Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Qytetarët ankohen se ende nuk ka filluar ngrohja qendrore,"Termokosi" sqaron arsyen e vonesës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Qytetarët ankohen se ende nuk ka filluar ngrohja qendrore,"Termokosi" sqaron arsyen e vonesës

Ndonëse u dha njoftimi më 07.10.2025 se ka filluar ngrohja qendrore nga ndërmarrja publike “Termokos” në kryeqytet, qytetarët në lagje të ndryshme të Prishtinës janë ankuar se ende nuk ka filluar ngrohja.

Zëdhënësja e “Termokosit”, Afërdita Uka Fejzullahu, ka thënë për KALLXO.com, se për arsye të rrezikut të dëmtimit të mundshëm të sistemit të ngrohjes, janë duke punuar me kujdes duke e ngritur gradualisht kapacitetin dhe temperaturat e energjisë ngrohëse.

“Siç edhe kemi njoftuar dje [07.10.2025], ne kemi filluar të marrim energjinë termike nga KEK-u dhe ta shpërndajmë në rrjetin e ngrohjes në qytetin e Prishtinës. Për arsye të rrezikut të dëmtimit të mundshëm të sistemit të ngrohjes, në rast se do të operonim menjëherë me temperatura të larta, në bashkëpunim të ngushtë me KEK-un kemi punuar me kujdes të shtuar duke e ngritur gradualisht kapacitetin dhe temperaturat e energjisë ngrohëse” – u shpreh Uka Fejzullahu më 08.10.2025.

Sipas saj, tashmë, një pjesë e konsiderueshme e konsumatorëve kanë filluar ta vërejnë efektin e ngrohjes në radiatorët e tyre dhe që shtoi se gjatë ditës ngrohja do të arrijë edhe tek pikat më larta dhe më të largëta të rrjetit të ngrohjes.

“Qarkullimi dhe arritja e ngrohjes nëpër radiatorët e konsumatorëve tanë është vështirësuar dukshëm, si pasojë e ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, me të cilat jemi përballur sot”- shtoi ajo.

Zëdhënësja e “Termokosit” ka lutur konsumatorët të kenë mirëkuptim deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Termokos” ka njoftuar më 07.10.2025 se ka filluar sezonin ngrohës tetë ditë para afatit të rregullt.

Sipas kësaj ndërmarrjeje, kjo është hera e parë në historinë e ekzistimit të saj, që sezoni ngrohës nis 8 ditë para afatit të zakonshëm, si reagim i menjëhershëm ndaj përkeqësimit të motit.

“NP ‘Termokos’ dhe KEK-u po hyjnë në sezonin e 10-të bashkëpunimit të suksesshëm, përmes të cilit po sigurohet një furnizim i qëndrueshëm dhe cilësor për mbi 25 mijë konsumatorë. Duke qenë se sistemi i ngrohjes është shumë kompleks dhe delikat, procesi i fillimit të operimit do të zhvillohet me kujdes të shtuar, duke e ngritur gradualisht kapacitetin e pranimit dhe shpërndarjes së energjisë termike” – thuhet në postimin e “Termokos”-it në Facebook, më 07.10.2025.

Sezoni i rregullt i “Termokosit” është nga 15 tetori deri më 15 prill.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”