Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mungojnë dëshmitarët, shtyhet seanca ndaj Shkumbin Kryeziut i akuzuar për vrasjen në Hajvali

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Mungojnë dëshmitarët, shtyhet seanca ndaj Shkumbin Kryeziut i akuzuar për vrasjen në Hajvali

Shkumbin Kryeziu i akuzuar për vrasjen në Hajvali më 2021, është ulur edhe sot, më 29.09.2025, në bankën e të akuzuarve.

Së bashku me të miturin A.K., ai akuzohet se pas disa mosmarrëveshjeve të mëhershme që kishin pasur me tashmë të ndjerin V.Xh., me qëllim që ta privojnë nga jeta e godasin me thika. Si pasojë e plagëve V.Xh. kishte vdekur.

Seanca e sotme ishte paraparë që të vazhdonte me dëgjimin e dy dëshmitarëve: Mirsad Haxholli edhe Gojart Sejdiu, mirëpo të dy dëshmitarët nuk ishin prezent në seancën e sotme.

Lidhur me dëshmitarin Mirsad Haxholli, gjyqtari Ertan Sejfulla tha se ka pasur urdhëresë të lëshuar për sjellje me shoqërim përmes stacionit policor, por se deri në atë moment nuk e kanë sjellur atë.

Ndërsa sa i përket dëshmitarit Gojart Sejdiu, gjyqtari Sejfulla tha se për të kanë leshuar urdhëresë për verifikim adrese edhe dorëzim të ftesës përmes stacionit policor, mirëpo deri në atë moment nuk janë njoftuar as në lidhje me ketë urdhëresë.

Andaj meqenëse dëshmitarët nuk ishin prezent, ai mori aktvendim që seanca e sotme të shtyhet për një datë tjetër.

Kjo çështje penale është duke u trajtuar nga trupi gjykues i përbërë nga: Ertan Sejfulla (kryetar i trupit gjykues) dhe dy anëtarët: Fatime Dërmaku edhe Naser Foniqi.

Gjykata e Prishtinës më 25 korrik 2024 e kishte dënuar të akuzuarin Shkumbin Kryeziu me 20 vjet burgim.

Ky rast është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit në seancën e kolegjit të mbajtur më 05.12.2024.

Lidhur me këtë çështje penale prokurori i rastit, Arben Hoti në fjalën përfundimtare në shqyrtimin e parë gjyqësor kishte bërë ricilësimin e veprës penale nga vrasje e rëndë në vrasje në bashkëkryerje.

Prokuroria këtë ricilësim e kishte bërë duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, sipas të cilit Gjykata, duke vepruar sipas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të të miturit (i ngarkuar në procedurën për të mitur si bashkëkryerës i kësaj vepre penale), kishte aprovuar kërkesën dhe kishte ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore, me të cilat i mituri si bashkëkryerës ishte gjykuar fillimisht për veprën penale – vrasje e rëndë në bashkëkryerje, mirëpo sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme ishte bërë ricilësimi i kësaj vepre penale në – vrasje.

Në bazë të kësaj Prokuroria kishte konsideruar se, meqë ka të bëjë me të njëjtën vepër penale të kryer në bashkëkryerje, ricilësimi i veprës penale ka karakter detyrues edhe për të pandehurin Shkumbin Kryeziu.

Ndaj të miturit është zhvilluar një procedurë tjetër dhe është dënuar.

Çfarë thotë aktakuza?

Sipas aktakuzës së ngritur më 29.12.2022, më 10.12.2021, rreth orës 21:15 në fshatin Hajvali, pasi që ka zbritur nga autobusi, i ndjeri V.Xh., bashkë me dëshmitarin Kujtim Pacolli, i kishte rënë rrugës më të shkurtër për të shkuar në shtëpi, me çrast ishte takuar me të miturin në oborrin e shkollës, aty ku ishin edhe dëshmitarët Gojart Sejdiu dhe Mirsad Haxholli, të cilët ishin konfliktuar me fjalë. Në atë moment, i mituri e kishte nxjerrë thikën dhe në ato qaste kishte arritur i pandehuri Shkumbin Kryeziu, i cili me thikë në dorë së bashku më të miturin e kishin ndjekur tashmë të ndjerin.

Sipas aktakuzës, me tashmë të ndjerin kishte ikur edhe dëshmitari Kujtim Pacolli, por ai ishte rrëzuar, ndërsa i pandehuri bashkë me të miturin kanë vazhduar ta ndjekin tashmë të ndjerin. Dhe, të dy me dy thika në dorë, nga hakmarrja për shkak të disa mosmarrëveshjeve më herët që kanë pasur, e godasin me thika në trup V.Xh., i cili për shkak të plagëve të marra në trup ka vdekur në QKUK.

Me këtë i pandehuri Shkumbin Kryeziu dhe i mituri kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri Shkumbin Kryeziu akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”