallë dhe kishte qëndruar afër komandantit të tij. “Shkova në luftë që t’i shlyeja borxhet. Sa për mendimet se pse po zhvillohet kjo luftë dhe mendime të tjera të ngjashme, afërmendsh se në fillim nuk më shkoqeshin. Por duke qen ëpjesë e këtij mjedisi, ku nuk duhet të mendoni, është goxha sfiduese. Me kalimin e kohës, hiqni dorë prej këtyre mendimeve dhe thjesht ekzistoni”, ka thënë Lyosha.

Puna e tij ishte që të operonte ekranet në pikën komanduese. I pyetur sesi ishte ndjerë kur shihte ushtarët e vrarë ukrainas, ka thënë se “emocionet i kishte të përziera dhe të paqarta. Për herë të parë kur i pashë në transmetim, ktheva kokën anash. Më vonë, me qëllim që të qartësoja anën time psikologjike, e imagjinoja thjesht si një lojë kompjuterike”.

Në një rast kishte parë një mjet transportues me ushtarë ukrainas që ishte qëlluar prej artilerisë ruse. “I shihni krejt. E shihni se këta janë thjesht njerëz që po kryejnë detyrën e tyre, ose janë të detyruar, ose e bëjnë për para. Kam parë sesi granata i hodhi në erë pesë persona”, ka thënë ai. “Kam parë një njeri që po digjej derisa dha shpirt”.

 

“Fillimisht, mendova se Trump do të bënte diçka”

Kur presidenti amerikan, Donald Trump, nisi bisedimet e paqes në Ukrainë, trupat ruse i kushtuan vëmendje të madhe. “Fillimisht menduam se mund të nxirrej diçka prej kësaj pune, por pastaj, bisedimet e para, të dyta, të treta, të katërta për domosdoshmërinë e bisedimeve”, ka thënë Lyosha, duke shtuar se me kalimin e kohës edhe ushtarët e humbën besimin se mund të arrihej diçka.

“Mendova se Trump do të bënte diçka. Mbase të ofronte disa kushte kompromisi që do të distanconin Rusinë prej Kinës. Por qysh po e shohim Xhaxhai Vova (nofkë ruse për për presidentin Vladimir Putin) e ka rrokur përpara dhe po humb kohë”, ka thënë ai.

Gjysma e parë deritanishme e vitit mendohet të ketë qenë më vdekjeprurësja për ushtarët rusë në Ukrainë prej pushtimit më 2022.

Mikhail Stepanov nga poteru,net, grup vullnetar në ekzil që mundohet të mbledh emrat e ushtarëve të vrarë rusë, ka thënë: “Dikur kishte mercenarë )të Grupit Ëagner) dhe të burgosur, pastaj ishin të mobilizuarit; tani janë kryesisht ata që nënshkruajnë kontrata për shuma të mëdha parash në dorë”.

Vlera e parave për një kontratë ka arritur në 5 milionë rubla (apo rreth 45 mijë funte britanike) në disa rajone të Rusisë, krahasuar me pagën mesatare prej 100 mijë rublash. Kur ushtari nënshkruan kontratën, shpesh detyrohet që t’i sulmojë forcat ukrainase.

Ka pasur raporte të ushtarëve që janë futur në bodrume për ditë të tëra, ku janë rrahur ose lënë pa ushqim, pse kanë refuzuar të ndërmarrin sulme, ka thënë Stepanov.

Lyosha nuk shpreson se do të kthehet në shtëpi së shpejti. “Dezertori nuk bëhet hesap për njeri. Kam parë sesi janë trajtuar dezertorët nga komanda. Vetëm ia hedhin një thes në kokë dhe prangat në duar”, ka treguar ai. “Kështu që nuk dua të shkoj në Rusi”.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”