Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Prokuroria Speciale ngrit Aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për "spiunazh"

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Prokuroria Speciale ngrit Aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për "spiunazh"

Prokuroria Speciale ka ngritur Aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, për veprën penale “spiunazh”.

“Prishtinë, më 20 shkurt 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur Aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj dy të pandehurve: B. Sh. dhe M. Q.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të akuzuarit secili veç e veç me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale të spiunazhit.

Ndërsa, për  Muharrem Qerimin Prokuroria e ka akuzuar edhe për “armëmbajtje”.

Prokuroria me Aktakuzë ka kërkuar që t’ju vazhdohet masa e paraburgimit të akuzuarve, deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor.

Dy persona ishin arrestuar në Ferizaj, më 04.06.2024, nën dyshimin për “spiunazh”, më 05.06.2024. Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

I dyshuari Bedri Shabani ishte pjesëtar i Doganës së Kosovës deri në vitin 2004, kur edhe ishte shkarkuar për shkak të komunikimit të paautorizuar me mjetet e informimit masiv, kurse Muharrem Qerimi, sipas burimeve të KALLXO.com, ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës deri në vitin 2011.

Dy të dyshuarve shqiptarë të arrestuar për “spiunazh”, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, u janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake, si dhe shumë dëshmi të tjera.

Avokati Besnik Berisha i cili përfaqësonte në seancën dëgjimore të dyshuarin Bedri Shabani kishte konfirmuar se klienti i tij është dëshmitar i propozuar në Hagë, ku janë duke u gjykuar ish-drejtuesit dhe luftëtarët e UÇK-ës.

Çka nënkupton spiunazhi dhe si rregullohet ai në Kodin Penal?

Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale e spiunazhit hyn në kuadër të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ai renditet në Nenin 124 të këtij Kodi dhe nënkupton disa situata, ku ndër to është: kur sekreti shtetëror i komunikohet, dorëzohet, apo i bëhet i arritshëm shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit i cili u shërben atyre.

Sipas kësaj, dënueshmëria minimale është 5 vjet burg, kurse maksimale është 12 vjet.

Ky Nen në Paragrafët e tij parasheh edhe situata të tjera dhe dënueshmëri të ndryshme:

– Kushdo që për shtetin apo organizatën e huaj krijon shërbimin informativ në Republikën e Kosovës apo drejton shërbimin e tillë dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim;

– Kushdo që hyn në shërbimin informativ të huaj, mbledh të dhëna për të apo në ndonjë mënyrë tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë dënohet me jo më pak se 5 vjet burgim;

– Kushdo që mbledh të dhëna apo dokumente të klasifikuara, me qëllim që t’ia komunikojë dhe dorëzojë shtetit të huaj, organizatës së huaj apo personit i cili u shërben atyre dënohet me burgim prej 3 deri në 10 vjet.

– Nëse këto vepra penale kryhen dhe shkaktojnë pasoja të rënda për sigurinë ose fuqinë ekonomike apo ushtarake të shtetit, kryesi dënohet me burgim jo më pak se 10 vjet.

– Kurse, nëse këto vepra penale kryhen gjatë kohës së luftës, rrezikut të pashmangshëm për luftë, konfliktit të armatosur apo zbulimi i sekretit shtetëror ka të bëjë me sigurinë e Republikës së Kosovës, kryesi dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Sekreti shtetëror, sipas Kodit Penal, për qëllime të këtij Kapitulli që trajton këto vepra, nënkupton të dhënat apo dokumentet ushtarake, ekonomike apo zyrtare të cilat janë shpallur si informata të klasifikuara me Ligj apo me Dispozita ose Vendime të tjera të organit kompetent, të nxjerra në pajtim me Ligjin.

Kosova e ka Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, qëllimi i të cilit është “themelimi i një Sistemi unik për klasifikimin dhe ruajtjen e informacioneve që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Kosovës, si dhe për verifikimin e sigurisë së personave të cilët kanë qasje në këto informacione”.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”