Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Intervistë me Drejtorin Ekzekutiv të Helvetas, Melchior Lengsfeld

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Intervistë me Drejtorin Ekzekutiv të Helvetas, Melchior Lengsfeld

Në pjesën e dytë të emisionit #KallxoPërnime është duke u transmetuar intervista me Drejtorin Ekzekutiv të Organizatës zvicerane “Helvetas”, Melchior Lengsfeld.

Lengsfeld duke shpjeguar punën që bënë Helvetas tha se kjo organizatë punon në dy fusha kryesore, duke përfshirë integrimin e zhvillimin ekonomik me fokus në mundësitë për të rinjtë.

“Ne punojmë në dy fusha kryesore. Njëra ka të bëjë me integrimin ekonomik, zhvillimin ekonomik, me fokus në mundësitë për të rinjtë – si të fillojnë jetën profesionale, cilat aftësi duhet të mësojnë, jo vetëm aftësitë teknike por edhe mënyrën si të pozicionohen në tregun e punës. Ky është një dimension i punës sonë. Dimensioni i dytë ka të bëjë me faktin se nuk është vetëm ekonomia ajo që e bën një shoqëri të funksionojë mirë; shoqëria funksionon mirë edhe kur aspekti politik funksionon mirë. Prandaj, e gjithë puna jonë për qeverisjen lokale dhe komunale është një temë që e kemi mbështetur për shumë vite”- tha ai.

Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahjen e Komunave (DEMOS), i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian, Qeveria zvicerane dhe Qeveria suedeze dhe zbatohet nga Helvetas Sëiss Intercooperation Kosovë, mbështet 38 komuna të Republikës së Kosovës në arritjen e qeverisjes lokale më demokratike dhe menaxhimit më të mirë komunal. Projekti DEMOS gjithashtu mbështet Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e politikave, të cilat janë më të favorshme për financim të bazuar në rregulla për komunat.

Drejtori Ekzekutiv i “Helvetas”, Lengsfeld tha se qëllimi i këtij projekti është që të mbështësin komunat në mënyrën si ato i menaxhojnë punët e brendshme.

“Qëllimi është që të punohet me komunat dhe t’i mbështesim ato në mënyrën se si i menaxhojnë punët e brendshme dhe si të krijojnë vlerë të shtuar për qytetarët. Sa i përket pyetjes suaj specifike, si organizatë, Helvetas ka punuar në fushën e qeverisjes lokale në shumë kontekste apo vende të ndryshme. Granti i bazuar në performancë në këtë formë specifike është një inovacion lokal, pra i zbatuar këtu”- tha ai.

Organizata Helvetas ka punuar dhe në tri fusha të tjera përveç zhvillimit komunal – shoqëri civile, zhvillim të bizneseve dhe përparimi i grave në biznes. Lengsfeld thotë se në Kosovë bien ë sy dinamizimi dhe energjia që ekziston për të bërë biznes.

“Kur vjen këtu, ajo që të bie në sy është dinamizmi në vend – energjia që ekziston për të bërë biznes, për të ecur përpara me jetën, pavarësisht sfidave që ekzistojnë në kontekstin e përgjithshëm”- tha ai.

Lengsfeld thotë se gratë dhe të rinjtë sipërmarrës janë një grup shumë i rëndësishëm për ta. Ai thekson se përfshirja e grave në tregun e punës është shumë e ulët.

“Në Kosovë është se përfshirja e grave në tregun e punës është ende shumë e ulët – ndoshta rreth 18 për qind, sigurisht më pak se 20 për qind në krahasim me vendet evropiane. Kjo është shumë, shumë e ulët. Pyetja nuk është vetëm “a është e ulët apo jo”, por a përputhet kjo me ëndrrat e vetë grave të reja, dhe ndoshta edhe të partnerëve të tyre. Duhet krijuar mundësi që, nëse një grua dëshiron të zgjedhë një profesion atëherë cilat opsione reale i ka për ta bërë këtë. Këtu e shohim që nga njëra anë është oferta e trajnimeve, por nga ana tjetër është edhe infrastruktura shoqëruese – nëse je një familje e re, a ke qasje në infrastrukturën që duhet për kujdesin për fëmijët? Apo ju dëshironi të punoni, por është e pamundur sepse nuk ke mundësi ta çosh fëmijën në kopsht apo në një institucion tjetër të kujdesit për fëmijë. Reflektimi mbi këto mekanizma që duhen të jenë në funksion për të mundësuar zgjedhjen, është diçka që për ne është shumë e rëndësishme”- tha ai mes tjerash.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”