Përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
23:06 – Edi Rama pyet pse Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rezolutë ndaj shkeljeve të të drejtave të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas protestës së OVL të UÇK-së kundër Gjykatës Speciale, të mbajtur më 07.08.2025 në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook Rama ka ngritur dilemën pse Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar një rezolutë në të cilën, siç ka shkruar ai, do të rreshtoheshin shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës.
Sipas Ramës, “të drejtat e Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë”.
E në rast se Kuvendi i Kosovës do ta miratonte këtë rezolutë, siç ka shkruar Rama, të vonuar, atëherë, Kuvendi i Shqipërisë do ta votonte të njëjtin tekst.
“Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet”. Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore ” – ka shkruar kryeministri Rama, duke postuar edhe një foto nga protesta.
20:03 – Mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora morën pjesë në protestën e organizuar nga OVL-UÇK
Mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora morën pjesë në protestën e organizuar nga OVL-UÇK në Prishtinë, më 07.08.2025, kundër Gjykatës Speciale, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Foto: Fatrion Ibrahimi/KALLXO.com

18:07- Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Speciales
Njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, gjatë protestës në Prishtinë, tha se UÇK ka bërë një luftë të drejtë, dhe se asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit.
Sipas tij, UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj sollën ndryshime pozitive gjeostrategjike, duke e sjellë Perëndimin, NATO-n, Amerikën dhe Evropën në Ballkan, pas rënies së Millosheviqit.
“Kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar si një trup i vetëm, kur ne na është rrezikuar identiteti dhe prandaj sot si një trup jemi këtu, për të kërkuar liri për çlirimtarët që po trajtohet padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Kemi dalë për të kërkuar të drejtën tonë, UÇK ka bërë një luftë të drejtë, për çlirim nga pushtimi, e ka qenë e qartë për qëllimin e saj, ajo iu është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës” – tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit, Serbia me përkrahësit “ka bërë gjithçka dhe po bënë gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale”.
“UÇK asnjëherë nuk është marrë me të pafajshëm, nuk ka vra civil, gra, fëmijë apo pleq. Ajo ka sqaruar se qëllimi i vetëm ka qenë se lufta ka qenë vetëm çlirimi. Serbia me përkrahësit ka bërë gjithçka dhe po bënë gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes gjykatës speciale. Ajo po përpiqet që të përmbysë çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua – u votua si u votua, u bë si u bë, por edhe ashtu siç u krijua nuk po e zbaton të drejtën për liri, për një gjykim të paanshëm dhe të drejtë” – u shpreh ai më 07.08.2025
Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që janë Këshillin e Evropës të kërkojnë rishikimin e rezolutës së Këshillit të Evropës së vitit 2012 sepse siç tha ai, “deri më tash është vërtetuar në shumë drejtime se kurrë nuk ka ndodhur trafikim i organeve njerëzore nga UÇK”.
17:42- Tromp: Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar
Nevenka Tromp, e cila për një dekadë ka qenë hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, ka deklaruar në Prishtinë gjatë protestës kundër Gjykatës Speciale, se nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive, mund të rrezikojë të perceptohet si padrejtësi.
Tromp tha se krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë shkuan atje vullnetarisht pasi besuan se procesi do të ishte transparent dhe i paanshme.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, drejtësia u vonuar, është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është slogan por një realitet i hidhur që ju përballeni prej viteve. Që drejtësia të pranohet duhet të ketë legjitimitet, e dimë qe drejtësia mund të jetë subjektive dhe objektive por ajo në të dyja rastet ajo duhet të zbatohet përmes institucioneve të ligjshme dhe të pavarura. Gjykatat, ligjet dhe profesionistët duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive mund të rrezikojë të perceptohet si padrejtësi”.
“Në rastet e tilla, gjykatat nuk janë më për të zbuluar të vërtetën por duken si gjykime të inskenuara. Në vitin 2020, udhëheqësit e juaj të luftës shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar ashtu edhe si ju, se drejtësia do të zbatohej shpejtë dhe në mënyrë të drejtë. Ata ishin të sigurt se procesi do të ishte transparent dhe i paanshme, dhe tash jemi pesë vite me pas – pa ata janë paraburgim dhe nuk ka një vendim në horizont” – ka thënë ajo.
17:30- Gucati: Specialja ka devijuar misionin e saj, po devijon historinë tonë
Hysni Gucati, nga OVL – UÇK ka deklaruar se Gjykata Speciale është e njëanshme dhe po tenton që të deformojë historinë.
Gucati gjatë protestës në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, deklaroi se sot janë bashkuar pasi po rrezikohet pavarësia pasi siç tha ai, ky institucion e ka devijuar misionin e saj.
“Sot, veteranët e UÇK-së i kemi bërë shumë krenarë që jemi bashkuar këtu në këtë numër kaq të madhe kundër padrejtësisë së gjykatës speciale. Kjo Gjykatë e dim që është një gjykatë e njëanshme, një gjykatë anti-UÇK-së, anti-shtetit të Kosovës. Ne kemi ditur të bëhemi bashkë gjithmonë, kur është rrezikuar identiteti ynë dhe jemi bashkuar edhe sot, sepse po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës sonë – po rrezikohet pavarësia jonë sepse gjykata speciale e ka devijuar misionin e saj”– ka thënë Gucati.
Sipas Gucatit, kjo Gjykatë po deformon historinë e shqiptarëve në luftën kundër regjimit serb.
“Kjo gjykatë po deformon historinë tonë. Po bënë padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për liri dhe ekzistencë njerëzore. Luftëtarët e UÇK-së ishin përgjigja legjitime e popullit tonë të shtypur kundër një regjimi sic ishte Serbia në krye me Milloshoviqin. Lufta jonë nuk ishte vetëm për çlirimin por për ekzistencën e popullit kundër spastrimit, përdhunimeve, vrasjeve dhe zhdukjeve të identitetit shqiptar në Kosovë. Nuk ka Gjykatë në botë që mund ta zhbëjë këtë të vërtetë historike. Kjo gjykatë me veprat e saj të njëanshme, dhe përzgjedhjen selektive të individëve ve vetëm nga ana shqiptarë po tenton që ta përmbysë historinë në favor të Serbisë. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe do të jetë lufta më e pastër në historinë moderne”- shtoi ai.
17:05- Faik Shehu, OVL-UÇK, Has: “Gjykata e cila është themelu mbi bazën e drejtësisë, është duke ba padrejtësi ndaj popullit që është persektu nga Serbia”.
Faik Shehu, nënkryetar i OVL-UÇK dega në Has, i cili po merr pjesë në protestën e organizuar në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, ka deklaruar se kjo “gjykatë e cila është themeluar mbi bazën e drejtësisë, është duke bërë padrejtësi ndaj popullit që është persekutuar nga Serbia”.
“Kemi ardhë kundër padrejtësive që po iu bëhen çlirimtarëve. Gjykata e cila është themelu mbi bazën e drejtësisë, është duke bë padrejtësi ndaj popullit që është i vujtuar dhe persektu prej Serbisë, popull i masakrum e që kemi ende të pagjetur. Na akuzohemi në vend të krimineleve, e kriminelet janë të amnistum” – tha Shehu.
16:15 – Nis protesta në Prishtinë e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK, kundër Gjykatës Speciale
Me moton “Protestë kundër padrejtësisë”, më 07.08.2025, prej orës 17:00 pritet të nis protesta kundër Gjykatës Speciale, e organizuar nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) dhe organizatave të tjera të dala nga lufta. Protesta është planifikuar të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në një konferencë për media, paraprakisht, përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, theksoi se vendimi për organizimin e protestës është motivuar edhe nga fakti se Gjykata Speciale ka pranuar si prova materiale të sjella nga tri institucione të Serbisë, përkundër se drejtuesit e këtyre institucioneve janë dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi.
Bëhet fjalë për tri organe shtetërore të Serbisë, të cilat me veprimtarinë e tyre kriminale kanë kryer krime dhe gjenocid mbi popullin tonë. Është e papranueshme që Gjykata Speciale t’i legjitimojë këto institucione përmes pranimit të provave nga ato”- tha Syla.
Ai ka thënë se kjo është e papranueshme dhe është motiv shtesë për të dalë në këtë protestë dhe në protesta të tjera që do të vijnë pas kësaj.
“Për të kërkuar nga faktori ndërkombëtar të mos lejojnë një gjë të tillë pasi aty po synohet të rishkruhet historia jonë, po cenohet të rishkruhet historia e shtetndërtimit tonë që e kemi ndërtuar së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj kjo i lëkund themelet e shtetit tonë”- është shprehur Syla.
Organizatorët kanë theksuar se protesta do të jetë gjithëpopullore dhe paqësore.
Më 28.07.2025, OVL-UÇK në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta kanë marrë vendim për protestën që do të mbahet më 07.08.2025.
Nderkohë, më 2 prill të vitit 2023 në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, kishte organizuar Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Marshi u nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kishin thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Aktakuza aktuale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023. Sipas Aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit – duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.
Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.
Për të gjitha këto krime të pretenduara prokurori Xhek Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni, se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.
Në këtë Aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.
Sipas Prokurorisë krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.
Pjesë e Aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.
Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Prokurorisë ato janë kryer në: Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.
Arsyeja se pse krerët e UÇK-së akuzohen për krimet dhe vrasjet e sipërmendura – sipas Prokurorit të Specializuar – është përgjegjësia komanduese.
Më 06.12.2024, Gjykata Speciale ka njoftuar për një Aktakuzë të re kundër Hashim Thaçit.
Për Aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë.
Themelimi i Gjykatës Speciale
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.
Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ish-deputetit Rexhep Selimit dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”.