KS i OKB-së - Foto ilustruese
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbështet planin e Donald Trump për Gazën
18.11.2025 - 00:10
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar në favor të një draft-rezolute të hartuar nga SHBA, e cila mbështet planin 20-pikësh të Donald Trump për Gazën.
Në plan përfshihet edhe krijimi i një Force Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF), për të cilën SHBA thot se shumë vende janë ofruar të kontribuojnë, raporton BBC.
Rezoluta u mbështet nga 13 vende – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Somalinë – dhe asnjë nuk votoi kundër propozimit. Rusia dhe Kina abstenuan.
Hamasi, duke reaguar ndaj këtij veprimi, e hodhi poshtë rezolutën dhe tha se ajo nuk i përmbushi të drejtat dhe kërkesat e palestinezëve.
Siç raporton BBC, drafti-rezoluta ngre gjithashtu mundësinë e një shteti palestinez – diçka që Izraeli e kundërshton fuqimisht./BBC