Prishtinë, arrestohet një person për sulm fizik ndaj një personi tjetër
15.10.2025 - 10:13
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka sulmuar një person tjetër në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”- thuhet në njoftim.
Viktima, sipas Policisë ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari, thuhet në njoftim, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.