Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Monitorimi i katër projekteve nga qytetarët, BIRN Kosova nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Drenasit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Komunën e Drenasit, Foto: KALLXO.com

Monitorimi i katër projekteve nga qytetarët, BIRN Kosova nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Drenasit

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në Kosovë (BIRN Kosova) ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Drenasit për realizimin e procesit të Auditimit Social në katër projekte në këtë komunë. Bashkënënshkruese e këtij Memorandumi ishte edhe organizata lokale Handikos, e cila do të jetë partnere lokale në implementim të projektit të Auditimit Social në Drenas.

Me qëllim të rritjes së angazhimit të qytetarëve, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal në implementimin e projekteve infrastrukturore e mbikëqyrjes qytetare, më 29.08.2025, Komuna e Drenasit, BIRN Kosova dhe organizata Handikos në Drenas, janë dakorduar t’i hapin rrugë themelimit të ekipit të Auditimit Social.

Ekipi i Auditimit Social është një grup i qytetarëve që do të monitorojë katër projekte, “Rehabailitimi i rrugës dhe ndërtimi i trotuarit Arllat-Negrovc dhe Vuqak”; “Asfaltimi i rrugës Llapushnik-Berishë”; “Instalimi i panelave solare në kulmin e objektit të komunës” dhe “Ndërtimi i kapaciteti të ujësjellësit në Drenas-Faza e dytë”.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, theksoi përkushtimin e Komunës për zbatim të plotë të marrëveshjes, duke e parë përfshirjen e qytetarëve si garanci për menaxhim më të mirë të investimeve publike.

Për ngritjen e kapaciteteve, BIRN Kosova do të ofrojë një program trajnimi për gjashtë organizatat e shoqërisë civile që do të jenë partnere gjatë implementimit të procesit të Auditimit Social në Drenas, Istog, Dragash, Kaçanik, Lipjan dhe Mamushë.

Më pas, bashkë me organizatat lokale, organizatat lidere, BIRN Kosova dhe Democracy Plus (D+), do t’i trajnojnë qytetarët që do të jenë pjesë e ekipit të Auditimit Social. Për garantimin e një procesi profesional të Auditimit Social, BIRN Kosova do të fasilitojë të gjithë procesin përmes ofrimit të mentorimit profesional dhe asistencës teknike për organizatën lokale dhe ekipin e themeluar në Komunën e Drenasit.

BIRN Kosova dhe D+ janë angazhuar nga Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahjen e Komunave (DEMOS) për të bërë lehtësimin/fasilitimin e procesit të Auditimit Social në 16 projekte të përzgjedhura në Kaçanik, Istog, Drenas, Dragash, Lipjan dhe Mamushë. Projektet që do të monitorohen janë përfituar nga komunat përkatëse përmes Grantit të Performancës Komunale.

DEMOS është projekt i cili bashkëfinancohet nga BE-ja, Qeveria zvicerane dhe Qeveria zuedeze, dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation-Kosovo. Ky projekt mbështet komunat e Kosovës në arritjen e qeverisjes lokale më demokratike dhe menaxhimit më të mirë komunal. Projekti DEMOS gjithashtu mbështet Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e politikave, të cilat janë më të favorshme për financim të bazuar në rregulla për komunat.

Auditimi Social përkrahet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS).

Gjatë këtij cikli të Auditimit Social, organizata KLGI është përzgjedhur për të bërë fasilitimin e procesit të Auditimit Social në gjashtë komuna si e kontraktuar nga MAPL ndërsa BIRN dhe D+ në bashkëpunim me gjashtë organizata lokale janë kontraktuar nga projekti DEMOS për të bërë fasilitimin e procesit të Auditimit Social në gjashtë komuna të tjera.

Ky cikël i Auditimit Social ka filluar më gusht dhe do të përfundojë në dhjetor 2025.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”