Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Operacioni "Qielli i Thyer": 22 të dyshuarve për trafikim ndërkombëtar të drogës u zgjatet paraburgimi

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Operacioni "Qielli i Thyer": 22 të dyshuarve për trafikim ndërkombëtar të drogës u zgjatet paraburgimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’i lë në paraburgim 22 të dyshuarit nga operacioni “Qielli i Thyer” edhe për dy muaj të tjerë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj 22 të pandehurve, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 02.09.2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtëve iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj për secilin, e cila masë do të llogaritet prej datës 03.09.2025 deri me datë 03.11.2025.” – thuhet në përgjigjen e Gashit.

Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Imsjali, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdiku, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajiç janë të arrestuarit e dyshuar, në aksionin policor të emëruar “Qielli i Thyer”, në 45 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Viti, Suharekë e Pejë.

Për herë të parë masa e paraburgimit u ishte caktuar më 05.06.2025.

Dosja hetimore tregon se grupi dyshohet se në një periudhë kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri më 03.06.2025 në Kosovë dhe shtete të tjera, me dashje dhe dijeni, kanë kryer veprimtari të përgjithshme në mënyrë të organizuar për të kryer vepër penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga kjo veprimtari dyshohet se grupi pati fitim milionësh.

Bartja e narkotikëve në bazë të dosjes thuhet se është bërë përmes kontejnerëve të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme, përmes anijeve transportuese, përmes kamionëve për transport mallrash, përmes veturave të pajisura me bunkerë në formë të kamufluar nëpër vende të posaçme të rregulluara ekstra për fshehjen e narkotikëve.

Rruga që është përshkruar është përmes rrugëve tokësore, porteve detare në Shqipëri, Maqedonisë së Veriut për në Kosovë.

Gjithashtu në dosje përshkruhet edhe se pjesëtarët e grupit kishin bërë përzierjen e narkotikëve me sodë bikarboni dhe përbërës të tjerë, me qëllim të shtimit të peshës dhe më pas ishte paketuar me anë të një makine me presion, e përsëri narkotikun e vendosnin duke e kamufluar në mjetet e transportit.

Pas pranimit të drogës në Kosovë grupi dyshohet se më pas përmes mjeteve të transportit shisnin në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete të tjera të BE-së.

Grupi dyshohet se përmes këtij aktiviteti të trafikimit të drogës ka fituar miliona euro në mënyrë të kundërligjshme.

Në vazhdën e operacionit të koduar “Qielli i Thyer”, masa e paraburgimit i ishte caktuar edhe  Agim Rexhepit më datë 20.06.2025.

I pandehuri Agim Rexhepi nga Prokuroria po dyshohet për “krim të organizuar” – lidhur me shitblerje të narkotikëve. Po ashtu, Rexhepi nga Prokuroria Speciale po dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “shpëlarja e parave”.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”