Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Pakoja e Rritjes "në duart e kujt"?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Seanca konstituive e datës 15.04.2025. Foto: Kuvendi i Kosovës.

Pakoja e Rritjes "në duart e kujt"?


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Përderisa në ditën e fundit të qershorit e të parën të korrikut liderët u mblodhën në Shkup për 6 miliardë eurot e Bashkimit Europian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ende nuk ka përfituar grantin për shkak të ngërçit politik.

Në kryeqytetin maqedonas liderët e rajonit i mblodhi Komisionerja për Zgjerim Marta Kos. Mirëpo, gjatë takimit me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor u ka thënë është krejtësisht është në duart e tyre që të implementojnë reformat si hap për të përfituar nga Plani i Rritjes. 

Donika Emini, nga Grupi Këshillëdhënës në Europë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), thotë se presioni për Kosovën gjatë këtij takimi mund të vijë në dy forma: presion pozitiv për formimin e e institucioneve dhe paralajmërim më i ashpër nga shtete specifike.

Emini tha se presioni pozitiv, mund të jetë nënë kuptimin e një thirrjeje të qartë dhe të drejtpërdrejtë nga BE-ja për formimin e institucioneve sa më parë, në mënyrë që të mund të miratohet Plani i Rritjes dhe të lirohen fondet që janë në pritje.

“Kjo do të shoqërohej me theksimin se mungesa e veprimit nga ana e Kosovës po dërgon mesazhe të gabuara në Bruksel dhe tek vendet anëtare që Kosova nuk e ka prioritet integrimin në BE, reformat dhe zhvillimin”- tha Emini për KALLXO.com.

Kurse, për paralajmërim më të ashpër, Emini tha se mund të ketë sidomos nga shtete anëtare si Franca që por edhe Brukseli zyrtar tashmë kanë shprehur frustrim në raport me mos marrjen seriozisht të këtij plani nga elita politike në Kosovë. 

“Asgjë nuk është e gdhendur në gur. Sigurisht që ka një zotim nga BE-ja për t’ia dhënë këto fonde Kosovës, por nëse Kosova nuk e miraton, atëherë kjo nuk është e garantuar. Prioritete të tjera mund të dalin në pah, dhe BE-ja mund të marrë një vendim tjetër për t’i dhënë këto para vendeve që i përdorin më mirë”- tha ajo.

Andaj, sipas saj, në mungesë të veprimit të shpejtë, mund të jepet edhe një paralajmërim i qartë që fondet e planifikuara për Kosovën mund të riorientohen drejt vendeve të tjera të rajonit që kanë institucione funksionale dhe janë të gatshme t’i përdorin ato. 

Edhe pse deri tani nuk ka pasur deklarata zyrtare nga Brukseli që fondet do të humbasin, Enini vlerëson se po vërehet një frustrim në rritje ndaj Kosovës. 

“Ka një perceptim që BE-ja “po i lutet” Kosovës për të marrë paratë dhe për të bërë reformat, ndërkohë që vendi nuk vepron”- shtoi ajo.

Në këndvështrimin e saj, ky paralajmërim do të kishte për qëllim ta nxjerrë Kosovën nga apatia politike, duke e bërë të qartë se integrimi dhe zhvillimi nuk janë automatike dhe se reformimi kërkon institucione funksionale, vullnet politik dhe përkushtim të qartë.

Deri më tani, pagesat e parafinancimit sipas Planit të Rritjes janë bërë për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. 

Komisioni inkurajoi Kosovën të përshpejtojë procesin e miratimit për vënien në fuqi të marrëveshjeve të Instrumentit dhe Huasë për të zhbllokuar parafinancimin. Komisioni gjithashtu mirëpret miratimin nga Bosnja dhe Hercegovina të një drafti të Agjendës së Reformës më 27 qershor.

“Pas miratimit të pesë Agjendave të Reformës në tetor 2024, partnerët kanë filluar zbatimin e reformave. Gjatë takimit, Komisionerja Kos kujtoi se ky instrument ka nevojë për një drejtim dhe pronësi të qëndrueshme dhe të fortë nga udhëheqësit politikë për të siguruar zbatim të shpejtë dhe të plotë”- njofton Komisioni Europian.

Sipas Komisionit, kjo do të përshpejtojë rritjen e partnerëve tanë dhe do të sigurojë që ata të përparojnë në rrugën e tyre të pranimit në BE. 

Kurse, profesori Seb Bytyçi thotë se mund të ketë presion nga BE, dhe humbje të fondeve. 

“Por nuk mendoj që patjetër do të ketë efekt ky presion, për shkak se kriza buron nga arsye politike të brendshme”- tha ai.

Sipas tij, kjo krizë në përgjjthësi ka ndikuar negativisht në imazhin e vendit.

“Është krizë e vetëshkaktuar qe indikon se ende nuk është pjekur politikisht vendi, dhe është një kthim mrapa në zhvillimin politik të vendit. Rrjedhimisht edhe sa i përket këtyre fondeve ka rënie të imazhit”- shtoi ai.

A mund të cenohet Kosova nga fonde të reja?

Komisioni Europian ka paraparë investime të reja kryesore në energjinë e pastër deri në 487 milionë euro më një paketë të veçantë. Kështu është njoftuar pas takimit që u mbajt në Shkup në mes Komisioneres për Zgjerim Marta Kos dhe liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Europian ka bërë të ditur se duke përdorur parafinancimin e vënë në dispozicion përfituesve që kanë përfunduar të gjithë punën përgatitore, Komisioni i propozoi Bordit Operacional të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) një paketë investimi prej 87.7 milionë eurosh. 

“Kjo pritet të mobilizojë një total prej 487.3 milionë eurosh për tetë investime të reja në energjinë e pastër në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi”- shkruan në njoftimin e datës 01.07.2025.

Në energji elektrike në kuadër të kësaj pakete është paraparë ndërtimi i linjave ajrore, ndërtimi i nënstacioneve në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Në hidroenergji, rehabilitimi i hidrocentraleve në Shqipëri dhe Serbi.

Dhe, në ngrohje diellore: integrimi i energjisë së rinovueshme në Sistemin e Ngrohjes së Qarkut Novi Sad në Serbi.

“Këto investime do të zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare përmes WBIF”- shkruan në njoftim.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Europian ka kërkuar që Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë në programet dhe instrumentet e Bashkimit Europian.

Kurti e ka vlerësuar Planin e Rritjes të Bashkimit Europian si një hap të rëndësishëm, duke theksuar se mbështetja e BE-së për vendet e rajonit duhet të jetë në përputhje me përkushtimin e tyre ndaj reformave, progresit demokratik dhe vlerave të përbashkëta europiane.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës nëse ka ndonjë arsyetim se pse nuk është përfshirë Kosova, mirëpo deri më tani nuk janë përgjigur.

Donika Emini, në lidhje me këtë çështje tha se Kosova, në këtë fazë, vështirë mund të shihet si një partner serioz për fonde të reja të BE-së, përfshirë edhe ato për energjinë e pastër, për shkak të ngërçit institucional dhe paaftësisë për të procesuar fondet ekzistuese siç është rasti me Planin e Rritjes. 

Sipas saj, edhe pse BE-ja ka paralajmëruar një paketë të re investimesh, Kosova është në pozitë të brishtë për të përfituar seriozisht prej saj.

“Nga njëra anë, BE-ja mund të ndjehet e detyruar ta përfshijë Kosovën, si për të shmangur diskriminimin në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, edhe për shkak se projektet për energjinë e pastër shpesh janë rajonale dhe nuk mund të funksionojnë në mënyrë të izoluar. Po ashtu, Kosova përballet me urgjencë reale për tranzicion energjetik, duke marrë parasysh ndotjen e madhe mjedisore që nuk ndalet në kufijtë e saj”- tha ajo.

Mirëpo, nga ana tjetër, Emini thotë se mosfunksionimi institucional, mungesa e një partneri të besueshëm politik për komunikim me Brukselin, dhe fakti që Plani i Rritjes është ende në pritje të miratimit nga Kuvendi, e bëjnë Kosovën një vend me rrezik të lartë për investim të tillë. 

Sipas saj, ka zëra në BE që e shohin Kosovën si një partnere të pabesueshme, jo vetëm për mungesën e vullnetit politik, por edhe për shkak të paqartësisë se si qeveria e ardhshme do të trajtojë politikat dhe strategjitë energjetike tashmë të miratuara.

Emini thotë se edhe nëse Kosova përfshihet në këtë paketë investimesh, kjo nuk do të ndodhë për shkak të performancës së saj, por sepse është e vështirë të përjashtohet. 

Ajo vlerëson se megjithatë, bëhet gjithnjë e më e qartë se BE-ja nuk do të jetë aq gjeneroze me Kosovën sa me vendet tjera, të cilat të paktën kanë treguar përkushtim minimal për të absorbuar fondet dhe për të implementuar projekte. 

“Përderisa teknikisht Kosova nuk do të përjashtohet, politikisht dhe praktikisht nuk shihet si partner serioz, dhe mbështetja e ardhshme mund të vijë vetëm me rezerva dhe kushte më të rrepta”-shtoi ajo.

Këto deklarata erdhën pas takimit të Komisioneres së Bashkimit Europian për Zgjerim,  Marta Kos u ka thënë liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Shkup më 01.07.2025.

Ajo u tha liderëve se është krejtësisht është në duart e tyre që të implementojnë reformat si hap për të përfituar nga Plani i Rritjes.

Krejt në fillim para takimit, Kos tha që po presin që qeveria e re e Kosovës të vendosë më në fund më shumë energji në procesin e anëtarësimit.

Kos gjatë konferencës për media tha se Europa ka nevojë që të gjithë europianët të punojnë së bashku gjithashtu me shtetet e Ballkanit Perëndimor. 

“Plani i Rritjes sjell përfitime sociale për qytetarët për Maqedoninë e Veriut dhe të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor para pranimit në BE siç është thënë në deklaratën e përbashkët të liderëve sot. Kjo është përgjegjësia juaj që të implementohet për benefitet e shtetasve tuaj dhe bizneseve dhe sigurisht BE-ja do të ndihmojë”- ka thënë Kos pas takimit.

Që Kosova të përfitojë milionat e parë nga BE-ja, që gjithsej deri në vitin 2027 janë 882 milionë, së pari duhet ta ratifikojë marrëveshjen në Kuvendin e Kosovës. Pagesat e para të rregullta priten të ekzekutohen ndërmjet tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit 2025 – pati thënë Komisioni Europian në një përgjigje për KALLXO.com në mars të vitit 2025.

Plani i Rritjes për Kosovën përfshin përfitimin e 882 milionë eurove që janë përcaktuar për Kosovën deri në vitin 2027.

“Komisioni dhe Kosova tani janë duke finalizuar hapat proceduralë të cilët duhet të lejojnë që lirimi i parafinancimit të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur në vitin 2025, në pritje të procesit të ratifikimit nga ana e Kosovës” – kanë thënë nga Komisioni Europian.

Ky institucion i BE-së konfirmon se Kosova ka bërë kërkesën për lirimin e parafinancimit deri në 7% të shumës totale të paraparë me këtë Pako (nga shuma fillestare treguese e financimit në dispozicion për secilin përfitues).

Sipas Komisionit, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor me vlerë 6 miliardë euro ofron një udhërrëfyes për të sjellë ekonomitë e këtyre vendeve më afër Bashkimit Europian përmes reformave dhe investimeve.

Në Kuvendin e Kosovës procedura për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare është e përcaktuar në Kushtetutë dhe ligje specifike.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 18, specifikon se Kuvendi ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për çështje të caktuara me shumicë të cilësuar (dy të tretat e të gjithë deputetëve).

Gjithashtu, Ligji nr. 04/L-052 për marrëveshjet ndërkombëtare detajon procedurat e ratifikimit – duke përfshirë dorëzimin e marrëveshjeve në Kuvend me iniciativë të vet, ose pas propozimit nga Qeveria.

Megjithatë, në praktikë, Kuvendi ka hasur në vështirësi për të arritur kuorumet e nevojshme për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare – duke rezultuar me dështimin e miratimit të tyre në disa raste. ​


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”