Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
“Një botë për të gjithë” – Ekspozitë që pasqyron jetën e personave me Sindromën Down

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Pamje nga ekspozita 'Një botë për të gjithë'. Foto: KALLXO.com

“Një botë për të gjithë” – Ekspozitë që pasqyron jetën e personave me Sindromën Down

Në ambientet e “Shtëpisë së Evropës” në Prishtinë, të enjten më 16.10.2025, është hapur ekspozita fotografike “Një botë për të gjithë”, e autorit Xhemail Sllovinja, e cila sjell një rrëfim të veçantë për jetën dhe përditshmërinë e personave me Sindromën Down.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31.10.2025, është organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për Sindromën Down dhe bart mesazhin sensibilizues “Çka po bën ti për neve?”.

Përmes objektivit të tij, autori Sllovinja sjell më shumë se fotografi – ai sjell jetë.

Çdo imazh është një pasqyrë e përditshmërisë, pasioneve, sfidave, buzëqeshjeve dhe përqafimeve të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me Sindromën Down, duke na ftuar të reflektojmë mbi diversitetin njerëzor dhe rëndësinë e përfshirjes shoqërore.

Personazhet e përfshira në fotografitë e ekspozitës janë nga mosha 1 deri në 40 vjeç, duke dëshmuar se dashuria, energjia dhe potenciali nuk kanë kufij.

Naile Dema, gazetare, u shpreh se kjo ekspozitë është një reflektim që secili prej nesh duhet ta bëjë – mbi jetën, pranimin dhe fuqinë e dashurisë.

“Përmes kësaj ekspozite Sllovinja nuk po na ofron thjesht një ekspozitë më shumë, por përmes imazheve do ta njohë me përditshmërinë, jetën e fëmijëve të njerëzve me sindormën Down, e në fakt do të na njoh me buzëqeshje e tyre, mbi të gjitha do na njohë, gjithashtu me përqafimet, pasionet, me sfidat edhe me gëzimet që i kanë në baza ditore këta fëmijë, jo vetëm fëmijë, ka edhe të rritur”, u shpreh gazetarja Naile Dema gjatë hapjes së ekspozitës.

Ndrësa, Sebahate Hajdini Beqiri, drejtoreshë e Shoqatës “Down Syndrome Kosova”, tha se kjo ekspozitë është më shumë se një koleksion fotografish.

Sipas saj, përmes këture fotografive pasqyrohet përditshmëritë e fëmijëve tanë, të rinjve dhe të rriturve me sindromën Down.

“Ky rrëfim vizual na ndihmon të rrisim vetëdijen që këta persona mund të japin shumë për shoqërinë tonë, nëse u jepet mundësia dhe mbështetja e duhur. Këto fotografi do të kontribuojnë në ngritjen e vetëdijes që ky grup i qytetarëve mund të jetë kontribut-dhënës për shoqërinë, mund të kryej shumë aktivitete të mira për shoqërinë nëse iu jepet mundësia edhe nëse mbështetën”- tha Hajdini Beqiri.

Kjo është ekspozita e parë e Sllovijnës dhe ai vet e konsideron këtë përvojë si të paharrueshme.

Ai ka shprehur mirënjohje për familjet dhe personazhet që u bënë pjesë e këtij rrëfimi vizual.

“Kam dashur që përmes fotografisë të sjell jetën reale të këtyre personave – hobet, terapitë, aktivitetet ditore dhe momentet e tyre të veçanta. Ndihem jashtëzakonisht i lumtur që ekspozitën e parë ia kam dedikuar atyre,” – u shpreh Sllovinja.

Ekspozita “Një botë për të gjithë” do të qëndrojë e hapur deri më 31 tetor në “Shtëpinë e Evropës”.

Pamje nga ekspozita ‘Një botë për të gjithë’. Foto: KALLXO.com.

Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025

Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”