Një djalë palestinez në Gaza
“Nuk kemi miell për bukë, po hamë rërë” - Mesazhi emocional i një djali palestinez për mungesë të ushqimit në Gaza
Muhamedi eci tetë orë me babanë e tij për te një pikë shpërndarjeje me miell në Gaza të Palestinës, ku më në fund arriti të mblidhte dy kilogramë miell. Mirëpo hajdutët e sulmuan djaloshin dhe i vodhën atë miell që kishte.
I kapluar në emocione, ai kërkoi nga një gazetar të ndante mesazhin e tij me botën në lidhje me realitetin e shpërndarjes së ushqimit në Gaza.
“Ne në Gaza nuk kemi miell. Çdo 24 orë na thonë se kamionët janë duke ardhur dhe ne vijmë për të mos gjetur asgjë më pas. Po hamë këtë rërë, ne nuk kemi ushqim, nuk kemi ushqim. Nuk kemi miell e s’kemi as bukë. Keni mëshirë për ne, nuk kemi ushqim. Po hamë rërë në vend të miellit. Një kulaq bukë kushton 20 sikla (5.7 dollarë), një kulaq shumë i vogël”- u shpreh i përlotur Muhamedi.
Nëna e Muhamedit thotë se ajo përdorë bukë të vjetër dhe të tharë, që përdoret si ushqim për kafshë, e lag me ujë dhe më pas e pjekë atë disa herë me radhë që të ushqejë fëmijët e saj.
Njerëzit janë duke vrarë njëri tjetrin për një qese me miell. Pesë apo gjashtë njerëz sulmojnë njëri tjetrin, sepse janë të uritur. Njerëzit duan të hanë. Janë shndërruar në përbindësha për shkak të mungesës së ushqimit.
Muhamedi dhe familja e tij, janë në mesin e dhjetëra e mijëra palestinezëve të uritur që po rrezikojnë jetën e tyre për të ushqyer familjet e tyre./ CNN
VIDEO-n mund ta gjeni këtu.