Flamuri i Rusisë, Foto: Pixabay
Ukraina: Më shumë 1.400 afrikanë nga vende të ndryshme po luftojnë për Rusinë
Më shumë se 1.400 qytetarë nga dhjetëra shtete afrikane po luftojnë krah forcave ruse në Ukrainë, ka deklaruar më 07.11.21025, ministri i Jashtëm ukrainas, raporton Reuters.
Zyrtarët ukrainas kanë theksuar se Rusia është munduar të fuqizojë forcën që sulmon fqinjin e saj më të vogël duke rekrutuar luftëtarë nga një mori vendesh, ndonjëherë përmes dredhive.
Andriy Sybiha ka deklaruar se Rusia po i josh afrikanët të nënshkruajnë kontrata që i ka përshkruar si “ekuivalente me … një dënim me vdekje”, dhe u ka bërë thirrje qeverive afrikane t’i paralajmërojnë qytetarët e tyre.
“Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, ka shkruar ai në X. “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat sulme ‘mish për top’, ku vriten shpejt”.
Afrika e Jugut ka njoftuar të enjten se do të hetojë sesi 17 nga qytetarët e saj iu bashkuan forcave mercenare pasi burrat dërguan thirrje për ndihmë kthim në vendlindje.
Dhe Kenia ka njoftuar muajin e kaluar se disa nga qytetarët e saj ishin ndaluar në kampe ushtarake në krejt Rusinë pasi pavetëdijshëm u përfshinë në konflikt.
Sybiha ka theksuar se numri i përgjithshëm i rekrutëve afrikanë mund të jetë më i lartë se 1.436 të identifikuar, me prejardhje nga 36 vende, dhe se shumica e mercenarëve të huaj në paraburgimin ukrainas ishin kapur gjatë misionit të tyre të parë luftarak.
Ai ka theksuar se Ukraina do të japë informacione më specifike lidhur me vendet dhe rajonet nga të cilat Rusia ka rekrutuar trupa.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com