Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Premtimet e kandidatëve për kryetar të Likovës dhe Butelit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Debat Përnime për Komunën e Likovës dhe Butelit

Premtimet e kandidatëve për kryetar të Likovës dhe Butelit


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Mungesa e ujit të pijshëm, planifikimi urban, infrastruktura rrugore, arsim më cilësor e investime në sport, janë vetëm disa nga premtimet e kandidatëve për kryetar të Likovës dhe Butelit në Maqedoninë e Veriut, që u diskutuan në Debat Përnime.

Të dielën, më 19.10.2025, në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut pritet të mbahen zgjedhjet lokale. Në emisionin “Debat Përnime” u diskutua për dy komuna, Likovën dhe Butelin.

Në intervista të ndara, kandidatët për kryetar të Likovës dhe Butelit shpalosën plan-programet për qeverisjen e ardhshme lokale. Nexhmedin Sadiku nga Koalicioni VLEN, kandidat për kryetar të Likovës mori pjesë në debat e po ashtu në “Debat Përnime” mori pjesë edhe Isamedin Azizi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Butelit.

Premtimet e Nexhmedin Sadikut për Likovën

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Likovës, Nexhmedin Sadiku tha se platforma e tyre është e përqendruar në shtatë shtylla kryesore. Sipas tij, kërkesat e qytetarëve janë adresuar në programin qeverisës.

“Ne jemi përqendruar kryesisht në shtatë shtyllat kryesore që janë emergjente, siç është ujë i pijshëm për çdo familje. Po ashtu mungesa e një infrastrukture moderne, një zhvillim ekonomik i qëndrueshëm. Problematika kryesore është mos-pasja e planit urbanistik gjeneral dhe planit urbanistik të detajuar e cila ka pengu në vazhdimësi zhvillimin ekonomik e investimet e huaja” – tha ai.

Likova, sipas Sadikut ka problem të vazhdueshëm menaxhimin e mbeturinave. Për këtë, ai tha se ka një plan konkret.

“Gjithashtu problematika kryesore e cila e ka ndjekur komunën në vazhdimësi është mjedisi i pastër dhe një ekologji aktive. Po ashtu zhvillimi i mundësive për një shëndetësi më të afërt për qytetarët” – deklaroi Nexhmedin Sadiku në “Debat Përnime”.

“Mungesa pra ende nëpër vendbanime malore të shërbimeve mjekësore. Pra ne këtu parashohim që të organizojmë ekipe mobile që do t’i vizitojmë ndonjëherë. Dhe e fundit është sport dhe rini e fuqishme” – theksoi Sadiku.

Sadiku gjithashtu tha se mungesa e ujit është evidente në të gjitha fshatrat e kësaj komunë dhe sipas tij edhe ato fshatra që kanë ujë, kanë ujë të kontaminuar.

Kandidati i VLEN, Nexhmedin Sadiku për kryetar të Likovës në Debat Përnime | Foto: Kallxo.com

“Ekzistojnë gypat primarë dhe në disa vendbanime ka edhe sekondare të cilat mund ta furnizojnë fshatin. Kryesisht që janë organizu vetë fshatarët në të kaluarën. Por sipas informatave të mia edhe pse komuna aty posedon me dy penda, faktikisht e furnizon me ujë qytetin e Kumanovës, i cili ka mbi 100 mijë banorë ndërsa komuna e Likovës ka 27 mijë banorë. Edhe pse gjendet pra afër ujit deri tani nuk është furnizu me ujë të pijshëm” – deklaroi Nexhmedin Sadiku.

“Ne i kemi detektu këta dy fshatra të cilat kanë probleme serioze shëndetësore për shkak të konsumimit të ujit i cili përmban materie të cilat janë helmuese” – shprehu shqetësimin kandidati i VLEN.

Lidhur me këtë, Sadiku premtoi veprime të menjëhershme konkrete e sidomos në institucionet shkollore.

“Menjëherë do të ndërmarrim veprime konkrete pasi që ekziston infrastruktura primare dhe sekondare në këta dy fshatra. Ne do të marrim veprime konkrete sidomos për shkollat. Do të intervenojmë fillimisht me ndonjë cisternë ose ujë të blerë që ata nxënës t’i shpëtojmë nga përdorimi aktual, se ky veprim kërkon pak kohë” – premtoi Nexhmedin Sadiku.

Planifikimi Urban në Likovë

Nexhmedin Sadiku tha se menjëherë pas marrjes së mandatit, ekspertët e kësaj fushe do ta përpilojnë falas ‘Planin Detaj Urbanistik’.

“Është njëra ndër problematikat kryesore ku ne do të fokusohemi për arsye se kjo pastaj e pamundëson zhvillimin dhe investimin e bizneseve po edhe investimeve të jashtme” – deklaroi ai.

“Kemi ekipin e ekspertëve dhe kemi vizituar Ministrinë e Transportit prej ku kemi marrë zotimin që menjëherë pas marrjes së mandatit, Ministria e Transportit do ta përpilojë falas, për arsye se kushton ajo mjaft, që komuna e Likovës njëherë e përgjithmonë të ketë plan urban gjeneral dhe plan urbanistik të detajuar” –  shtoi ai.

Shërbimet publike në Likovë

Kandidati për kryetar të Likovës nga koalicioni VLEN, Nexhmedin Sadiku dha premtime edhe për menaxhimin e mbeturinave. Sipas tij, veprimet do të ndërmerren menjëherë për largim mbeturinave.

“Në kuadër të komunës sonë ekzistojnë edhe disa pika ku hidhen mbeturinat vend e pa vend dhe nuk janë menaxhuar. Ne shumicën prej tyre i kemi vizituar dhe kemi bërë plan konkret, normalisht që pas marrjes së mandatit të ndërhyjmë menjëherë me masa të ndryshme që ato t’i izolojmë, t’i vëmë në menaxhim dhe ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë” – tha ai.

Gjithashtu ai premtoi edhe një fabrikë recikluese për Komunën e Likovës, që sipas tij pritet të mbarojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ndërsa për mungesën e trotuareve anës rrugës, që sipas tij si rezultat i kësaj ka pasur edhe pasoja fatale te banorët, Sadiku premtoi ndërtimin e trotuareve të reja.

“I kemi detektuar, i dimë ku janë dhe duhet të ndërhyjmë që të ndërtojmë trotuare për ta siguruar rrugën që të kalojnë fëmijë, lirshëm aty. Pastaj edhe tek ndriçimi publik. Gjithashtu ka disa vende kyçe siç janë rrugët kryesore dhe urat. Duhet aty ndriçimi të jetë më i theksuar. Ne kemi paraparë që të ndërhyjmë me poçe.” – theksoi ai.

Arsimi

Nexhmedin Sadiku premtoi ndërtimin e dy çerdheve të reja si dhe përfundimin e sallave sportive të lëna në gjysmë në komunën e Likovës.

“Vetëm dy çerdhe aktualisht janë. Në planin tonë të veprimit ne i premtojmë gjatë këtij mandati dy çerdhe, njëra ndërmjet fshatrave Llojan dhe njëra në fshatin Slupçan” – tha ai.

“Në rast se është e papërfunduar, ne e përfundojmë në mandatin tonë. Për arsye se menaxhimi i sallave është në kompetenca të Ministrisë së Sportit. Dhe ne vetëm e bëjmë bartjen e tyre deri tek firma e cila e bën ndërtimin” – shtoi Nexhmedin Sadiku.

Premtimet për Butelin

Buteli është komunë me shumicë shqiptare dhe në këtë komunë është vetëm një kandidat shqiptar në garë për kryetar. Isamedin Azizi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) shpalosi planprogramin e tij në “Debat Përnime”.

Sipas tij, në qendër të programit qeverisës për katër vitet e ardhshme do jetë drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe angazhimi për t’i dhënë fund diskriminimit.

Isamedin Azizi është historian me profesion dhe thotë se nuk ka pasur asnjëherë angazhim politik më parë.

“Vij nga bota akademike… ishte insistimi i miqve dhe strukturave të AKI-së në degën e Butelit që kjo degë të përfaqësohet me mua si kandidat” – deklaroi Azizi.

Kandidati i AKI, Isamedin Azizi për kryetar të Butelit në Debat Përnime | Foto: Kallxo.com

Sipas Azizit, Buteli është komunë multi-etnike, por në katër vitet e fundit diskriminimi ndaj shqiptarëve është thelluar.

“Komuna të jetë një komunë e barabartë për të gjithë qytetarët. Të gjithë qytetarët ta ndjejnë komunën si shtëpi të tyre, pa diskriminim, pa padrejtësi ” – deklaroi ai në “Debat Përnime”.

Tutje, Azizi theksoi mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë.

“Nga mbi 70 të punësuar, vetëm shtatë janë shqiptarë”.

Në arsim, situata është edhe më shqetësuese sipas tij, me nxënës shqiptarë që mësojnë në klasa të mbipopulluara.

“Në paralelet në gjuhën shqipe janë 32 nxënës në një klasë, ndërsa në gjuhën maqedonase janë nga 13. Nuk do të ketë klasë me më pak se 24 nxënës dhe jo më shumë se 34” – premtoi ai.

Arsimi

Isamedin Azizi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) dha premtime për arsimin në Butel.

Ai tha se ka projekte konkre për ndërtimin e dy çerdheve në zonat Luboten dhe Vizbeg, zona të banuara ekskluzivisht me shqiptarë që aktualisht nuk kanë çerdhe. Tutje tha se planifikon ndërtimin e dy sallave sportive në këto zona, si dhe një sallë multi-funksionale me hapësirë për aktivitete të ndryshme.

Sporti

Buteli ka tri klube shqiptare futbolli, por asnjë fushë të vetme për to.

“Do t’ju merret e drejta e koncesionit privatëve që e kanë bllokuar infrastrukturën publike dhe do të investohet për ta kthyer për përdorim të klubeve vendore” – tha Azizi.

Uji i pijshëm

Një nga temat më të ndjeshme në komunë është mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Luboten.

Kandidati i nga “AKI” tha se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës do të kujdeset për shtrirjen e sistemit të ujësjellësit në zonat që nuk e kanë atë.

“Që 20 vite, çdo mandat është premtuar se do të bëhet ujësjellësi, por asnjëherë nuk është realizuar. Nuk besoj që kjo është rastësi” – u shpreh Azizi.

Ai tha se fshatra maqedonase shumë më larg Shkupit furnizohen me ujë, ndërsa Luboteni që është vetëm 4 km larg nga rrjeti kryesor.

Ambienti

Menaxhimi me mbeturina, është po ashtu një problem për qytetarët e Butelit. Sipas kandidatit për kryetar të kësaj komune, Isamedin Azizi, disa zona do të trajtohen me prioritet.

“Këto zona nuk kanë nevojë për investime të mëdha. Duhet vetëm mirëmbajtje, pastërti, gjelbërim, drita dhe asgjë më tepër” – deklaroi ai.

“Do të jem kryetar i të gjithëve” – theksoi Azizi, duke thënë që do të kujdeset për një ambient të pastër në gjithë territorin e komunës.

Në Maqedoninë e Veriut do të mbahen zgjedhjet lokale më 19.10.2025. Fushata zgjedhore nisi më 29.09.2025 e cila do të zgjasë deri më 17.10.2025. Ndërsa rundi i dytë i zgjedhjeve lokale pritet të mbahet 02.11.2025.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”