Prishtinë, një personi i gjenden mbi 200 kilogramë drogë në kamion, ndalohet për 48 orë
Mbi 200 kilogramë drogë janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.
Sistemi Prokurorial përmes një komunikate bëri të ditur se për këtë me urdhër të Prokurorisë Speciale është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale – shitblerje dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve.
Sipas Prokurorisë, sasia e substancës narkotike është gjetur diku në rajonin e Prishtinës, në kamionin që po e drejtinte i dyshuari.
Bëhet e ditur se me vendim të Prokurorisë Speciale S.J. është ndaluar për 48 orë.
“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”- thuhet në njoftimin e lëshuar më 29.10.2025.