Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Rasti "Banjska", dëshmia e Policit: Isha në telefon me Veton Elshanin kur ndodhën shpërthimet ku u vra Afrim Bunjaku

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5
Banjska, i akuzuari Dushan Maksimoviq 09.06.2025

Banjska, i akuzuari Dushan Maksimoviq 09.06.2025

Rasti "Banjska", dëshmia e Policit: Isha në telefon me Veton Elshanin kur ndodhën shpërthimet ku u vra Afrim Bunjaku


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Gjykimi për rastin “Banjska” ka vazhduar me dëgjimin e dy dëshitarëve për më shumë se pesë orë. Derisa në sesionin e paradites ka dëshmuar polici Alban Rashiti, i cili ka mbetur i plagosur në sulmin terrorist më 24.09.2023 në Banjskë, ku ka mbetur i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Në sesionin e pasdites, më 09.06.2025, dëshminë e ka dhënë dëshmitari i dytë, Çlirim Shaqiri, i cili ka qenë polic i njësisë për reagim të shpejtë dhe i njëjti ka treguar detaje nga nata kritike, ku kishte vdekur Afrim Bunjaku. Shaqiri kishte qenë në veturën e parë të Policisë së Kosovës që kishte vërejtur kamionët e vendosur te ura që të çon në fshatin Banjskë.

Në këtë rast të akuzuar janë 45 persona, por vetëm tre prej tyre janë të paraburgosur, Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.

Shaqiri në dëshminë e dhënë ka treguar një detaj se si kishte ndodhur shpërthimi nga i cili kishte vdekur Afrim Bunjaku, përderisa ishte në telefon duke komunikuar me nënkolonelin, Veton Elashani.

“Ka gjuajtje”- ishin fjalët që dëshmitari ka arritur t’i thotë nënkolonelit Elshani në momentin kur kishin ndodhur dy shpërthimet.

Sipas dëshmitrit, para se të ndodhte e tërë ngjarja, në patrullim e sipër, kishin vërejtur dy kamionë të peshave të rënda që kishin bllokuar urën e cila të çonte te fshati i Banjskë.

Ata thanë se janë detyruar që të ndërrojnë lokacion meqë valët e telefonit dhe radiolidhja nuk arrinte të çonte mesazhe të bazat policore.

Shaqiri tha se kanë dalë deri në udhëkryq të magjistrales Leposaviq-Zveçan për të përçuar mesazhin në bazat policore për dy kamionët që kishin bllokuar rrugën. Të njëjtit kishin marrë një komandë për të siguruar disa fotografi të vendit të ngjarjes me qëllim që të vlerësohet situata, duke ju thënë se janë nisur edhe dy patrulla të tjera me policë.

Me të arritur të vendi i ngjarjes, për herën e dytë, Shaqiri së bashku me Alban Rashitin dhe një koleg tjetër, kanë ndarë rolet me qëllim vëzhgimin e situatës në rast se vërejnë diçka të dyshimtë.

Shaqiri ishte lënë që të priste te vetura ndërsa dy kolegët e tjerë i ishin afruar kamionëve deri në ardhjen e dy patrullave të policisë, ku së bashku me ta do të vinte edhe rreshteri Afrim Bunjaku.

Bunjaku kishte arritur në vendin e ngjarjes pa ditur se ndaj tyre ishte përgatitur një sulm terrorist.

Sipas dëshmitarit, në momentin që Bunjaku është afruar afër kamionëve, kishin ndodhur dy shpërthime, dhe menjëherë kishte filluar sulmi me armë të zjarrit nga më të ndryshmet, përfshirë snajperë, raketa-hedhës e njëkohësisht duke u vëzhguar pozicionet e tyre me dron.

Gjuajtje me armë zjarri të pandërprera kishin arritur që të shkatërronin veturën në të cilën Shaqiri ndodhej, duke ja pamundësuar atij lëvizjen deri te vendi ku kishte ndodhur shpërthimi.

Nga këto gjuajte me armë të zjarrit ishin lënduar edhe kolegët e tij.

“Te shtënat që nga momenti i shpërthimit, nuk janë ndalë asnjë moment ka qenë armatim i rëndë që është përdorur drejt nesh, për shkak të errësirës që ka qenë në pjesën e fshatit nuk kemi mujtë me identifiku çfarë pajisje janë përdorur por ka qenë armatim jashtëzakonisht i rëndë, sulmi ka ardhë nga drejtimi i Manastirit në fshatin Banjskë dhe përreth”- ka thënë dëshmitari.

Shaqiri ka dhënë një detaj interesant, duke thënë se i tërë fshati Banjska ishte në terr, pos vendit ku dëshmitari me kolegët e tij ishin duke i bërë ballë sulmit.  Sipas dëshmitarit, tek pjesa e tyre ndriçonte një dritë jo e zakonshme, duke lënë të kuptoj se ky sulm ishte mirë i planifikuar dhe po gjendeshin në pritë.

Në këtë gjykim, dëshminë e tij në sesionin e paradites e ka dhënë edhe dëshmitari tjetër, polici Alban Rashiti.

Tre të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 2023, Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, edhe në shqyrtimin kryesor më 17.04.2025 nuk e pranuan fajësinë – lidhur me veprat penale që iu vihen në barrë.

Çka thotë aktakuza?

Ndaj 45 personave – në krye të të cilëve qëndron ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq – është ngritur aktakuzë më 11.09.2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas aktakuzës mbi 45 të akuzuarit rëndojnë veprat penale për “terrorizëm”, “financim terrorizmi” dhe “shpëlarje e parasë”.

Kjo pasi të njëjtit akuzohen se më 24.09.2023 kanë kryer sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke lënë të vrarë zyrtarin policor, Afrim Bunjakun.

Dosja e Prokurorisë që ka siguruar KALLXO.com tregon me iniciale se cilët janë 45 të akuzuarit, e se cili ishte qëllimi i tyre.

“Duke vepruar sipas përgatitjeve dhe planit të mirëorganizuar paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht Komunat e banuara me Shumicë Serbe dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Serbisë” – thuhet në këtë Dosje.

Prokuroria ka thënë se si rezultat i dhunës së përdorur ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Në grupin kriminal të strukturuar, të udhëhequr nga Radoiçiq, janë këta të akuzuar.

Milan Radoiqiq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesha Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Gjordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Urosh Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuckoviç, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviç, Marko Arsiç, Zharko Cvetkoviç, Krsto Damjanoviç, Stefan Milosavljeviç, Marko Saviç, Aleksandar Jevremoviç, Radosh Gvozdiç, Ivan Miliç, Gojko Zubaç, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Milosh Milenkoviq, Gjorgje Baloviq, Danijel Gjukiç, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Milosh Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq, Vladan Iliq, Radule steviq dhe personi juridik, “Rad D.O.O.”.

Ndërsa, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, po ashtu të akuzuar për “terrorizëm” janë në paraburgim që nga shtatori 2023.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka njoftuar më 11.09.2024 se kanë ngritur aktakuzë për 45 persona, për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Naim Abazi, Prokurori i Speciales, i cili udhëhoqi hetimet e sulmit terrorist të 24 shtatorit të 2023-tës tregoi në detaje se si u hetua i gjithë ky rast.

Abazi në një Konferencë për media tha se ndaj 45 të akuzuarve rëndojnë veprat penale për “terrorizëm”, “financim terrorizmi” dhe “shpëlarje e parasë”.

Prokurori tha se hetimet për Banjskën kanë qenë më komplekset që ka pasur kjo Prokurori ndonjëherë dhe në hetim janë përfshirë Agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatim të ligjit.

Sipas Abazit deri më tani janë realizuar afër 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur.

“Janë analizuar rreth 120 pajisje elektronike dhe rreth 1,266 armë e pajisje të tjera dhe kemi siguruar me qindra dokumente që përmbajnë prova kritike për këtë çështje” – tha prokurori.

Tutje, ai shtoi se gjatë hetimeve kanë hasur në disa sfida të rëndësishme duke përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar dhe vështirësitë në gjurmimin e fondeve dhe shpëlarjes së parave, si dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të përfshira në aktivitetet kriminale nga ana e të akuzuarve.

“Kanë pasur role të ndryshe brenda këtij grupi kriminal duke filluar nga organizimi, drejtimi i aktiviteteve terroriste, deri te financimi dhe shpëlarja e parave” – theksoi tutje prokurori.

Në konferencë Abazi njoftoi se ndër të akuzuarit kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit Millan Radoiçiq, i cili u tha se ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale.

Më shumë në lidhje me gjykimin në rastin “Banjska” mund të lexoni KËTU.

Si ndodhi sulmi në Banjskë?

Në orët e para të ditës më 24.09.2023, një njësi policore e cila ishte në patrullim në fshatin Zveçan njoftoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të çon drejtë brendësisë së fshatit Banjskë në të cilin gjenden dhjetëra shtëpi.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku së bashku me dy kolegë të tij i ishin përgjigjur rastit, me ç’rast deri sa ishte afruar te kamionët e vendosur për të parë se çfarë po ndodhte një granatë kundër këmbësorisë me telekomandë kishte shpërthyer.

Rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në sulm më 24.09.2023 ndërsa dy kolegët e tij, njëri ishte plagosur e tjetri ishte lënduar.

Përgjegjësinë për sulmin e po ashtu edhe logjistikën e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili është arrestuar më 03.10.2023 në Beograd.

“Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë, as në veri dhe nga ta nuk kam pasur asnjë ndihmë sepse deri në atë kohë kishim qëndrime të ndryshme të dallueshme sa i përket mbrojtjes nga terrori i Kurtit, pasi populli serb ka ofruar rezistencë ndaj terrorit të Kurtit shumë raste për zbutje dhe qetësim të situatës politike” – thuhej në letrën e Radoiçiq, që lexoi avokati i tij më 29.09.2024.

Ai nuk e bëri këtë në mënyrë publike dhe vet por me anë të një letre që e lexoi avokati i tij, Goran Petronijeviq. Madje në po të njëjtën letër ai tha se jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe.

Radoiçiq u intervistua nga Prokuroria në Serbi dhe është lënë i lirë që të hetohet në liri ndërsa vazhdon të jetojë atje.

Jo më larg së të dielën e fundit, më 08.09.2024, e para e shtetit, presidentja Vjosa Osmani tha në një intervistë në “Kallxo Përnime” se urdhri për këtë sulm është dhënë nga homologu i saj në Serbi, Aleksandar Vuçiq.

Ajo insistoi se ky sulm nuk duhet të quhet vetëm si sulm terrorist, por akt agresioni ndaj shtetit.

Që nga shtatori i 2023 e tutje, Policia e Kosovës në dhjetëra raste ka kryer aksione në lokacione të ndryshme në komunat veriore duke gjetur një arsenal armësh që u përdorën e pritej të përdoreshin në sulmin e Banjskës.

Armët, dyshohet se u futën në Kosovë nga rrugët ilegale, të cilat tashmë është njoftuar se veçse janë mbyllur në këto zona.

Hulumtimi i BIRN kishte bërë të ditur se prejardhja e disa prej armëve që u sekuestruan ishte nga Serbia.

BIRN kishte zbuluar se plumbat e sekuestruar nga serbët e armatosur në veriun e Kosovës u prodhuan në Serbi vetëm vitin e kaluar, pra 2022, ndërsa predha mortajash dhe granatahedhës kaluan nëpër qendrat e mirëmbajtjes shtetërore serbe në vitin 2018 dhe 2021.

Çështja e Banjskë vazhdon të mbesë temë diskutimi në shumicën e takimeve ndërkombëtare që mbahen e që diskutohet për raportet Kosovë-Serbi.

Më 25.06.2024 zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, kishte ripërsëritur se Kosova është përgjegjëse për hetimet e sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten