Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Nuk përdoret për mësim kati përdhesë i Shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, shtohet një orar

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kati përdhesë, Shkolla "Mihal Grameno", aneksi 3

Nuk përdoret për mësim kati përdhesë i Shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, shtohet një orar

Procesi mësimor në katin përdhesë të Shkollës Fillore “Mihal Grameno” në aneksin 3, në Fushë Kosovë, nuk do të zhvillohet.

Ky është vendimi i Drejtorisë së Shkollës “Mihal Grameno”, pas mbledhjes që kanë mbajtur me Këshillin e Arsimtarëve duke qenë se javën e kaluar, kati përdhesë i kësaj shkolle u vërshua nga uji.

Sadri Emini, drejtori i Shkollës “Mihal Grameno” tha për KALLXO.com se e kanë shndërruar sallën e arsimtarëve në klasë për të vijuar mësimin nxënësit që kishin mësuar më parë në katin përdhesë.

Siç e ka shpjeguar ai, problemet me ujin në katin përdhesë të shkollës kanë ardhur për shkak të një gypi te ujëmbledhësi i shkollës.

“Për momentin, jo, nuk po kemi siguri, nuk po guxojmë tash. Nuk e dimë. Për të reshurat, ne i kemi përcjellë vazhdimisht këto ditë, nuk ka pasë. Po tash, të shohim, për momentin e kemi pastru, është mirë. Po nuk po dimë, derisa të shohim se çka po ndodh, a do të ketë ma ujë se tash është problemi uji e ka ba vendin e vet. Se një gyp kishte qenë në pyetje, kishte dalë prej vendit edhe ai e ka shkaktu krejt atë problem”- tha Emini, më 24.11.2025.

Salla e arsimtarëve e shndërruar në klasë, Shkolla “Mihal Grameno”

Sipas Eminit, javën e kaluar, kur u raportua më 19.11.2025, vërshimi nga uji i katit përdhesë, vetëm nxënësit e niveli parashkollor kanë humbur mësimin dy ditë, të cilat do të kompenzohen.

Në këtë gjysmëvjetor të parë, deri më 24.12.2025, mësimi në Shkollën “Mihal Grameno” po zhvillohet në tri orare: ndërrimi i parë fillon në ora 07:30 dhe mbaron në ora 11:15, mesndërrimi për nxënësit e parafillorit nga ora 11:20 deri në 12:45, dhe ndërrimi i dytë fillon normalisht në ora 13:00 deri 16:50.

Fatlum Berisha, drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë tha se kati përdhesë i Shkollës “Mihal Grameno” është pastruar në detaje dhe pritet të thahet. 

“Në bashkëpunim me komplet stafin e shkollës edhe me pëlqimin e prindërve, ata kanë vendosë për shkak që mos m’i çu me përdor atë hapësirë, përderisa është e lagur edhe mund edhe me kundërmu, me vendos në sistem mesndërrimin, një orar në mes, dhe me vazhdu në klasat lartë. Derisa plotësohen krejt kushtet mos me përdor fare atë far pjese të shkollës”- tha Berisha.

Sipas Berishës, është një objekt banesor që është duke u punuar dhe ka një gropë të madhe, e që dyshojnë se ekziston mundësia që uji ka rrjedhur nga atje.

“Ne kemi pasë të reshura edhe vitin e kaluar, dhe nuk e kemi pasë as ma të voglin problem pikërisht në këtë aneks dhe dyshimet i kemi që ka ardhë prej asaj. Po edhe kompania që e ka ba p.sh. atë gropim, ai nuk e ka ba për me mbushë ujë, po të reshurat e mëdha e kanë mbushë. Prap po them se nuk e dimë saktësisht se nga ka ardhë”- shtoi Berisha. 

Kati përdhesë, Shkolla “Mihal Grameno”, aneksi 3

Për arsimtarët, të cilëve do t’iu shfrytëzohet salla e punës për klasë, drejtori Emini tha se në katin e parë është një hapësirë ku mund ta shfrytëzojnë, si dhe në katin e dytë në korridor i kanë vendosur disa tavolina për ta.

Ai tha se kanë bërë kërkesë në Komunë të Fushë Kosovës, për të intervenuar, për të bërë ndonjë zgjidhje në lidhje me problemin e ujit në shkollë.

Në aneksin 3 të Shkollës “Mihal Grameno” janë 1,130 nxënës të klasave 1-5, kurse 120 nxënës janë në nivelin parashkollorë.

Më 18.11.2025 filluan reshje të mëdha të shiut në Kosovë. Kjo bëri që Komuna e Prishtinës ta anulojë mësimin në të gjitha shkollat vetëm më 18.11.2025.Kurse, më 19.11.2025, në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë u ndërpre mësimi. Ky ishte vendimi i Komiteti Komunal për Mbrojte dhe Shpëtim në Viti, i cili u mor në një takim të këtij Komiteti të thirrur nga kryetari Sokol Haliti.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”