Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
ORCA: Universiteti i Gjakovës shënon përmirësime në publikime shkencore

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

ORCA: Universiteti i Gjakovës shënon përmirësime në publikime shkencore

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ka bërë të ditur se Universiteti i Gjakovës ka shënuar përmirësime në publikime shkencore.

Kjo është bërë e ditur gjatë një vizite monitoruese në Universitetin e Gjakovës, me ç’rast ORCA është informuar për dy zhvillime të rëndësishme si hap i mëtutjeshëm në avancimin shkencor dhe të transparencës së Universitetit të Gjakovës.

“Rron Gjinovci dhe Gramos Buçinca nga ORCA kanë zhvilluar takim me Rektorin e Universitetit të Gjakovës Artan Nimani dhe Prorektoren Vjollca Dibra me ç’rast kanë diskutuar për mundësinë që ORCA të ndihmojë në zhvillimet e mëtutjeshme akademike të Universitetit të Gjakovës, si dhe bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen”, është bërë e ditur në një njoftim.

Tutje ORCA thotë se ka evidentuar rregulloren e vetme deri më tash nga ndonjë institucion i arsimit të lartë në Kosovë, e cila parasheh kompensime në shuma të caktuara për autorët e punimeve në revista shkencore që ndodhen në platformat e përcaktuara me rregullativat në fuqi.

“Kjo rregullore ka hyrë në fuqi në Universitetin e Gjakovës në vitin 2020. Kjo mënyrë afirmative e rritjes së punimeve shkencore në nivel universiteti dhe në nivel vendi është e bazuar në sistemin çek të financimit të hulumtimit shkencor. Megjithëse ka vend për përmirësime, këtë hap ORCA e konsideron jashtëzakonisht pozitiv”, thuhet më tej.

Po ashtu ORCA ka pranuar numrin e parë të Buletinit Shkencor i vitit 2020 i Universitetit të Gjakovës, i cili përmban të gjitha punimet e stafit akademik të universitetit të cilat janë të botuara në platformat e pranuara për botim në vendin tonë, që sipas tyre, ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

“ORCA mbetet e përkushtuar që rregullativat e botimit shkencor të avancohen më tutje dhe të bëhen më rigoroze në nivel vendi e po ashtu është e gatshme për t’i ndihmuar institucionet publike të arsimit për t’u avancuar në këtë drejtim. ORCA do të vazhdojë rolin e saj monitorues dhe kritik për institucionet publike të arsimit me qëllim të avancimit të tyre”, përfundon njoftimi.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”