Ilustrim
Prizren, arrestohet një i dyshuar për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik
Një person është arrestuar në Prizren më 15.09.2025 nën dyshimin për veprat penale – korrupsion, dhe – mashtrim në prokurim publik.
I njëjti është ndaluar për 48 orë.
Sipas njoftimit të Policisë, më 15.09.2025 është realizuar një kontroll në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren në disa lokacione të lidhura me rastin.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike dhe dëshmi të tjera materiale që mund të shërbejnë në procedurën hetimore.
“Po ashtu, në njërin nga lokacionet është gjetur edhe një armë zjarri me municion, për të cilën është iniciuar rast i veçantë në njësinë policore përkatëse. Personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë”- thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës në koordinim të plotë me organet e drejtësisë do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore deri në sqarimin e plotë të rastit.