Klasa mësimore, ilustrim
Ndalohet pë 48 orë mësimdhënësi që u filmua duke rrahur nxënësin në Istog
Prokuroria e Pjesë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë mësimdhënësi i cili ishte filmuar në klasë duke rrahur një nxënës në një shkollë në Istog.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
“Më urdhër të prokurorit të shtetit, një mësimdhënës është ndaluar për 48 orë për dhunën e ushtruar ndaj nxënësit për veprën penale ‘sulm ndaj viktimës se ndjeshme’”- Shkodran Nikçi për KALLXO.com më 05.09.2025.
Në një video të publikuar nga mediat më 05.09.2025, shihet një mësimdhënës duke ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj nxënësve të tij gjatë orës së mësimit.
Video e xhiruar nga vetë nxënësit brenda klasës, tregojnë mësimdhënësin duke qëlluar me shuplakë njërin prej tyre dhe duke iu bërtitur të tjerëve.