Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Përplasjet për "bllokim" projektesh - Përparim Rama fton në debat publik ministrin Hajrulla Çeku

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: KALLXO.com

Përplasjet për "bllokim" projektesh - Përparim Rama fton në debat publik ministrin Hajrulla Çeku

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ftuar publikisht ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun në debat publik.

Kjo pasi në një Konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ministri Çeku akuzoi Komunën e Prishtinës se ka lidhur Kontrata të kundërligjshme për katër Projekte: punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, rrugën “Rexhep Luci”, “Ishullin Urban” dhe projektin në rrugën “Agim Ramadani”.

Për këtë kryetari i Prishtinës thotë se me këtë rast “Çeku ka zgjedhur rrugën e mashtrimit dhe propagandës”, që sipas Ramës të justifikojë bllokimin e Projekteve të Komunës.

“Sot, Ministri i Kulturës ka zgjedhur sërish rrugën e mashtrimit dhe propagandës, duke vazhduar me të pavërtetat e radhës për të justifikuar bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet. E ftoj publikisht Ministrin e Kulturës, bashkë me ekspertët e tij, në një debat të hapur publik.” – ka shkruar Rama sot, më 16.04.2025.

Në anën tjetër ministri në detyrë i MKRS deklaroi sot se rastet e përmendura i kanë proceduar në Prokurori dhe në Polici.

“Të gjitha këto Kontrata janë të lidhura kundërligjshëm, duke mos i respektuar procedurat e nevojshme për pajisje me leje dhe pëlqime të nevojshme. Të gjitha këto investime realizohen brenda zonave të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.” – tha Çeku në një Konferencë për media.

Kryetari Përparim Rama, më 07.04.2025, njoftoi se ka iniciuar Kallëzim penal ndaj inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore.

Rama konsideron se të gjitha projektet transformuese në Prishtinë janë bllokuar dhe ndaluar nga autoritetet e nivelit qendror.

Dy ditë pasi Përparim Rama përuroi fillimin e punimeve për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, Inspektorati për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vendosi një njoftim për ndalimin e punimeve.

Kjo nuk kaloi pa reagime nga pushteti komunal i Prishtinës, pasi atë ditë zyrtarë të Komunës përmes një Konference të thirrur për media paralajmëruan përsëri vazhdimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”